Home / Sport / Argjentina në drithërima

Argjentina në drithërima

Argjentina në drithërima
Argjentina në drithërima

Messi rrezikon të mbetet jashtë botërorit, gjithcka vendoset mes natës së të martës dhe të mërkurës me orën europiane. Në lartësinë e 2800 metrave, Argjentina, e Sampaolit do të kërkojë ujin në shkrëtëtirë, fitoren aq shumë të dëshiruar ndaj Ekuadorit që do t’i siguronte kalimin  në fazën play off përballë Zelandës së Re. Nëse etapa e ndeshjeve kualifikuse për Botërorin Rusi 2018 do të ishte mbyllur që në datën 5 tetor do të kishte vulosur surprizën më të hidhur në historinë e futbollit, Argjentina jashtë Kupës së Botës! Por për fatin e mirë të La Selesion ruhet ende një as nën mëngë, mision që këtë herë është thuajse i pamundur për të dështuar.

Kryeqyteti i Kuitos është stacioni i fundit me destinacion Russinë dhe skuadra e Jorge Sampaolit, me teknikun që ka krijuar shumë polemika kah vetes, ngjitet tashmë në Ekuador me objektiv fitoren. Argjentina ka detyrimin për të marrë tre pikët, në rastin më të keq do të përfundonte në play off me Zelandën e Re, ekip shumë fizik dhe i shpejtë. Në letra Ekuadori është një kundërshtar i lehtë për Argjentinën por ka dhe argumente që flasin për të kundërtën, sepse sic është vënë re në grupin e Amerikës së Jugut asnjë skuadër nuk është e gatshme të bëjë dhurata. Shtypi agjentinas githashtu vë në dukje edhe kushtet atmosferike ku pikërisht në orën që është fisuar të luhet takimi, pritet të ketë stuhi, faktor që shton edhe më shumë vështirësinë e lartësisë. Stadiumi Atahualpa pozicionohet 2800 metra mbi nivelin e detit, problem jo i vogël ky për ata që nuk janë mësuar në kushte të tilla atmosferike.

Gjithsesi, ky nuk shtë i vetmi problem, pasi ko Argjentinë e cila ka në strukturën  e saj jo pak talente që qëndrojnë rreth yllit Messi, nuk ka qënë në gjende të japi  performacën që pritej prej saj. 16 gola në 17 takime, janë një rezultat i varfrër për nivelet që flasim.
Skenarët e mundshëm për kualikifimin direkt të Argjentinës në rast të fitores përballë Ekuadorit janë këto:

Një barazim mes Perusë dhe Kolumbisë, Fitore e Perusë ndaj Kolumbisë me më pak Gola se sa Argjentina ndaj Ekuadorit, ose disfata e Kilit përballë Brazilit.

Argjentinës mund t’i mjaftonte për të shkuar në play of me vendin e pestë në grup edhe një barazim, por në këtë  rast La selelcion do të varj nga një sërë skenarësh të lidhura me rezultatet e ndeshjeve të tjera. Të papriturat kanë mbizotëruar në grupin e Amerikës së Jugut ndaj ora e së vërtetës po afron për të dhënë verdiktin e saj.


Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje