Projektligji për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nuk ka implikime buxhetore

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe financa, e paraparë që të mbahet sot prej orës 14:00, për shkak të mbajtjes së seancës plenare dhe pikave të komisionit për arsyetim gjatë seancës, është mbajtur në orën 10:50.Me këtë rast, Komisioni gjatë kësaj mbledhjeje, të cilën e kryesoi kryetari i Komisioni Naser Osmani, shqyrtoi Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamentet e Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Projektligjin nr.05/L-130 për Shërbime dhe amendament e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive dhe amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Komisioni pas shqyrtimit të Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, vlerësoi..

Continue Reading

Ngritën çmimet e konsumit në Kosovë

Çmimet e konsumit në Kosovë që nga viti 2008 janë gjithnjë në rritje. Më së vështiri këtë rritje të çmimeve po e përballojnë qytetarët.

Kimete Ferati thotë se çmimet e larta janë problem për çdo familje në Kosovë, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta që kanë.

“Ka gjana që në Perëndim janë më lirë se këtu. Nuk mundem me ia u plotësu fëmijëve ose të tjerëve ushqimet që nevojiten”, tha ajo.

Rritjen e çmimeve të konsumit e konfirmon edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Çmimet mesatare të vitit 2016, krahasuar me çmimet mesatare të vitit 2015 kishin një rritje prej 0,3 për qind”, tha Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për televizionin publik.

Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” dyshon se janë rritur çmimet edhe më shumë sesa që thotë ASK-ja. Megjithatë, shton se edhe më këto të dhëna nuk e di se si ia dalin familjet të mbijetojnë.

“Nuk e di si ia del një familje pensionistësh, një familje që ka dëshmorë ose veteranë”, ka thënë ai.

Continue Reading

Viti rekord i importimit të mallrave nga Serbia

Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është në rritje dhe kryesisht dominohen në shkëmbime tregtare, atë të eksportit dhe importit të mallrave, por ky shkëmbim është në nivel shumë më të ulët në krahasim me shtetet të tjera të rajonit. Kurse përkundër thirrjeve për reciprocitet e bojkot të mallrave që vijnë nga Serbia, vitin e kaluar është shënuar rekord në importimin e mallrave nga ky vend fqinj.

Edhe përkundër takimeve të qeverive, ka ende barriera për bizneset Kosovë-Shqipëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e eksporteve të mallrave të Kosovës në Shqipëri për tre vitet e fundit ka qenë rreth 30 milionë euro. Ndërsa, imesatarja e importit i mallrave nga Shqipëria në tri vitet e fundit, sillet rreth 120 milionë euro në vit.

Shqipërinë e kemi vendin ku dërgojmë më së shumti produkte, por Serbia përveç që dominon në tregun tonë, ajo edhe e pengon Kosovën në realizimin e marrëveshjeve ekonomike që ka arrit Kosova me Shqipërinë.

Ndërsa, importi i mallrave nga Serbia ësh..

Continue Reading

Vizat pengesa kryesore për zhvillimin e bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka vlerësuar sot se është e pabesueshme por e vërtetë se sot në shekullin e XXI problemi I vizave ngarkon tej mase zhvillimin dhe eksportin e bizneseve vendor në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Gjatë takimit me delegacionin e Shoqatës së Bizneseve “ Esnaf “ nga Prizreni kryesuar nga Daver Kazazi kryetari Gërxheliu u njoftua me problemet me të cilat ballafaqohen bizneset nga ky qytet dhe regjioni dhe theksoi nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe përmbylljen e procesit te liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kreu i Odës theksoi edhe me ketë rast se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit mund të ketë suksesin e plotë dhe të jep rezultate konkrete vetëm me liberalizimin e vizave për qytetarët dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit të Kosovës.

“Për mua është e pakuptimtë, që sot, në shekullin e XXI, bizneset dhe qytetarët e Kosovës ballafaqohen me prob..

Continue Reading

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot fazën e aplikimit për pagesa direkte (subvencione), për disa kultura dhe veprimtari bujqësore.

Për Programin për Pagesa Direkte 2017, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 27 mars 2017.

Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, për thekër, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim do të ketë edhe për akuakulturën, therjet e raportuara te gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.

Për më shumë informata, lidhur me procedur..

Continue Reading

Max Travel – Vikend ne Stamboll – Super Oferta

Një ndër qytetet më të vjetra në botë e ndërtuar në mes të dy kontinenteve ku ju mund të shihni një qytet modern perëndimor kombinuar me një qytet tradicional lindor që padyshim ia vlen të vizitohet

Vikend Ne Stamboll

❥ 2 Nete – 3 Dite ne Stamboll
✦ Çmimi: 199€ / per person
✦ Hotel GREEN PARK TAKSIM 4 ★★★★

⋙ Të Përfshira:
✔ Bileta e Avionit : Prishtinë – Istanbull- Prishtinë
✔ Transferi : Aeroport – Hotel – Aeroport
✔ Akomodimi: 2 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit BB
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Fluturim realizohet me Pegasus
✔ Të gjitha taksat

Sot, Stambolli është një qytet dinamik me një popullsi rreth 17 milionë banorë, është qendër politike dhe komerciale e Ballkanit dhe e Lindjes së Mesme, tërheqës si për biznesmenët, ashtu edhe për turistët!

