Home / Lajme / Arrestohet shqiptari i organizatës kriminale, koka e transportit të 60 kg heroinë

Arrestohet shqiptari i organizatës kriminale, koka e transportit të 60 kg heroinë

Arrestohet shqiptari i organizatës kriminale, koka e transportit të 60 kg heroinë
Arrestohet shqiptari i organizatës kriminale, koka e transportit të 60 kg heroinë

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Durrësit.

Arrestimi i përkohshëm Hektor Kosturit, banues në Durrës, është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Durrësit.

Kosturi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e  Parmës në Itali. me një vendim më 25 tetor 2014, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale: Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian. Sipas legjislacionit italian, maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg.

Hektor Kosturi, më 17 Janar 2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, dyshohet se ka qenë organizatori i transportit të rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma/Itali, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje