Panik në qendër të Moskës, taksia përplas 8 tifozë meksikan (VIDEO)

Një taksi ka shkaktuar një katrahurë të vërtetë në Moskën qendrore këtë të shtunë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 8 tifozë meksikan kanë mbetur të lënduar, pasi janë goditur nga taksia.

Sipas shërbimeve të emergjencës, makina doli jashtë kontrollit duke u ngjitur mbi trotuar dhe u përplas me njerëzit pranë Sheshit të Kuq.

Shoferi, i arrestuar nga policia kishte një patentë të Kirgistanit dhe ai sipas Interfax mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Sipas informacioneve paraprake, tetë persona u plagosën”, tha TASS. Një grua në mesin e të plagosurve ndodhet në gjendje serioze, por jo kritike për jetën.

Policia lokale tha në një deklaratë se shoferi humbi kontrollin e makinës. Shoferi u kap pasi fillimisht u arratis dhe u dërgua në departamentin e policisë lokale.

Një hetim është hapur për incidentin, por raportet fillestare citojnë shoferin duke thënë se ai nuk donte të godiste tifozët me qëllim dhe se ishte thjesht një aksident.

Meksika ndeshet me Gjermaninë nesër në ndes..

Continue Reading

Prapaskenat e G7-s, Trump ironi me Abe: Të dërgoj 25 mln meksikanë

Një javë pasi samiti katastrofik i G7-s në Kanada përfundoi, zyrtarët e BE-së kanë zbuluar prapaskena nga Donald Trump, duke dhënë një pasqyrë të stilit bombastik dhe raportit që ai ndau me udhëheqësit e tjerë.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump sipas RT mbërriti me vonesë në takim, u largua herët dhe bëri një shfaqje të forcës së tij gjatë gjithë takimit në Kebek, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare midis Amerikës dhe shteteve të tjera perëndimore. Sipas Ëall Street Journal, që foli me një burim të lartë të BE, Trump ishte i vetëdijshëm për izolimin e tij dhe në një moment – kur më në fund ra dakord për një çështje me kryeministrin japonez Shinzo Abe – kreu i SHBA me shaka tha: “Oh, mirë, atëherë jemi pesë kundër dy tani”.

Por Trump e ndau me bujari mirëpritjen e tij me aleatët dhe rivalët gjatë takimit dy-ditor.

“Shinzo, ti nuk e ke këtë problem, por unë mund të të dërgoj 25 milionë meksikan dhe do të shohësh veten jashtë zyrës shumë shpejt”, i tha Trump kryeministri japonez Abe..

Continue Reading

Trump dorëzohet për Iranin dhe tarifat, telefonon Macron e kërkon negociata

Donald Trump ftoi BE-në të hyjë në negociata për të zvogëluar barrierat doganore gjatë një telefonate me presidentin francez Emmanuel Macron.

Lajmi raportohet nga Shtëpia e Bardhë dhe tërheqja e Trump është krejtësisht e papritur, pasi ai tregoi se është një “kockë e fortë” dhe “kokëmushkë” në Samitin e G7-s, ku i sfidoi hapur të gjithë aleatët e tij.

Mësohet se në këtë telefonatë të orëve të vona, të dy udhëheqësit diskutuan dosjen e Koresë së Veriut, Sirinë dhe Iranin.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se dy liderët diskutuan edhe për “samitin në Singapor mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un”.

Aty theksohet se manjati “ripohoi qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të arritur denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Koresë së Veriut”.

Trump dhe Macron u konsultuan edhe për zbatimin e një “zgjidhje politike në Siri përmes procesit (OKB-së, ed) në Gjenevë”. Presidenti amerikan theksoi gjithashtu “objektivin e tij për..

Continue Reading

Papa flet “shkoqur”: Familja është një, e formuar nga burri dhe gruaja!

“Familja është vetëm një, e formuar nga një burrë dhe një grua”. Kështu tha Papa Françesku kur foli në Forumin Familjar të mbajtur sot në Romë.

“Sot është e dhimbshme të themi – tha Ati i Shenjtë – se po flasim për familje të larmishme, të llojeve të ndryshme të familjes”.

Po, është e vërtetë se familja e fjalës është analoge dhe ka familje të yjeve, ajo e drunjve, ajo e kafshëve por familja, imazhi i Zotit, burri dhe gruaja, është një”, theksoi ai në atë që duket një mesazh i drejtpërdrejtë për komunitetin LGBTI, kundër së cilit është Vatikani.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Continue Reading

Italia mbyll sërish portet, Salvini: Emigrantët të mos e tentojnë hyrjen!

Ishte ai që dha urdhrin për të lënë në det të hapur anijen Aquarius me 629 emigrantë në bord.

Dhe Matteo Salvini, ministri i Brendshëm antiemigrant në Itali i qëndron sërish stoik idesë sës tij se portet e vendit do të qëndrojnë të mbyllur për çdo anije me refugjatë nga Lindja që tenton të ankorohet aty.

Lideri i “Lega Nord” ka dhënë sot një mesazh të ashpër për çdo anije humanitare që e çon nëpër mend të zbarkojë emigrantë në Itali.

“Teksa anija Aquarius shkon drejt Spanjës, dy anije të tjera organizatash joqeveritare me flamuj holandezë kanë mbërritur afër brigjeve libiane. Ne e dimë se Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit të paligjshëm dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë porte të tjera, ku të shkojnë”, shkroi Salvini në rrjetet sociale.

Anija e OJQ-së gjermane Lifeline ndërhyri natën për të shpëtuar 118 vetë në bordin e një varke në vështirësi jashtë bregut libian.

“Tani do t’i telefonojmë autoritetet italiane për të sqaruar se ku do t’i zbarkojmë”, th..

Continue Reading

Panik në qendër të Moskës, taksia përplas 8 tifozë meksikan (FOTO)

Një taksi ka shkaktuar një katrahurë të vërtetë në Moskën qendrore këtë të shtunë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 8 tifozë meksikan kanë mbetur të lënduar, pasi janë goditur nga taksia.

Sipas shërbimeve të emergjencës, makina doli jashtë kontrollit duke u ngjitur mbi trotuar dhe u përplas me njerëzit pranë Sheshit të Kuq.

Shoferi, i arrestuar nga policia kishte një patentë të Kirgistanit dhe ai sipas Interfax mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Sipas informacioneve paraprake, tetë persona u plagosën”, tha TASS. Një grua në mesin e të plagosurve ndodhet në gjendje serioze, por jo kritike për jetën.

Policia lokale tha në një deklaratë se shoferi humbi kontrollin e makinës. Shoferi u kap pasi fillimisht u arratis dhe u dërgua në departamentin e policisë lokale.

Një hetim është hapur për incidentin, por raportet fillestare citojnë shoferin duke thënë se ai nuk donte të godiste tifozët me qëllim dhe se ishte thjesht një aksident.

Meksika ndeshet me Gjermaninë nesër në ndes..

Continue Reading

Emigrantët e anijes Aquaris, Franca pranon të strehojë disa prej tyre

Spanja thotë se ka pranuar një ofertë nga Franca për të marrë disa prej 630 emigrantëve të shpëtuar nga anija Aquarius, e nisur nga Libia por e lënë në det për më shumë se 24 orë nga Italia, e cila mbylli portet duke mos lejuar ankorimin.

Zv/kryeministri spanjoll Carmen Calvo tha se qeveria franceze do të punojë së bashku me Spanjën për të trajtuar ardhjen e emigrantëve. Ata janë planifikuar të zbarkojnë në Valencia të dielën.

Madridi zyrtar tha se ata emigrantë që shprehën dëshirën për të shkuar në Francë, do të lejohen ta bëjnë këtë. Ndërkohë, roja bregdetare spanjolle tha se kishte shpëtuar 933 emigrantë dhe ka gjetur katër trupa në Mesdhe të premten dhe të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka miratuar një qëndrim miqësor ndaj emigrantëve që nga marrja e postit të tij dy javë më parë. Emigrantët në bordin e Aquarius kaluan 20 orë në gomone të mbipopulluara përpara se të shpëtoheshin jashtë bregut libian.

Ata kanë kaluar një javë në..

Continue Reading

Lufta tregtare, mediat kineze tallin Trump: Budallai ndërton mure!

Lufta tregtare që Donald Trump ka imponuar me tarifat e vendosura ndaj aleatëve por edhe Kinës, nuk i ka pëlqyer aspak fuqisë së dytë më të madhe në botë.

Mediat kineze e kanë tallur hapur Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, lidhur me planet për të imponuar 25% tarifa mbi 50 miliardë dollarë mallra kineze.

“Njerëzit e mençur ndërtojnë ura, por budallenjtë ndërtojnë mure”, shkruan Xinhua, duke ironizuar vendimin e Trump.

“Pas rrugës së zgjerimit dhe hapjes është reagimi më i mirë i Kinës ndaj mosmarrëveshjes tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe është gjithashtu përgjegjësia që vendet e mëdha duhet të kenë në botë”, tha kjo media shtetërore.

Përdoruesit e mediave sociale ishin të shpejtë për të bërë komente, më shumë duke iu referuar Murit të Madh të Kinës. Gazeta e djathtë e Partisë Komuniste në Ditën e Popullit dënoi atë që e përshkroi si “obsesioni i administratës amerikane duke luajtur rolin e turpshëm të shkatërruesit ekonomik global”.

Ndërkohë, Global Times tha s..

Continue Reading

Armëpushimi, përqafohen talebanët dhe forcat e sigurisë afgane

Skena që do të dukej e pamundur t’i shihnim disa ditë më parë janë regjistruar në Afganistan, aty ku anëtarët e talebanëve janë përqafuar me forcat afgane të sigurisë në mes të një armëpushimi tre-ditor të thirrur për Bajram.

Militantët gjithashtu u takuan me ministrin e brendshëm Wais Barmak në kryeqytetin Kabul.