Vendodhja strategjike e Stambollit, mes Europës dhe Azisë, e ka bërë të jetë një nga qytetet më të rëndësishëm të historisë. Lista e atraksioneve është shumë e gjatë, prandaj po veçojmë disa për ta bërë më të menaxhueshëm itinerar..

Continue Reading

Bizneset njoftohen rreth konceptit të Operatorëve të Autorizuar Ekonomik

Statusi i Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, i cili që është njëri ndër konceptet kryesore të elementeve të kornizës së standardeve të Organizatës Botërore të Doganave për sigurimin dhe lehtësimin e tregtisë globale dhe rregullimin e raporteve Doganë-Biznes do t’u sjellë përfitime të shumta bizneseve të cilat do të marrin një status të tillë.

Kjo u tha sot nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, Blerim Krasniqi dhe Jashar Goga, gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, të cilët shpalosën edhe kriteret e nevojshme për sigurimin e një statusi të tillë, por edhe përfitimet për bizneset të cilat do të marrin statusin e Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë.

Në anën tjetër, Selim Thaçi, ekonomist në Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha se ky institucion mbështet zhvillimin e konceptit të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe i ka ofruar mbështetje teknike Doganës për finalizimin e kësaj iniciative.

Gjatë tryezës u tha që përfitimet nga një status i tillë biznesev..

Continue Reading

Bujqësia me kontribut të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), organizoi një tryezë diskutimi me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në fokus të të cilit ishin zhvillimet më të reja në sektorin bujqësor, sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë anëtare të Odës Amerikane dhe vazhdimi i përkrahjes së Ministrisë përkatëse të nevojshme për të zhvilluar sa më shumë këtë sektor.

Ministri Krasniqi foli rreth rëndësisë së sektorit bujqësor për ekonominë e vendit, zhvillimi i së cilit ka efekte në punësim, produktivitet dhe rritjen e përgjithshme ekonomike, duke theksuar rolin që bujqësia ka në punësim, duke qenë që rreth 25% e gjithë vendeve të punës në Kosovë burojnë nga bujqësia. Gjatë tryezës, Ministri Krasniqi përmendi edhe dhënien e subvencioneve e granteve, kërkesat për të cilat po rriten nga viti në vit, gjë e cila tregon se ka më shumë zhvillim në sektorët dhe nënsektor të bujqësisë.

Po ashtu Ministri Krasniqi ka përmendur disa zhvillime të rëndësishme që ndihmojnë fu..

Continue Reading

Gërxhaliu: Sektori privat është vënë në binarë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaoiu ka vlerësuar se kompanitë si “Relux” janë dëshmi më e forte se sektori privat është vënë në binarë dhe se nuk ka kthim mbrapa.

Këtë deklaratë kreu i asociacionit më të madh të komunitetit të biznesit në Kosovë e tha me rastin e fillimit të eksportit të ngjyrave për Gkermani nga kompania “Relux”.

Ai vlerësoi se kjo është shenj e mirë, sepse bizneset vendëse po i plotësojnë standardet ndërkombëtare të cilësisë së mallrave për t’i eksportuar në vendet e BE-së.

“Sot është një ditë e një rëndësie të veçantë. Një ditë që promovohet fuqia e sektorit privat, promovohet standardi i prodhimeve ‘Made in Kosova’, por mbi të gjitha promovohet një frymë e re e dialogut publiko privat ku do të thotë të gjithë jemi pjesë e procesit. Është koha ku Kosova t’i ketë laboratorët e vet”, tha Gërxhaliu.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se kjo është shenja më e mirë që bizneset vendëse po i plotësojnë standardet për të eksportuar drejt vendeve ..

Continue Reading

YCS Raundi XI: hapja e aplikimit (15/JAN/2018)

YCS Raundi XI: Konkursi përfundimtar dhe hapja e aplikimit (15/JAN/2018)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 11-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga e hëna me 15 Janar 2018 deri të hëna me 5 shkurt 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota, 10% të këtyre bursave janë të rezervuara për shërbyesit civil të cilët veç janë të punësuar në administratën publike (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshojë, varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Ky lajmërim është i hapur për të diplomuarit në fakultetet si: juridik,..

Continue Reading

Fakte për Belgjikën: Top 10 faktet për shtetin evropian për ta shënuar Traktatin e Londrës

Traktati i Londrës, i cili mundësi njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Mbretërisë së Belgjikës, është nënshkruar me 19 prill të vitit 1839. Prandaj, në nderim të kësaj date, më poshtë i keni dhjetë faktet më interesante për Belgjikën – një nga perlat e shumta të Evropës!   1) Nga viti 1815 deri 1830, Belgjika kishte qenë […]

Continue Reading

Hodhën detergjent në ujëvarë për ta mbushur me shkumë, rrezikojnë jetën e gjallesave (Video)

Mbrojtësit e rendit në South Shield të Anglisë, janë vënë në kërkim të atyre që hodhën detergjent në një ujëvarë, për ta mbushur hapësirën me një masë të madhe shkume. Megjithëse duket sikur të jetë një lojë, ata kanë rrezikuar në masë të madhe jetën e gjallesave, transmeton Telegrafi. “Peshqit që janë brenda, deri më […]

Continue Reading