Koreja e Veriut në qendër të një demonstrimi të ri force mes Rusisë dhe Perëndimit

Bota

Koreja e Veriut në qendër të një demonstrimi të ri force mes Rusisë dhe Perëndimit

Është një demonstrim i ri force mes Rusisë dhe Perëndimit, SHBA në krye, Vladimir Putin është shfaqur gjatë ditëve të fundit si një nga kundërshtarët më të zjarrtë të sanksioneve të reja kundër ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.

Që nga testi bërthamor koreano-verior me një kapacitet të paprecedentë të dielën e kaluar, SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe Bashkimi Evropian bëjnë thirrje për të rritur presionin ndaj regjimit të Phenianit.

Të hënën, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të dalë me një deklaratë zyrtarë në lidhje me miratimin e një rezolute të prezantuar nga Uashingtoni për parashtrimin e një embargoje të naftës kundër Koresë së Veriut dhe ngrirjes së aseteve të liderit të saj Kim Jong-Un.

Ndërsa Kina, aleati kryesor i Phenianit la të nënkuptohej se mund të miratonte sanksione të reja, Vladimir Poutine vendi i së cilit zotëron të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, këtë javë nuk ka reshtur së kritikuari këtë iniciativë në parim, por pa u prononcuar në mënyrë të hapur në lidhje me tekstin amerikan.