Home / Jeta / Arkivoli I Florencit Drejt Shqipërisë I Mbuluar Me Flamurin Shqiptar (VIDEO)
Arkivoli I Florencit Drejt Shqipërisë I Mbuluar Me Flamurin Shqiptar (VIDEO)

Arkivoli I Florencit Drejt Shqipërisë I Mbuluar Me Flamurin Shqiptar (VIDEO)

Familjarët e Florenc Beqirajt tërheqin trupin e pajetë të 23 vjeçarit nga morgu i spitalit në Marsejë të Francës. Qeveria shqiptare ka deklaruar se ka marrë përsipër shpenzimet e sjelljes së trupit në Shqipëri, pranë familjarëve pr t’i dhënë lamturimën e fundit.Pritet që arkivoli të mbërrijë nesër në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe më pas të dërgohet pranë familjes në Shkodër ku do të mbahet dhe ceremonia e varrimit.Më  14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e Florenc Beqirajt. Trupi i tij u transportua në pavijonin e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, dhe po i kryhet autopsia.  Familjarët kanë dyshime se Florenci është vrarë. Autoritetet shqiptare deklarojnë se prokuroria franceze ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Shiko videon ne video link – Video link

Arkivoli I Florencit Drejt Shqipërisë I Mbuluar Me Flamurin Shqiptar (VIDEO)
Arkivoli I Florencit Drejt Shqipërisë I Mbuluar Me Flamurin Shqiptar (VIDEO)
Loading...

Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje