Home / Lajme Shqip

Lajme Shqip

Kejvina vë në SIKLET Parodistët e Vlorës: Çfarë nuk ju punon më si dikur?

Parodistët e Vlorës, Afrimi dhe Agroni janë të ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ku me batutat e historitë që kanë treguar i kanë bërë të gjithë të qeshin, por siç dihet pyetja më pikante vjen nga Kejvina e cila i ka vënë në siklet sot të ftuarit. “Çfarë nuk ju punon më si dikur në shtëpi?”, i pyeti Kejvina Afrimin dhe Agronin të cilët fillimisht u habitën nga pyetja dhe qëndruan pa folur. Pasi u mendua pak, Agroni u përgjigj: “Grirësja e mishit”. “Pajisjet elektronike në fakt janë vjetëruar duhet t’i ndërrojmë”, tha Afrimi.

Read More »

Vajza në televizion, djali në futboll! Alketa Vejsiu zbulon pasionet e fëmijëve

Vajza në televizion, djali në futboll! Alketa Vejsiu zbulon pasionet e fëmijëve

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu merr vëmendje të madhe sa herë shfaqet në televizion, por jeta e saj private nuk është bërë asnjëherë publike. Ajo është e martuar prej vitesh dhe është bërë nënë e dy fëmijëve, Nikolës dhe Lionelit, të cilët kanë pasionet e tyre në jetë. E ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo tregoi se të dy i pëlqejnë kamerat, ndërkohë që vajzës i pëlqen televizioni, ndërsa djalit futbolli. Pjesë nga biseda Alketa Vejsiu: Nikola ka dalë shumë herë në televizior. Del në të gjitha aktivitetet e shkollës dhe për sa kohë është me bashkëmoshatarët e saj, zgjidhet sipas meritokracisë të audicioneve, ka të drejtë të shijojë fëmijërinë pa thënë se është vajza e atij apo asaj. Duhet të krijojë emrin dhe identitetin e saj në jetë. Rudina Dembacaj: Ka dëshirë të jetë pjesë e rrjeteve sociale të tua? Alketa Vejsiu: E pëlqen, është tendencë e gjeneratës. Rudina Dembacaj: Po Lioneli, ka lidhje me Lionel Messin? Alketa Vejsiu: O zot sa shumë e ..

Read More »

Cili nga “Parodistët e Vlorës” ka më shumë lekë? Ja çfarë thonë aktorët

“Parodistët e Vlorës” janë ndër humoristët më të dashur për publikun shqiptar. Afrim Agalliu dhe Agron Hamo ishin të ftuar në “Xing me Ermalin” këtë të shtunë. Në pamundësi për të qenë prezent fizikisht në studio, dy anëtarët e tjerë Mane Lumani dhe Muhamet Lika u bënë pjesë e emisionit përmes një lidhje live me “Skype’. Gjatë emisionit, moderatori Ermal Mamaqi i drejtoi një pyetësor 4 anëtarëve të grupit përmes të cilit zbuloi gjëra që ata nuk i kishin thënë më parë. Ata po ashtu treguan edhe histori të shkurtra për njëri-tjetrin, të cilat u pëlqyen shuam dhe u duartrokitën gjatë nga publiku. Një ndër to ishte dhe se kush ka më shumë lekë. Për ta marrë vesh ndiqni videon më poshtë:

Read More »

Muç Nano sërish “THUMBON” Bora Zemanin: Ajo është një grua që të…

Analisti Mustafa Nano ka thumbuar sërish moderatoren Bora Zemani, pas deklaratave të tij të mëparshme. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, gjatë intervistës “Portret erotik” që po zhvillonte, Muç Nano u pyet se cila është një grua erotike sipas tij. Nano u përgjigj se Bora Zemani për të, është një grua erotike. Kujtojmë se disa kohë më parë, moderatori i “Provokacija”, ka kritikuar veshjet e shkurtra të Bora Zemanit, të cilën e ka krahasuar me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.

Read More »

Thanë se janë zënë, Xhesika Berberi tregon pse iku Adrola Dushi nga shtëpia

Njihen si ndër vajzat më bukuroshe shqiptare, por edhe si mikesha shumë të mira. Mirëpo së fundmi kanë qarkulluar zëra se Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi janë zënë e nuk flasin me njëra-tjetrën. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Xhesika i mohoi këto thashetheme duke u shprehur: “Nuk e di pse gojët e këqija flasin kështu. Unë Adrolën e kam shoqen time të ngushtë. Kemi jetuar bashkë, kemi kaluar periudha shumë të bukura të dyja”. Xhesika tregoi se ajo dhe Adrola nuk jetojnë më bashkë pasi Adrola ka vendosur t’i përkushtohet më shumë djalit të saj, Troit. “Adrola u largua sepse i duhet të kalojë më shumë kohë pranë djalit të saj. Kur jetonim bashkë kalonim shumë mirë sepse e kishim çdo gjë pa presion, kur ndiheshim mirë i bënim punët e shtëpisë. Kanë qenë raste të rralla kur jemi zënë”, tregoi Xhesika.

