Hiri i fizikanit Stephen Hawking varroset në Londër, afër shkencëtarëve më të famshëm britanikë

Hiri i fizikanit britanik, Stephen Hawking është varrosur afër shkencëtarëve më të famshëm britanikë, në një ceremoni me rreth 1,000 persona në Londër.

Mbetjet e Hawking, që ka vdekur në muajin mars në moshën 76 vjeçare nga një formë të rrallë e sëmundjes së qelizave nervore, janë vendosur afër varrit të Charles Darwin dhe atij të Isaac Newton.

Fizikani ka kaluar jetën e tij në karrocë duke studiuar origjinën e universit derisa për të folur ka përdorur sintetizues të zërit.

Një ceremoni private e funeralit të tij është mbajtur në Kembrixh në muajin mars.

Continue Reading

Si duken njerëzit në 7.00 të mëngjesit dhe në 07.00 të darkës

Pesë vite më parë fotografja nga Amsterdami, Barbara Iweins, vendosi të njohë të huajt që kapte në objektivin e kamerës së saj, dhe ia doli.

“Au Coin de ma rue”, apo “Në cep të rrugës sime”, ishte një projekt shumëvjeçar për të eksploruar marrëdhëniet e fotografes me subjektet. “Fillimisht ishte një projekt sociologjik”, thotë ajo.Mes këtij projekti të madh ambicioz ishte ai i fotografimit të subjekteve në 7.00 të mëngjesit kur sapo janë zgjuar dhe në 7.00 të darkës. Dhe rezultatet janë këto në galerinë e fotove.

Continue Reading

“Turisti idiot”, tenton të luajë me luanin por ja çfarë i ndodh…

Një turist u përball me frikën më të madhe të jetës së tij teksa u përpoq që të godiste një luan nga dritarja e makinës së tij por si “dhuratë” mori një ulërimë të fuqishme nga kafsha.

Pamjet tronditëse tregojnë njeriun që prek luanin, i cili ishte kthyer me shpinë nga turisti, me dritaren e makinës që ishte hapur.

Luani kthehet dhe i jep një ulërimë të fuqishme atij, një mesazh ky që nuk duhej të luante në atë lloj mënyre me të.

Turisti kërcen përpjetë dhe e mbyll menjëherë xhamin nga frika.

Continue Reading

E lindi, e ushqeu me gji, tani do që djali ta shohë si burrë

Si shumë baballarë të rinj, Sabastion Sparks e dinte që të qenit prind ka sfida të mëdha. Por shumica e baballarëve të rinj nuk e kanë mbajtur vetë në bark fëmijën. Nuk i kanë dhënë gji, dhe nuk kanë qenë të detyruar të durojnë vështrimet e habitura të kalimtarëve, sa herë del me djalin dhe bashkëshorten.

Sabastioni, një 24 vjeçar, është një burrë transgjinor që jeton me gruan e tij, Angel, në periferi të Atlantës. I lindur si femër, pesë vite më parë ai nisi shndërrimin në mashkull. Ky proces u përmbush muajin e shkuar, kur hoqi edhe gjinjtë me operim.

Me afrimin e Festës së Babait, Sabastioni tani mendon për rolin e gjinisë, dhe se ç’do të thotë të jesh baba. Ai do që djali i tij të ketë një fëmijëri sa më normale.

Për të parën herë ndihet i qetë me trupin e tij, dhe shpreson që Jaxen ta vërë re ndryshimin.

“Do të jem baba më i mirë nëse ndihem më i qetë me veten, dhe nëse ai sheh vetëbesim tek unë”, thotë ai.

Udhëtimi i Sabastionit nga martesa te të qenit brurë

I rritur në Loc..

Continue Reading

Teatri Kombëtar, është pjesë e memories kombëtare

Nga Agim Jazaj-Teatri Kombëtar është Vlerë Kombëtare, pse jo dhe Pjesë e Memorjes Kombëtare. Ai nuk është vetëm pronë e aktorëve, dhe pjesëz së tij, por është pronë e gjithë shqiptarëve, e atyre që e duan Shqipërinë, jo e atyre që kërkojnë: Të rrënojnë, gremisin, urrejnë, grabisin dhe plaçkitin Shqipërinë, të fshijnë nga faqja e dheut çdo vlerë, të trashëguar dhe pasuruar, të zëvendësojnë vlerat me antivlerat…

Bota e civilizuar dhe e emancipuar, shtete më të mëdhenj se ne, i ruajnë si thesare dhe visare, objektet e vjetra, Tempuj edhe në mes të qyteteve europiane…

Kush fshin të djeshmen, do të fshihen nga e nesërmja!…

Continue Reading

I çajnë barkun Pitonit, banorët tronditen nga ajo që gjejnë brenda

Nuk kanë asnjë ndryshim nga një film horror pamjet e publikuara në internet të nënës së dy fëmijëve, e cila u gjet brenda barkut të një pitoni 8 metra të gjatë.

Banorët e zonës në Sulawesi të Indonezisë u tmerruan kur, pasi çanë barkun e gjarprit gjigant, gjetën trupin e 54-vjeçares, Wa Tiba.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, nëna e dy fëmijë ishte parë për herë të fundit duke ujitur bahçen në shtëpinë e saj mbrëmjen e së enjtes.

Por kur nuk mundën ta gjenin gjëkundi, dy djemtë e saj u shqetësuan dhe nisën ta kërkonin. Pas pak kohësh ata gjetën sandalet e saj, ndërsa rreth 30 metra më tutje, fëmijët zbuluan gjarprin gjigant me barkun e fryrë.

Të tmerruar për atë që dyshonin se mund t’i kishte ndodhur nënës së tyre, fëmijët telefonuan policinë. Me qindra banorë u mblodhën në fshatin e largët Mabolu. Ata e vranë fillimisht pitonin dhe më pas e hapën, duke gjetur trupin e pajetë të gruas.

Banorët e përshkruan të gjithë këtë ngjarje si tronditëse. “Është si një film horror. Njerëzit ja..

Continue Reading

Videoja që të bën të harrosh emrin tënd për një orë (VIDEO)

Të gjithë kemi dëgjuar për procesin e hipnotizimit.

Hipnotizimi – gjendja e afërt me gjumin, në të cilën vihen njerëzit, ose kafshët me atë në sugjestionimit për t’i mjekuar apo për t’i bërë të sillen sipas vullnetit të dikujt tjetër.

Sigurisht që edhe në botën e internetit do të kishte edhe eksperimente të tilla. Videoja që shoqëron këtë lajm jep instruksione se si në fakt duke bërë këto veprime, ju do të harroni emrin tuaj për një orë.

Për disa funksionon, për të tjerë jo. Gjithsesi nëse doni, mund ta provoni.

Continue Reading

“Gjithë Eurovizioni në Shqipëri”, ja kush do ndezë përsëri Tiranën

Këngëtarja shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovision dhe arriti të renditet në vendin e dytë do të vijë shumë shpejt me një koncert në Tiranë.

Eleni Foureira ka publikuar turneun e kësaj vere, ku ndër to është koncerti me 25 korrik në kryeqytet.

Ylli i hitit ‘Fuego’ do të ndezë publikun shqiptar me këngët e saj. Pas performancës së Rita Orës dhe Ermal Metës, kjo do jetë këngëtarja e tretë me famë botërore që do vizitojë Shqipërinë për të dhuruar performancat e saj.

Continue Reading

Le Figaro (1920): Dokumenti drejtuar qeverisë franceze për agresionin serb në Shqipëri

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 16 gushtit 1920, në faqen n°2, shkresën e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze në lidhje me agresionin serb në Shqipëri.

Çfarë kanë shprehur asokohe delegatët shqiptarë në këtë dokument ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Fati i Shqipërisë

Pas Italisë, Serbët dhe Grekët.

Romë, 15 Gusht.

Serbët kanë hyrë në Lezhë dhe synojnë Shkodrën. Grekët kanë zbarkuar në Himarë.

Një shkresë proteste nga delegacioni shqiptar.

Delegacioni shqiptar, lidhur me çështjen e pushtimit të Shqipërisë nga trupat serbe, sapo u ka dërguar qeverive të fuqive të mëdha shkresën në vijim :

“Pavarësisht se qeveria shqiptare e ka siguruar gjithmonë qeverinë jugosllave në lidhje me dëshirën e saj të madhe për të jetuar në paqe, më 10 gusht, trupat serbe kanë pushtuar papritmas territorin shqiptar nëpërmjet krahinave Shkodrës, Dibrës dhe Elbasanit.

Duke gjykuar s..

Continue Reading

Sqarim goli

Nga Artan Fuga – Miq Ronaldo dje nuk e shënoi golin me këmbë si thonë disa, por me kokë.

Nuk po flas për futboll se e njoh futbollin sa di të mjel dhinë!

Por, ai dje bëri një zbulesë. Zbulesë, dëgjoni, jo zbulim.

Ai provoi se gjeometria e Eukllidit dhe e Reimann-it mund të bëjnë një sintezë, pra që vijat e drejta dhe ato të pëkulura, janë edhe të drejta edhe të përkulura, pra janë edhe drejtëza paralele edhe të kithta.

Ai vërtetoi se katrori mund të jetë edhe rreth.

Brinja e trekëndëshit është edhe gjatësi harku.

Të gjitha këto në vartësi të peshës të topit, të meteorologjisë të ajrit, të distancës, të matjes me sy të aftësisë kërcyese të kundërshtarit, të përllogaritjes të reagimit në të dhjeta sekonda të portjerit.

Lëreni futbollin për një çast, shiheni pastaj.

Pse me këmbë bëhen të gjitha këto?

I llogarit truri, o zonja e zotërinj.

Dhe truri karakterizon njeriun si specia jo individin.

Cdo këlyshi njeriu të zhgrryer në baltë, të përdhosur nga të fuqishmit, të fyer, poshtë..

Continue Reading

Rama spektakël me Lurën, që se përfshiu tek 100 fshatrat turistikë!

Nga Mina Hysa –
Edi Rama ishte sot në Lurë dhe foli live për minuta të tëra, harxhoi kohë televizive në satelit, rrjedhimisht të kushtueshme në një aktivitet të quajtur “Për prezantimin e projektit të zhvillimit të Lurës”. Vizita e një kryeministri në çdo pjesë të territorit është normale, por sot në Lurë Rama edhe pse përballë një grupi qytetarësh me bindje të majta dhe votues të PS, madje disa kanë shkuar nga Tirana dhe Dibra me porosi partie, për të shtuar atë grusht njerëzish që e pritën, dëgjoi prej tyre atë çfarë kjo qeveri nuk ka bërë 5 vjet!.
Regjia e Rilindjes si dhe në takimet e tjera, nuk ka mundur dot të ndalojë pakënaqësinë qytetare që i përplaset në sy kryeministrit duke ia numëruar një nga një premtimet e pambajtur dhe madje deklaruar si dhe sot në Lurë nga një prej banorëve kur i tha Ramës: S’ka nevojë të na rikonstruktosh kullat se ia dalim vet, por na bëj rrugën se ti të gjitha daljet i ke reklamë për vete, jo vetëm në Lurë por dhe në gjithë Shqipërinë!.
Aty Rama e hu..

Continue Reading

Gruaja i lexon letrën: ”S’kemi ujë”! Rama: Hiqe, e di që ke emocione

Duke folur për projektet e zhvillimit për Lurën, kryeministri Edi Rama foli për fokusin në agroturizëm, si një mundësi e mirë për të dalë nga varfëria. Por takimet e tilla, kanë edhe lajmet ”Scoop-et”.

Teksa ka biseduar me banorët, ku ka dëgjuar edhe shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme, njëra prej tyre, i ka kërkuar kryeministrit më shumë investime në zonë përfshirë kanalet vaditëse dhe ujin e pijshëm.

”Jo, jo hiqe letrën, e di që ke emocione, po mi thuaj me fjalët e tua ato që kërkon”, i tha Rama banores.

”S’kemi ujë, s’kemi kanale vaditëse”,-tha banorja që i kishte shkruar shqetësimet e saj në një letër.

Continue Reading

Këshilla për njerëzit e ndjeshëm

Njerëzit e ndjeshëm kanë një natyrë bujare.

Ata shpenzojnë shumë kohë dhe energji për të tjerët dhe shpesh harrojnë të shqetësohen për nevojat e veta. Kjo gjë i çon drejt të ndjerit konfuz nga ndikimet e jashtme dhe i bën të paaftë të plotësojnë kërkesat e njerëzve nga të cilët rrethohen.

Nëse jeni të ndjeshëm, 5 mësimet në vijim mund të jetë shumë të rëndësishme për ju.

Përvetëso dhe kontrollo emocionet

Personat e ndjeshëm kanë pikëpamje të ndryshme për botën, gjë që vjen si pasojë e sensit të tyre të përgjegjshmërisë. Ata janë të aftë të ndjejnë emocionet e të tjerëve, dhe ky tipar i bën të ndihen të detyruar t’i ndihmojnë ata, gjë që sjell emocione akoma më të mëdha. Kjo vlerë është e admirueshme, por ia vështirëson shumë jetën vetë mbartësit të saj.

Jo të gjithë njerëzit kanë nevojë për ndihmë, dhe ndonjëherë ju nuk jeni në gjendje të ndihmoni këdo. Gjithashtu, dhënia e ndihmës gjatë gjithë kohës mund të jetë e dëmshme për ju dhe për ata që ju rrethojnë.

Dëshira për të ndihmu..

Continue Reading

Veprimet që po jua mbushin shtëpinë me baktere

Në jetën e përditshme bëjmë veprime që na mbushin shtëpinë me baktere. Por cilat janë ato. Më poshtë po ju sjellim disa nga veprimet që për hir të së vërtetës edhe nuk mund t’iu shkojë mendja.

Nuk keni një plan-rutinë pastrimi

Filloni dhe mendoni për një mënyrë strategjike të të pastruarit të shtëpisë në mënyrë që të mos lëvizni sa andej-këtej, para e prapa duke përhapur papastërtitë në vendet e sapopastruara. Për shembull, nëse fshihni pluhurat e më pas pastroni dyshemenë me fshesë, sërish dhoma do të mbushet me papastërti, a thua se nuk pastruat kurrë. Gjithashtu kini parasysh që të pastroni nga lart poshtë dhe nga e majta në të djathtë.

Përdorni sfungjerë të papastër

Besojeni ose jo, por një sfungjer mund të mbajë 320 milionë baktere që shkaktojnë sëmundje. Kur pastroni, bakteret kanë tendencën të lëvizin nga sfungjeri tek duart e më pas në gjithë trupin tuaj. Prandaj pastrojeni mirë sfungjerin me ujë të ngrohtë, lëreni në një vend të pastër dhe ndërrojeni shpesh…shumë shpesh.

..

Continue Reading