Presidenti Ashraf Ghani ka zgjeruar armëpushimin e qeverisë dhe i bëri thirrje talebanëve të bëjnë të njëjtën gjë. Megjithatë, 20 vetë vdiqën në një sulm vetëvrasës në një tubim të zyrtarëve të talebanëve dhe qeverisë në Nangarhar.

Anëtarët talibanë dhe banorët lokalë ishin midis viktimave të sulmit, të kryer nga një kamikaz vetëvrasës, raporton BBC. Presidenti Gani dëshiron që armëpushimi të çojë në një paqe më të gjatë dhe ka bërë thirrje për talebanët që të negociojnë.

Më parë këtë muaj talebanët mohuan se ishin në bisedime sekrete me qeverinë afgane. Ghani ka konfirmuar gjithashtu vdekjen e komandantit të talebanëve pakistanezë, Maulana Fazlullah, në një sulm amerikan..

Continue Reading

Botërori, DASH këshillon qytetarët e saj: Kujdes nga sulmet terroriste

Departamenti amerikan i Shtetit ka këshilluar qytetarët e saj që të tregojnë kujdes në udhëtimet e tyre në Rusi. DASH thekson se ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Kupa e Botës, janë më të rrezikuara që të jenë pre e sulmeve terroriste.

“Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë ngjarjet e ndryshme si stacionet dhe pikat turistike, lokacionet e transporteve dhe vendeve të tjera publike”, thuhet në njoftim.

Shteti Islamik ka kërcënuar për pengim të zhvillimit të kampionatit, që nga viti i kaluar.

Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshëm dhe kanë stacionuar mijëra persona staf sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që janë mikpritëse të kampionatit. Ata po ashtu theksuan se kanë në dispozicion edhe sigurinë ajrore.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Continue Reading

Administrata Trump ndan 2 mijë fëmijë emigrantësh nga familjet në 6 javë

Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit, në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës.

Kjo ka ardhur pas një urdhri të administratës Trump, për të ndaluar të gjithë ata që kalojnë, apo kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke bërë që të humbin kujdestarinë nga fëmijët e tyre.

Kjo çështje po shkakton një ‘stuhi politike’ në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions përmendi edhe Biblën javën e kaluar, për të mbrojtur qasjen “Zero tolerancë’.

Kjo do të thotë se të gjithë ata emigrantë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, tashmë ndiqen penalisht, ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm, që parashikonte vetëm një gjobë për ata që futeshin ilegalisht për herë të parë.

Pra, të gjithë të rriturit që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohen dhe dërgohen në paraburgim, ndërsa fëmijët e tyre klasifikohen si të mitur të pashoqëruar.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Continue Reading

Gjermani, Bundestagu aprovon ligjin për bashkim familjar

Me shumicë prej 370 votash deputetët e Bundestagut votuan për ligjet e reja për bashkimin familjar. Me ligjin e ri merren tani të gjithë, sepse në diskutim është zbatimi i tij.

Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Për gjithë Gjermaninë do të lejohen në të ardhmen të vijnë 1000 familjarë çdo muaj. Këtë vendim ka marrë parlamenti gjerman, Bundestag. Deputetët aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 vota kundër. Tre vota ishin abstenime.

Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa rasteve që janë raste të vështira. Duke patur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil subsidiar, të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin f..

Continue Reading

Zjarr në shkollën e artit në Glasgow, u dogj edhe 4 vite më parë

Shkolla e artit në Glasgow, e njohur botërisht, është përshirë nga flakët katër vite pas shkatërrimit të një pjese të ndërtesës nga zjarri.

Raportohet se zjarri nisi rreth orës 23.20 të së premtes dhe më shumë se 120 zjarrfikës po luftojnë me flakët për të shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit janë prekur edhe ndërtesat aty pranë, përfshirë një lokal nate dhe vendi i muzikës O2 ABC, i cili ka dëme të mëdha materiale.

“Asnjë viktimë nuk është raportuar. Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pritet të jenë ‘të zgjatura”, raportojnë shërbimet zjarrfikëse.

1 of 3

pic.twitter.com/8A4tpMW9SA

— blair (@bl4irrr) June 16, 2018

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Continue Reading

Trump: Obama është fajtor që Rusia ka aneksuar Krimenë

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar paraardhësin e tij Barack Obama për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u tha gazetarëve se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë të pushtojë Krimenë.

“Putin nuk ka respektuar presidentin Obama… presidenti Obama ka humbur Krimenë, vetëm ta dini”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër pritet që Trump gjatë verës të zhvillojë një takim me presidentin Vladimir Putin. Lideri rus ka thënë se ai do të kishte dëshirë të takonte Shefin e Shtëpisë së Bardhë, kurdo që Shtetet e Bashkuara të jenë të gatshme për të mbajtur samitin.

Prej kohësh Trump kërkon të rregullojë marrëdhëniet me Moskën, ndonëse administrata e tij ka vazhduar politikën e Obamas për të shënjestruar Rusinë me sanksione.

Demokratë dhe disa republikanë në Kongresin amerikan i kanë bërë thirrje Trumpit të vazhdojë presionin ndaj Rusisë.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Continue Reading