Read More »

Zbulohet e vërteta, “Zogu më i mirë prej krejtve” nuk është shpikur nga Tuna por nga…

Kuruesi i imazhit, Niko Komani ka punuar me emra të njohur të ekranit shqiptar duke bërë që shumë këngëtare të ndërrojnë stilin e veshjes apo paraqitjes falë tij. Në intervistën për “Why Not” nga Roza Lati, ai foli për periudhën kur hit ishte kënga “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Niko e komentoi si një periudhë shumë të mirë për karrierën e tij duke shtuar se ‘Zogu’ u bë i famshëm falë tij. Pjesë nga biseda Niko Komani: Ajo ka qenë një shkollë për mua. Të kesh një njeri aq kërkues është një ndihmë. Roza Lati: E kujt ishte ideja që ta quanit Zogu Më i Mirë prej Krejtve? Niko Komani: Zogu ka nisur nga një klip para zogut, që ka qenë ‘I asaj.’ Tuna ka bërë një gjest që ia kam sugjeruar dhe ka qenë gjëja më e suksesshme atëherë në 2012. Prej atij gjesti u bë kënga zogu. Ishte duke u punuar por vetëm prej atij gjesti mori vëmendjen e duhur. Mendoj se ajo epokë ka qenë më e mira në ngritjen time. Sado ma ka nxirë, ma ka nxirë duke ngritur punën time.

Read More »

Plasi mes modeleve: Xhesika Beberi injoron Oriola Marashin, ja ç’ndodhi

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është modelja bukuroshe Xhesika Berberi e cila shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për ngjashmërinë me Gigi Hadid, për karrierën në Amerikë por edhe jetën private. Ashtu si të ftuarit e tjerë, edhe Xhesika sot i është përgjigjur pyetjeve nga Facebook-u ku një prej fansave e pyeste se cila është më e bukur Adrola Dushi apo Oriola Marashi. Xhesika nuk e përmendi fare Oriolën duke u përgjigjur direkt: “Ça pyetje, Adrola Dushi”. Kujtojmë që Xhesika dhe Adrola janë mikesha të ngushta dhe që e kanë ruajtur shoqërinë prej vitesh.

Read More »

Shpati e pyeti nëse do lidhet me djalë jo shqiptar, Xhesika e lë me gisht në gojë me përgjigjen

Pak javë më parë bëri bujë në portale një koment i Shpat Kasapit në foton e postuar nga Ermal Mamaqi ku ftonte ndjekësit t’i bënin pyetje Xhesikës. Në mes të komenteve u pikas ai i këngëtari i cili pyeste Xhesikën nëse do lidhet edhe ajo me një djalë jo shqiptar, siç ka vepruar Afërdita Dreshaj. “A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komentonte Shpati. Sot ka ardhur radha e Xhesikës për t’i kthyer përgjigje dhe modelja vërtet do e lërë pa fjalë këngëtarin. “Për mua nuk ka rëndësi fare prejardhja. E rëndësishme është që të kesh një njeri që ta duash dhe të të dojë, që mendja dhe zemra ta aprovojnë. Afërdita ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe së shpejti do martohet ”, u përgjigj Xhesika.

Read More »

Tragjike! Modelja e njohur i jep fund jetës, hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin e vogël (FOTO)

E tmerrshme, mos vallë është kjo arsyeja?! Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe shumë e komentuar, pas historisë së bujshme me yllin e kinematografisë, Robert de Niro, me të cilin u tha se ka kryer marrëdhënie seksuale. Bëhet fjalë për ish-modelen e Playboy, Stephanie Adams dhe djalin e saj 7-vjeçar, Vincent, të cilët gjetën të vdekur pasi u rrëzuan nga kati i 25-të i hotelit Gotham në Manhatan të Nju Jorkut. Policia po heton rrethanat e ngjarjes, por hipoteza e akredituar nga mediat është se gruaja bëri vetëvrasje duke u hedhur së bashku me fëmijën. Në sfond qëndron beteja ligjore me ish-bashkëshortin Charles Nicolai për kujdestarinë e djalit të tyre. Çifti ishte shfaqur të mërkurën në një gjykatë në Manhatan, e cila i kishte mohuar Adams lejen për të marrë fëmijën në Evropë gjatë periudhës së verës, pasi ai mund ta shihte nënën me të dashurin e saj.

Read More »

Armina ka një “thirrje” për Shkëlzenin: Nuk martohem nëse burri nuk bën këtë… (FOTO)

Duka dhe Dukesha e Sussex i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore që u ndoq në të gjithë botën. Edhe blogerja shqiptare Armina Mevlani ka përcjellë me kujdes të gjitha detajet e ceremonisë. Fillimisht ajo shfaqi pakënaqësi për modelin e ç’rregullt të flokëve të Meghan. Mirëpo të gjithë u prekëm nga përlotja e Princit Harry, kur pa Meghan Markle për here të parë të veshur me fustanin e bardhë. Pikërisht këtë moment, Armina e ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram”, duke i dhënë një mesazh partnerit të saj për ditën kur do të kurorëzojnë dashurnë e tyre. “Nëse bashkëshorti im nuk do të përlotet kur të më shohë me fustan të bardhë, siç bëri Princ Harry, unë nuk martohem” – shkruan Armina.

Read More »

Nga përgjues, në përgjërues…

Në këtë moshë burrat dhe gratë tradhtojnë më shumë

I vetmi detaj që bashkon historinë e stisur të çështjes Xhafaj, është se askush nga personazhet e filmit, nuk merr përsipër përgjimin. I pari që u distancua nga përgjimi ishte Lulzim Basha. Sapo Edi Rama deklaroi se ka siguruar një provë shkencore, se gjithçka është e montuar, ai nxorri menjëherë në ekran “Babalen”, për t’u distancuar nga historia dhe për t’ia lënë atij përgjegjësinë. Pas kësaj, Veliu u thirr nga Prokuroria dhe dëshmoi për gjashtë orë rresht. Sipas asaj që ka thënë në shtyp pasi ka dalë nga Prokuroria, ai nuk merr përsipër përgjimin dhe deklaron se nuk e di, se kush e ka bërë. Ndërkohë PD me nxitim tentoi të shpëtojë dhe regjisorët e tjerë të kasetës, deputetët e saj, që do paraqiten në Prokurori, duke nxjerrë në skenë emrin e një militanti të PD, që së fundmi është përfshirë si gazetar në disa emisione televizive dhe shërben në një portal të PD-së. Nxjerrja në skenë e gazetarit u bë si një përpjekje për të manipuluar opinionin, duke theksuar se intervistën e Veliu..

Read More »

Masakra në Teksas rizgjon debatin për kontrollin e armëve

Në këtë moshë burrat dhe gratë tradhtojnë më shumë

Masakra në Teksas shënon rastin e 22-të të vrasjeve me armë në mjedise shkollore në Shtetet e Bashkuara vetëm në këto katër muaj e gjysëm të vitit 2018. Organizata “March for Our Lives” – (Marshojmë për Jetët tona) që u themelua pas masakrës në Parkland të Floridës ku humbën jetën 17 vetë, shumica adoleshentë, po u bën thirrje pasuesve të saj të mos e trajtojnë këtë ngjarje si një tjetër tragjedi, por të punojnë për një zgjidhje. Reagime të forta kanë ardhur edhe nga zyrtarë amerikanë, ndër ta sekretarja e arsimit Betsy DeVos e cila shprehu tronditjen e thellë, duke shtuar se këto incidente nuk mund të lejohen të vazhdojnë. Në median sociale janë përcjellë postimet me fjalët “në lutje e në mendje” për viktimat e tragjedisë në Teksas. Por guvernatori i Teksasit, Greg Abott tha dje në një konferencë për shtyp se lutjet nuk mjaftojnë, duke lënë të kuptohet se do të mbledhë përfaqësues të këtij shteti për të diskutuar një përgjigje ndaj problemit. Aktivistët kundër dhunës me armë po pë..

Read More »

Më pak rrudha? Atëherë shmangni këto gjëra

Në këtë moshë burrat dhe gratë tradhtojnë më shumë

Është vlerësuar se deri në vitin 2019, globalisht njerëzit do të shpenzojnë 150 miliardë dollarë në produkte kundër plakjes. Njerëzit në mbarë botën shpenzojnë me mijëra euro e dollarë në vit, për t’iu nënshtruar operacioneve estetike në mënyrë që ta shmangin plakjen. Por shumica prej tyre, i injorojnë mënyrat e lehta për ta bërë fytyrën të duket më e re. Mjekët thonë se vetë njerëzit i kontribuojnë plakjes së tyre duke zgjedhur një stil jo të mirë të jetës. Këto janë gjërat që ju bëjnë të plakeni më shpejt: Konsumimi i shumtë i sheqerit Alkooli Gjumi i pamjaftueshëm Nëse flini pa e hequr makijazhin Dielli The post Më pak rrudha? Atëherë shmangni këto gjëra appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Drejt marrëveshjes me Greqinë, Zaev tregon emrin e ri

Në këtë moshë burrat dhe gratë tradhtojnë më shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas takimit me krerët shtetëror dhe liderët e partive politike deklaroi se “Republika Ilinditase e Maqedonisë (Republika Ilindenska Makedonija – Republic of Ilinden Macedonia) është emri për kompromis të mundshëm me Greqinë. “Informova se qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë biseduan për opsion dhe zgjedhje që mund të jetë e pranueshme për të dyja anët. Republika Ilindenska Makedonija është emri për kompromis të mundshëm me Greqinë, në anglisht Republic of Ilinden Macedonia, në shqip Republika Ilinditase e Maqedonisë”, deklaroi kryeministri Zaev, pas takimit tre orësh me krerët shtetëror. Kryeministri maqedonas shtoi se Ilinden është e kaluara e lavdishme e vendit dhe Ilinden është e ardhmja e ndritshme e vendit. Ai po ashtu theksoi se me këtë zgjidhje të mundshme vendi e ruan dinjitetin, si dhe dëshmon dhe përforcon identitetin maqedonas. “Ilinden është garanci edhe për Maqedoninë multietnike. Maqedonia Ilinditase ësht..

Read More »