Vitamina D ul rrezikun e kancerit të zorrës me 31% – ja ku gjendet

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës, ka zbuluar një studim i ri ndërkombëtar. Vitamina, e cila merret më së shumti nga rrezet e diellit, është zbuluar se forcon rezistencës ndaj tumoreve të stomakut duke bllokuar rrugën kryesore ku kalojnë qelizat kancerogjene – ku është më protektive tek gratë.

Studimi, i kryesuar nga Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan e Universitetit të Harvardit, vërteton një teori për të cilën është dyshuar prej kohësh, por deri tani nuk ishte vërtetuar.

Studimi sugjeron gjithashtu se doza e vitaminës D duhet të jetë më e lartë se sasia e rekomanduar aktualisht nga ekspertët.

Duke qenë se vitamina gjendet shumë pak tek ushqimet natyrale, ekspertët bëjnë thirrje që të vëzhgohen suplementet që nuk janë testuar siç duhet.

Ku mund ta gjeni?

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit, vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat ..

Continue Reading

Gërhitja, ndërlikimet shëndetësore dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Gërhitja e përhershme mund të bëhet më tepër se një bezdisje. Përveç pengimit të gjumit të partnerit/partneres, nëse gërhitja shkaktohet nga apnea obstruktive e gjumit, ju mund të rrezikoheni nga ndërlikime të tjera, ku përfshihet:

Gjendje përgjumje
Frustim i shpeshtë ose zemërim
Vështirësi në përqendrim
Rrezik më të lartë nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës.
Probleme në sjellje, siç është sulmi ose problemet në nxënie tek fëmijët me apnea obstruktiv të gjumit.
Një rritje e rrezikut të aksidenteve të automjeteve për shkak të mungesës së gjumit.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Paraqituni tek mjeku nëse keni këto simptoma:

Zhurmë gjatë fjetjes
Gjendje të përgjumur gjatë ditës
Vështirësi në përqendrim
Dhimbje koke në mëngjes
Dhimbje të fytit
Gjumë jo të qetë
Gulçime ose marrje fryme gjatë natës
Tension i lartë i gjakut
Dhimbje të kraharorit gjatë natës
Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj
Zgjoheni gjatë natës sepse ësh..

Continue Reading

Hilti- për një jetë seksuale më të mirë

Shëndeti seksual mashkullor është shumë i predispozuar të marrë infeksione të ndryshme, nga kequshqyerja jo e mirë dhe nga preparatet e shumta që marrim. Shkak tjetër janë edhe sëmundjet e ndryshme të cilat kanë ndikimin e tyre në organin seksual mashkullor. Tani, me preparatin e ri bimor ju vijmë në ndihmë meshkujve me preparatin Hilt i cili jep fuqi dhe shton qarkullimin e gjakut në organin seksual, gjë që bën të mundur një jetë seksuale më të mirë dhe më të lehtë, për info kontaktoni në inbox.

1-kuti , 2-Kapsula, Cmimi 12 Euro. Cel 069 20 69 981
Transporti falas kudo që jeni, në Shqipëri dhe Kosovë

Continue Reading

Sekretet e borzilokut për shëndetin

Blerina Bombaj, dietologe

Kjo erz verore, me nje shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë, duket se ka vlera ashtu sikurse populli ka besuar kahera. Borziloku është i pasur në flavanoide – substanca bimore të cilat kanë potencial të lartë antioksidues dhe antiinflamator. Në sajë të kësaj force, arrihet të shihet efekti mbrojtës ndaj dëmtimeve të kromozomeve nga rrezatimi dhe nga oksigjeni reaktiv. Një studim rishikues*, i publikuar në revistën Nutrition and Cancer në 2013, investigoi efektet e mundshme të borzilokut në trajtimin e kancerit. Ai rezultoi se borziloku, në sajë të përmbajtjes në përbërës bioaktiv si eugenol-i, acidi rosmarinik, apigenin-a, myretenal-i, luteolin-a, β-sitosterol-i, dhe acidi karnosik, mund të luajë rol mbrojtës kundër kancerit të lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive, sipas të dhënave në eksperimente laboratorike.
Kjo duket se arrihet në sajë të veprimtarisë antioksiduese, e cila provokon vdekjen e qelizës dhe ndryshon shprehjen në nivel genesh.

Efekt..

Continue Reading

A mund të kronicizohet myku?

Vuaj prej vitesh nga një myk në gishtat e këmbës. E mjekoj dhe pas disa kohësh shfaqet përsëri, një herë në thembër e një herë në gishta. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Qendrën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Atëherë, ky pacient ose nuk mjekohet si duhet ose nuk mjekohet deri në fund. Kjo sepse myku nuk është ndonjë sëmundje e vështirë për tu trajtuar dhe nuk ka tendencë të kronicizohet.

Kam përshtypjen se pacienti nuk është i kujdesshëm. Ndoshta përdor dhe këpucë sintetike apo çorape najloni. Do i sugjeroja që pas dushit t’i thajë mirë këmbët apo në darkë kur i lan. Kur e merr mjekimin ta çojë deri në fund. Nëse i bën të gjitha këto dhe përsëri i përsëritet, ndoshta do të ketë nevojë edhe për pak antimykotik nga goja, krahas lyerjes lokale dy herë në ditë.

Continue Reading

Kontrabandë me ilaçet, arrestohen farmacistët

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe njëri është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë sekuestruar një sasi prej 520 ilaçesh dhe produkte farmaceutike kontrabandë.

Në sajë të operacionit të koduar “Medikamenti” janë arrestuar Julian Ll., 40 vjeç, me detyrë administrator farmacie, dhe E. P., 29 vjeçe, me detyrë punonjëse farmacie.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e A. P., 66 vjeçe, me detyrë drejtuese teknike e farmacisë.

Këta persona në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Continue Reading

Mendësitë patriarkale shtojnë abortet selektive

**Ky artikull botohet në kuadër të projektit “Forcimi i demokracisë në kujdesin shëndetësor duke respektuar të drejtat e njeriut”, realizuar nga Shoqata Together for Life dhe mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Ilma Lamçe

Përhapja e gjerë e teknologjive moderne për përcaktimin e seksit para lindjes, e kombinuar me përdorimin e abortit si një mjet për planifikimin familjar, ka udhëhequr në 40 vitet e fundit një praktikë që – edhe pse kryesisht e vendosur në zonën aziatike – duket të jetë e destinuar për t’u përhapur në nivel global: abortin selektiv.

Përhapja e diagnozës prenatale për të përcaktuar seksin e fetusit, e lidhur me abortin ku seksi nuk rezulton të jetë ai i dëshiruar nga prindërit, është duke çuar në një përdorim selektiv të teknologjisë mjekësore që, përveçse ngre shqetësime të çështjeve etike dhe epistemologjike, ka efekte të rënda kulturore dhe socio-demografike

Shqetësimet lidhur me abortin selektiv gjinor vazhdojnë ende: Në vitin 1991, fitues..

Continue Reading

Mendësitë patriarkale shtojnë abortet selektive

**Ky artikull botohet në kuadër të projektit “Forcimi i demokracisë në kujdesin shëndetësor duke respektuar të drejtat e njeriut”, realizuar nga Shoqata Together for Life dhe mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Ilma Lamçe

Përhapja e gjerë e teknologjive moderne për përcaktimin e seksit para lindjes, e kombinuar me përdorimin e abortit si një mjet për planifikimin familjar, ka udhëhequr në 40 vitet e fundit një praktikë që – edhe pse kryesisht e vendosur në zonën aziatike – duket të jetë e destinuar për t’u përhapur në nivel global: abortin selektiv.

Përhapja e diagnozës prenatale për të përcaktuar seksin e fetusit, e lidhur me abortin ku seksi nuk rezulton të jetë ai i dëshiruar nga prindërit, është duke çuar në një përdorim selektiv të teknologjisë mjekësore që, përveçse ngre shqetësime të çështjeve etike dhe epistemologjike, ka efekte të rënda kulturore dhe socio-demografike

Shqetësimet lidhur me abortin selektiv gjinor vazhdojnë ende: Në vitin 1991, fitues..

Continue Reading

Besimtarët apo ateistët jetojnë më gjatë? Shkencëtarët kanë një përgjigje

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes jetëgjatësisë dhe besimit fetar. Personat që shkojnë në Kishë apo Xhami duket se jetojnë rreth 4 vite me shumë se ateistët, të paktën sipas një analize që iu është bërë 1000 lajmërimeve për vdekje të shpërndara në të gjithë Amerikën.

Shkencëtarët thonë se kjo lidhje ekziston për disa arsye: E para sepse besimtarët zakonisht angazhohen në aktivitete sociale gjatë gjithë jetës së tyre – një faktor ky që lidhjet me jetëgjatësinë. Përveç socializmit, elemente të tjera të besimit fetar, si konsumimi i ulët i alkoolit, mund të kontribuojnë.

“Ka akoma më shumë përfitime të besimit fetar, të cilat nuk mund të shpjegohen”, thotë autorja kryesore e studimit, Laura Wallace, e cila vazhdon studimet për doktoraturë tek Universiteti Shtetëror i Ohajos.

Ndërsa dr. Baldwin Way, profesor i asociuar i psikologjisë tek Universiteti Shtetëror i Ohajos dhe bashkautor i këtij studimit tregon se edhe pse këto gjetje mund të duken si gjepura për ateistët, ka një lid..

Continue Reading

14 qershori, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Çdo pak sekonda, dikush, diku, ka nevojë për gjak. Ji aty, dhuro gjak, shpëto jetë!

Çdo vit, më 14 qershor, shtetet në të gjithë botën festojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Ky event shërben për të falënderuar vullnetarët, dhuruesit e gjakut të cilët nuk janë paguar për këtë dhuratë jetëshpëtuese, dhe për të rritur ndërgjegjësimin për dhurime të rregullta të gjakut, për të siguruar cilësi, siguri dhe gjendje të gjakut dhe produkteve të tij për pacientët në nevojë.

Transfuzioni i gjakut ndihmon në shpëtimin e miliona jetëve çdo vit. Mund të ndihmojë pacientët që vuajnë nga gjendje të rënda shëndetësore për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Ndihmon nënat shtatzëna dhe fëmijët, si dhe gjatë aksidenteve dhe fatkeqësive natyrale.

Shërbimi i gjakut, që iu jep mundësi pacientëve të marrin gjak dhe produkte të tij kur ata kanë nevojë dhe në cilësi të mirë, është komponenti kyç për një sistem shëndetësor efektiv. Furnizimi i mjaftueshëm mund të sigurohet vetëm nëpërmjet dhurimeve të rr..

Continue Reading

1 dekadë dhurues gjaku, qytetari tregon rrugëtimin vullnetar

Emanuel Smaka

Adriatik Kapaj është ndër qytetarët që çdo vit kujtohet për 14 Qershorin, Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut. Ky është i dhjeti vit që ai dhuron gjak. Kapaj tregon se para një dekade, me lindjen e të birit, kuptoi rëndësinë e këtij vullnetarizmi.

“Ç’është e vërteta para 10 vitesh nuk e njihja dhurimin e gjakut, por ne si familje kishim nevojë, sepse më lindi djali. Mjekët kërkonin gjak për bashkëshorten dhe pikërisht nga kjo ndodhi unë kuptova rëndësinë e vërtetë të dhurimit të gjakut. Që nga ajo ditë u bënë 10 vite që dhuroj në ditën ndërkombëtare më 14 qershor. Kur ka nevoja dhuroj gjak edhe 2 herë në vit. Mendoj se të gjithë ata që janë përballur me nevojën për gjak e njohin rëndësinë e dhurimit”, thotë Kapaj.

Është një gjest i vogël, thotë ai, ku secili mund të kontribuojë për shëndetin publik.

“Gjatë verës është edhe nevoja më e madhe për gjak. Tani janë të gjithë me makina dhe aksidentet janë rritur, rrjedhimisht nevoja për gjak është më e madhe. Dhurimi I gj..

Continue Reading

1 dekadë dhurues gjaku, qytetari tregon rrugëtimin vullnetar

Emanuel Smaka

Adriatik Kapaj është ndër qytetarët që çdo vit kujtohet për 14 Qershorin, Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut. Ky është i dhjeti vit që ai dhuron gjak. Kapaj tregon se para një dekade, me lindjen e të birit, kuptoi rëndësinë e këtij vullnetarizmi.

“Ç’është e vërteta para 10 vitesh nuk e njihja dhurimin e gjakut, por ne si familje kishim nevojë, sepse më lindi djali. Mjekët kërkonin gjak për bashkëshorten dhe pikërisht nga kjo ndodhi unë kuptova rëndësinë e vërtetë të dhurimit të gjakut. Që nga ajo ditë u bënë 10 vite që dhuroj në ditën ndërkombëtare më 14 qershor. Kur ka nevoja dhuroj gjak edhe 2 herë në vit. Mendoj se të gjithë ata që janë përballur me nevojën për gjak e njohin rëndësinë e dhurimit”, thotë Kapaj.

Është një gjest i vogël, thotë ai, ku secili mund të kontribuojë për shëndetin publik.

“Gjatë verës është edhe nevoja më e madhe për gjak. Tani janë të gjithë me makina dhe aksidentet janë rritur, rrjedhimisht nevoja për gjak është më e madhe. Dhurimi I gj..

Continue Reading

Sëmundjet e zemrës- nga stresi deri tek diabeti, ja cilët faktorë po ju rrezikojnë

Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe në QSUT

Sëmundje kardiovaskulare quhen sëmundjet që prekin zemrën dhe enët e gjakut. Diagnoza që zë peshën kryesore përsa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë është sëmundja artereosklerotike. Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare; enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup.
Sëmundje të tjera që bëjnë pjesë në këtë grup janë:
1- Sëmundjet që prekin muskulin e zemrës dhe që çojnë në dobësim të forcës së tij, pra në insufiçencën kardiake apo thënë ndryshe pamjaftueshmëri e zemrës.
2- Sëmundjet valvulare janë patologjitë që prekin valvulat e zemrës. Këto sëmundje mund të jenë të lindura ose të fituara. Sëmundje të fituara kanë si shkak kryesor sëmundjen reumatizmale që mund të ketë kaluar një njeri në fëmijëri apo adoleshencë dhe që manifestohet në moshë të rritur me sëmundje valvulare të zemrës.
3- Sëmundjet e zemrës që manifestohen me aritmi. Aritmia mund të je..

Continue Reading

Britania kërkon mjekë. Lehtësohen procedurat për infermierët

Duket se kriza në specialiste në sektorë si shëndetësia, inxhinieria dhe teknologjia e informacionit e kanë detyruar qeverinë e kryeministres britanike Theresa May të lehtësojë dhe vizat dhe kontratat e punësimit për këto profesione nga specialist nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga Zvicra.

Ministria e Brendshme edhe jo e Emigracionit Home Office, do të njoftojnë të premten se mjekët dhe infermierët dhe profesionet e mësipërme, do të përjashtohen nga kuotat e paracaktuara edhe kur ato arrijnë maksimumin në shifrën e afro 21 mijë vetëve.

Britania ka nevoje të madhe për mjek, sidomos për pediatër, kardiologë dhe neurologë, si dhe infermier. Po ashtu nevoja të mëdha dhe vende të lira pune ka për specialist të teknologjisë së informacionit, inxhinierë dhe mësues. Shërbimi shëndetësor britanik ka 35 mijë vende të lira pune për infermiere dhe afro 10 mijë për mjeke.

Opozita laburiste e mirëpret vendimin e qeverisë, ndërkohë që drejtuesit e shërbimit shëndetësor, N..

Continue Reading