Home / Sport / Tifozi vrapon drejt Isco me thikë në dorë

Tifozi vrapon drejt Isco me thikë në dorë

Tifozi vrapon drejt Isco me thikë në dorë
Tifozi vrapon drejt Isco me thikë në dorë

Momente frike në fundin e ndeshjes mes Izraelit dhe Spanjës. Gjashtë tifozë janë futur në fushën e lojës dhe njëri prej tyre ka shkuar drejt Isco-s me një thikë në dorë. Vetëm ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë të stadiumit kanë penguar tifozin që të arrijë yllin e Real Madrid.

Tifozët e tjerë kanë patur të gjithë celularë në dorë, gati për të bërë “selfie” me futbollistët, me përjashtim të njërit, i cili ka mbajtur një thikë. Sipas “The Times of Israel”, ky tifoz është shkëputur nga grupi dhe, me thikën në dorë, është drejtuar nga futbollisti. Ndërsa vraponte, ka humbur thikën para se të ndalej nga forcat e sigurisë, që e kanë transportuar bashkë me të tjerët jashtë fushës.

Policia nuk ka folur për atentat ndaj Isco-s. Zëdhënësi i policisë lokale, Micky Rosenfeld, ka thënë: “Nuk ka patur gabime, masat e zakonshme të sigurisë janë marrë para dhe pas ndeshjes”. Sipas tij, nuk ka patur asnjë tentativë për një atentat ndaj kampionit spanjoll. Një situatë e çuditshme, duke parë se një njeri me thikë ka arritur të futet në fushën e lojës.


Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje