Home / Lajme / BDI e solli me zor Ali Ahmetin në Kumanovë (FOTO)

BDI e solli me zor Ali Ahmetin në Kumanovë (FOTO)

Sadullah Duraku, nënkryetar i BDI-së dhe Ilir Saiti, shef i shtabit komunal- Kumanovë me forcat e fundit kanë arritur ta sjellin në qytet liderin e partisë, Ali Ahmeti, që humbi më së shumti në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, shkruan gazeta Lajm.

Kjo për arsye të mospërmbushjes së premtimeve që kjo parti dhe lideri Ahmeti i pati premtuar përgjatë 15 viteve. Por, edhe për arsye se dega e Kumanovës është më e përçarë se kurrë. Ish funksionari i lartë i kësaj partie Nazmi Beqiri më shokë e kanë ngri aktivitetin pas revoltës që ka shprehur ky i fundit me listën e kandidatëve për këshilltarë.

Ali Ahmeti nuk e ka mbajtur tubimin në ambient të hapur, por në njërin prej shtabeve partiake në Kumanovë. Ahmeti nga Kumanova theksoi se BDI nuk ka kandidat për kryetar në këtë komunë, por sipas tij, Kumanova është simbolikë shumë e madhe për të gjithë hapësirat shqiptare.

“Unë kam shkuar gjithandej për të konfirmuar mbështetjen e fortë për të gjithë kandidatët për kryetar komune dhe listat për këshillat komunal dhe asessi nuk mund të qëndroja pa ardhur këtu për të konfirmuar përkrahjen e fortë për listën për këshilltarë dhe bartësin e saj për Kumanovën. Ata kanë përgjegjësi morale dhe kombëtare për jetësim dhe materializim të kërkesave të qytetarëve, andaj ne do të qëndrojmë fortë pas tyre, sepse duke qëndruar fortë, ata kanë mundësi dhe hapësirë për të jetësuar programin që kanë.”, theksoi Ali Ahmeti.

Sipas tij,  BDI fitoi në zgjedhjet e kaluara, por nuk ishte e gëzuar sepse humbën tetë mandate.

“Andaj kësaj radhe duhet të punojmë për të mos përçarë votën shqiptare. Sa më të etabluar dhe të organizuar do të jemi më të suksesshëm në planin e brendshëm politik. Të coptur do të jemi të parëndësishëm dhe papërfillshëm.  Këto janë zgjedhjet ku do të pushojnë grahmat e fundit kundër nesh.”, theksoi Ahmeti.


Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje