Home / Tag Archives: facebook

Tag Archives: facebook

Limaj takon gjeneralin kroat Ante Gotovina

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar në Zagreb gjeneralin kroat Ante Gotovina.Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Gotovinën kanë rikujtuar kohët e vështira kanë kaluar Kosova dhe Kroacia, por edhe ata si individë. Postimi i Limajt: “Ishte kënaqësi e veçantë që sot në rrethana krejtësisht tjera ta takoja në Zagreb, gjeneralin Ante Gotovina. Bashkërisht rikujtuam kohët e vështira në të cilat kanë kaluar vendet tona, por edhe ne si individë. Iu gëzuam sukseseve e të arriturave të vendeve tona. Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi”, ka shkruar Limaj.

Read More »

U sulmua nga RD, reagon Ylli Gurra

“Jeta e çdo qytetari është e shenjta dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve, apo edhe të vëllezërve të krishterë”, do të shprehej Ylli Gura një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Pas mesazhit të myftiut të Tiranës reaguan demokratët. Fillimisht përmes Rilindjes Demokratike, kryeredaktori i së cilës e quan Ylli Gurrën “veglën e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, maskuar si myfti”. “Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shtetin. Atëhere, cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik, që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë, duke u kthyer prej kohësh në një axhami?”. Myftiu i la në heshtje kritikat ndaj tij. “Nuk i komentoj”, u shpreh ai në “Wake up” shkruan TCH. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili është kryesues i listës së Elbasanit, shpërndau në faqen e tij në Facebook shkrimin e Rilindjes Demokratike. ..

Read More »

(Video) Momente pikante, ja si Balla i zë kamerën Bashës me dy gishta

Java e nxehtë politike plot akuza e debate është shoqëruar edhe me momente gazmore. Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Jave” në News24, nuk ka lënë pa kapur momentet më pikante të një jave ku audiopërgjimi i vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj ka qenë kryefjala. Një moment gazmor është kur në dalje të konferencës së jashtëzakonshme për shtyp, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i thotë nëpër dhëmbë deputetit tjetër Gazmend Bardhi: “Gazi dil nga ana tjetër, nga ana e televizorit”. Të njëjtën gjë i thonë edhe gazetarët kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, pas daljes nga seanca parlamentare: “Zonja Kryemadhi bëni pak më përpara”. “Pak më përpara, ku doni ju?”, i përgjigjet ajo. Një tjetër moment pikant është kur kryetari i PD, Lulzim Basha, hap në lidhje LIVE në Facebook të xhiruar me celular, pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndaloi fjalën. Pikërisht në këtë moment, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë përpara kamerës duke drejtuar dy gishtat (s..

Read More »

Berisha i përgjigjet Xhafajt: Albert Veliu të duket fantazmë

Berisha i përgjigjet Xhafajt: Albert Veliu të duket fantazmë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me deklaratën që bëri Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për dëshminë e Albert Veliut. Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se Xhafajt i duket si fantazëm, dëshmitari Albert Veliu. “Xhafes se droges i duket si fantazme deshmitari Albert Veliu, bashkebiseduesi me vella Geronin! Miq, deshmitari Albert Veliu i ka kallur daten Xhafes se droges! Keshtu, sot i pyetur nga gazetaret per deshmine nukleare te Albert Veliut per trafiqet e vella Geron -Agron Xhafes, ai u pergjigj se Alberti eshte virtual pra fantazem dhe jo real. Kjo deshmon se Fatziu vuan tani nga halucinacione dhe se deshmia e Albert Velise eshte shnderruar ne nje fantazme qe nuk po i ndahet per asnje sekonde. Xhafa i droges dhe kryekumbar Rama jane ne grahmat e fundit, t’i flakim sa me pare! Sb”, shkruan Berisha. Ditën e sotme, Xhafaj tha se dëshmia e Veliut është sajesë dixhitale. Veliu denoncoi përmes një interviste vëllain e Xh..

Read More »

Pasi PD e Berisha anëtarësuan Shqipërinë në Konferencën Islamike, tani i kërkojnë llogari qeverisë “Rama” pse dërgon ambasadorin në mbledhje…

Meta takon zv.kryeministrin e Maqedonisë, në fokus zbatimi i ligjit për gjuhët

Ironia nuk ka te sosur ne radhet e opozites, teksa pikerisht PD e cila permes ish presidentit Sali Berisha anetaresoi Shqiperine ne Konferencen Islamike, tani i kerkon llogari qeverise “Rama” se perse ka derguar ambasadorin ne mbledhje. Deputeti i PD, Tritan Shehu në një postim të tij në Facebook shkruan se politika e jashtme është antikombëtare dhe mercenare. Ish zv.kryeministri, ish ministri i Jashtem dhe ish kryetari i PD ne kohen kur Sali Berisha anetaresoi Shqiperine ne Konferencen Islamike, tani akuzon qeverine Rama pse merr pjese ne mbledhjen e Konferences Islamike. Sipas tij kjo qeveri po çuditërisht u përfaqësua në Jerusalem për çeljen e Ambasadës në SHBA, një veprim racional ky, por që përsëri Ministria e Jashtme nuk kishte guximin ta publikonte. Postim i plotë i deputetit te PD Kjo eshte Politike e Jashteme antikombetare dhe memece. Rilindja vazhdon oshilacionet e skuthlleqet infantile ne maredheniet nderkombetare, duke demtuar imazhin, rolin e vendit, interesat kombeta..

Read More »

Lutfi Haziri “goditje”Xhavit Halitit: Keni fillu me u paketu për opozitë

“Messi i ri” rrëfen makthin: Kisha kriza ankthi, nuk më ndihmoi njeri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur për konfliktin mes Arben Gashit, deputet i partisë së tij, dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Xhavit Haliti.Përmes një postimi në Facebook, Haziri, e ka quajtur Gashin shembull përfaqësimi, duke i thënë të ketë kujdes nga “gropat”. “Arben, ti je shembull i përfaqësimit. Kujdes nga ‘gropat’ politike prej atyre që kanë fillu me u paketu për opozitë”, shkruan Haziri në Facebook.

Read More »

Ushtari kthehet nga shërbimi por kur sheh barkun e gruas së tij kupton që ajo e ka…(360video)

Ushtari Chris Daugherty u kthye nga shërbimi mjaft i lumtur se më në fund do takonte gruan dhe fëmijët e tij, por gjeti një suprizë të madhë. Natasha, gruaja e tij ishte shtatëzanë. Ai nuk po u besonte syve. Ajo ja kishte mbajtur të fshehtë shtatëzaninë gjithë kohës që i shoqi i saj ishte me shërbim për ti bërë një suprizë të bukur. Ajo tha se kishte zbuluar se ishte shtatëzanë 1 javë pasi i shoqi i saj u nis për në ushtri, por nuk mund t’ia jepte lajmin nëpërmjet facebook, kështu që priti derisa ai u kthyer. Ndiqni videon më poshtë për të parë reagimin e burrit të saj. 

Read More »

Zbulohet kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend, që i nxjerin LIVE në “Facebook” (FOTO)

Për të disatën seancë me radhë, opozita ka marrë të gjitha masat që të mos censurohet fjala e saj kur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpret punimet. Lidhja përmes “Facebook” i mundëson kryetarit të PD-së, Lulzim Basha por edhe ish-liderit të saj, Sali Berisha që të flasin pa u shqetësuar, pa limit kohor dhe të komunikojnë me një audiencë të madhe. Por kurioziteti është se cili prej deputetëve bën rolin e kameramanit në momentin kur Basha dhe Berisha lidhen live në “Facebook”? Siç duket edhe nga fotot, telefonin e Bashës e mban deputeti i qarkut të Elbasanit, Endri Hasa, ndërsa Berishës në ndihmë i vjen Gent Strazimiri. Panorama

Read More »

Ky është shteti i dytë që hap Ambasadën në Jerusalem…

Dy ditë pas hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, Guatemala ka lëvizur ambasadën e saj në qytetin e kontestuar. Imazhet e flamujve guatemalezë, izraelitë dhe amerikanë u projektuan në muret e qytetit të vjetër të së martës, në pritje të inaugurimit të së mërkurës. Presidenti i Guatemalës Jimmy Morales shkroi në Facebook, “me hapjen e ambasadës sonë në qytetin e Jeruzalemit, Guatemala merr një vendim të guximshëm, një hap përpara në favor të bashkimit dhe miqësisë. Ky vendim do të jetë një trashëgimi që do të sjellë përfitime të mëdha për të gjithë. ” Në një drekë pas ceremonisë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e quajti atë një “ditë të madhe” për Izraelin dhe Guatemalën. “Unë e mirëpres mikun tim, Presidentin Jimmy Morales, Guatemala ishte me ne në fillim dhe Guatemala është me ne sot dhe ne mirëpresim hapjen e ambasadës në Jerusalem”, raportojnë mediat botërore.

Read More »

Flet Administratori i UET Arbi Agalliu: UET, gati projekti i ri i zhvillimit, indiferent ndaj luftës tregëtare

Prej muajit janar të këtij viti, ju jeni emëruar administrator i Universitetit Europian të Tiranës. Si ndjeheni në këtë detyrë të re? Nga 1 janari i 2018-ës, Universiteti Europian i Tiranës është futur në linjën që ligji detyron, e cila ndan përfundimisht administrimin nga pronësia –nëse pronësia nuk është i profesionit jurist apo ekonomist me më shumë se shtatë vite eksperiencë. Në këtë kontekst, pronari në njëqind përqind i UET, z.Henri Çili, në konsulencë me rrjetin e tij të këshillimit, vendosi që nga 1 janari i këtij viti të jem administrator i Universitetit Europian të Tiranës. Në kuptimin profesional, menaxhimi i institucionit është një sfidë më vete për mua. Avantazhi im është se vij nga institucioni; prej tetorit të vitit 2011, jam pjesë e institucionit dhe kam mbajtur disa pozicione të caktuara si, Përgjegjës i Departamentit të Financës, Drejtor i Shkollës Doktorale apo edhe zv/rektor në këtë universitet. Pra, problematikat menaxheriale apo mënyra si trajtohet e menaxhohet ..

Read More »

Dhëndërri i Berishës poston foton e Xhafajt student me Enverin, qytetari i përgjigjet me fotot e vjehrrit Sali me fëmijët e diktatorit Hoxha

Dhëndërri i Berishës poston foton e Xhafajt student me Enverin, qytetari i përgjigjet me fotot e vjehrrit Sali me fëmijët e diktatorit Hoxha

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha ka publikuar foton e famshme të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me Enver Hoxhën, shumë vite më parë kur ai ishte djalë i ri. Abi Malltezi thotë se Xhafaj tani “ka ndërruar diktatorin me kartelet”, duke risjellë këtë foto që demokratët e përdorin shpesh për ta sulmuar, dhe të cilën Xhafaj e ka sqaruar disa herë se në ç’kontekst është realizuar. Por një komentues, mik në profilin e tij në Facebook, foton e Sali Berishës në kohën kur ishte sekretar partie. Berisha duket në një varkë, teksa shëtit në liqen me djemtë e diktatorit Enver Hoxha. Ja çfarë shkruan Malltezi: 40 vjet qe po i shkul krahun. Hetuesi i komunizmit vete-viktimizohet dhe te flet per moral. “E duam Shqiperine si gjith Evropa!” kerkuam ne 1990 por hetuesi mbeti po aty ku ishte, dhe vec ka nderruar diktatorin me nje te korruptuar me kartele Ja si i përgjigjet komentuesi: Gjej ndryshimin si ministri kumunist aktual dhe nje ish komunist qe sot perfaqson P..

Read More »

Thaçi pas takimit me Moghernin dhe Vuçiçin: Faza përfundimtare e dialogut, së shpejti

Dikur aleat i Bashës, Kreshnik Spahiu tallet me të: Luli sot mblodhi më pak protestues sesa deputetët që ka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se zonjën Mogherini ka biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë. “Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen. Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Sipas tij, me këtë rast, me iniciativën e zonjës Mogherini ai ka zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. “U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme t..

Read More »

Audiopërgjimi/ Berisha komenton fjalën e Xhafajt: Pasi paketuan Gonin për Itali, thanë se zëri është i opozitës

Pas daljes publike të ministrit të Brendshëm, Xhafaj ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Berisha, i cili me anë të një statusi në facebook shkruan se Rama dhe Xhafaj u betuan sot për kokën e Agron Xhafaj, që të shpëtonin veten. Mes ironisë ish-lideri i PD-së thekson se “pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozitës”. Kujtojmë se sot Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane, pasi është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge. Reagimi i Berishës: O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij! Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryeku..

Read More »

“Ramën sot e përfundi krimi, nuk lëviz dot më”/ Vasili ironizon kryeministrin në facebook

“Ai se andejmi nuk leviz dot më, e kane zene per fyti, e shantazhojne, e tallin, e perçmojne, e perdorin dhe ai vjedh per ta, genjen per ta, vret per ta, shkaterron per ta”, kështu ka shkruar Vasili në reagimin e tij në facebook të cilën e ka shoqëruar me poezinë “Hakërrim”. Postimi i plotë: Kryeministrin sot e vuri perfundi krimi. Ai se andejmi nuk leviz dot më, e kane zene per fyti,e shantazhojne, e tallin, e perçmojne, e perdorin dhe ai vjedh per ta, genjen per ta, vret per ta, shkaterron per ta. Por nuk shpeton dot, nuk vrapon dot se eshte frymepaket dhe ligsht i frikur. Fatin tanime s’e ndryshon dot, eshte shume shume vone dhe ai e di…me mire se ata.. HAKËRRIM Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’! Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Hani..

Read More »