Home / Tag Archives: kryetari

Tag Archives: kryetari

Limaj takon gjeneralin kroat Ante Gotovina

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar në Zagreb gjeneralin kroat Ante Gotovina.Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Gotovinën kanë rikujtuar kohët e vështira kanë kaluar Kosova dhe Kroacia, por edhe ata si individë. Postimi i Limajt: “Ishte kënaqësi e veçantë që sot në rrethana krejtësisht tjera ta takoja në Zagreb, gjeneralin Ante Gotovina. Bashkërisht rikujtuam kohët e vështira në të cilat kanë kaluar vendet tona, por edhe ne si individë. Iu gëzuam sukseseve e të arriturave të vendeve tona. Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi”, ka shkruar Limaj.

Read More »

(Video) Momente pikante, ja si Balla i zë kamerën Bashës me dy gishta

Java e nxehtë politike plot akuza e debate është shoqëruar edhe me momente gazmore. Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Jave” në News24, nuk ka lënë pa kapur momentet më pikante të një jave ku audiopërgjimi i vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj ka qenë kryefjala. Një moment gazmor është kur në dalje të konferencës së jashtëzakonshme për shtyp, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i thotë nëpër dhëmbë deputetit tjetër Gazmend Bardhi: “Gazi dil nga ana tjetër, nga ana e televizorit”. Të njëjtën gjë i thonë edhe gazetarët kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, pas daljes nga seanca parlamentare: “Zonja Kryemadhi bëni pak më përpara”. “Pak më përpara, ku doni ju?”, i përgjigjet ajo. Një tjetër moment pikant është kur kryetari i PD, Lulzim Basha, hap në lidhje LIVE në Facebook të xhiruar me celular, pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndaloi fjalën. Pikërisht në këtë moment, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë përpara kamerës duke drejtuar dy gishtat (s..

Read More »

Basha, ashtu siç nuk e keni parë ndonjëherë! (Foto)

gazeta-shqip kuriozitete

Kohë “të vështira” për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën! Kryetari i opozitës, ka zbuluar një “sekret” që deri tani shumë pak njerëz e dinin: që pinte duhan. Ndoshta mund të jetë edhe ndonjë kapriçio e momentit, por Basha, ashtu siç duket edhe në foto, ua ndez edhe të tjerëve. Ai ishte me kolegët e Partisë Demokratike jashtë selisë blu. Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi kanë shoqëruar për një cigare kryetarin e tyre. 1 of 2 18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Xhavit Haliti e godet me bërryl në bark Arben Gashin e LDK’së (Video

Sharjet ndërmjet njëri-tjetrit sot i realizuan me rrahje. Xhavit Haliti dhe Arben Gashi dje janë sharë mes vetes edhe me fjalë banale, ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmoi fizikisht deputetin Gashi. Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm, ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej. Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, por është ndaluar nga deputetët e tjerë. Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të përqendrohen te procesi i votimit.

Read More »

Zbulohet kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend, që i nxjerin LIVE në “Facebook” (FOTO)

Për të disatën seancë me radhë, opozita ka marrë të gjitha masat që të mos censurohet fjala e saj kur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpret punimet. Lidhja përmes “Facebook” i mundëson kryetarit të PD-së, Lulzim Basha por edhe ish-liderit të saj, Sali Berisha që të flasin pa u shqetësuar, pa limit kohor dhe të komunikojnë me një audiencë të madhe. Por kurioziteti është se cili prej deputetëve bën rolin e kameramanit në momentin kur Basha dhe Berisha lidhen live në “Facebook”? Siç duket edhe nga fotot, telefonin e Bashës e mban deputeti i qarkut të Elbasanit, Endri Hasa, ndërsa Berishës në ndihmë i vjen Gent Strazimiri. Panorama

Read More »

Sonte,`Studio e Hapur`/ E vërteta e audiopërgjimit

Audiopërgjimi ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të brendshëm në bisedë për trafik droge, po mban ende të trazuar politikën shqiptare. Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Rama dhe ministrit të brednshëm Xhafaj, se audiopërgjimi është i montuar, sot PD publikoi deklaratën e dëshmitarit të audiopërgjimit, Albert veliu, i cili thotë se biseda me vëllain e ministirit është e vërtetë. Dëshmia e Albert Veliut është pasuar me deklatarën e PS-së, kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla, i cili tha se është një inskenim i tipit mafioz i kryer nga kryetari i opozitës Lulzim Basha. Cila eshte e verteta e pergjimit. Sot ne `Studio e Hapur ` me analiste e perfaqesues te PD, ora21.00 ne News24. The post Sonte,`Studio e Hapur`/ E vërteta e audiopërgjimit appeared first on Hapur.

Read More »

Cila qeveri serbe kishte refuzuar “marrëveshjen detyruese ligjore” me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviq ka deklaruar se qeveria e Serbisë të cilën kjo parti e kishte udhëhequr në vitin 2007 (kryeministër Vojislav Koshtunica), e kishte refuzuar një propozim të ngjashëm për marrëveshjen detyruese ligjore e cila tash po i ofrohet Aleksandar Vuçiqit, transmeton Koha.net.“Këtë atëherë na e kishte servuar Wolfgang Ischinger dhe ne i kemi thënë jo. Perëndimi punon me durim e themel dhe atëherë kishte vendosur se ‘se kemi për t’iu bërë që ta pranoni”, citon FoNet të ketë thënë Jovanoviq i cili ka vlerësuar se nëse Vuçiqi e bën atë që e thotë, ky do të jetë akt tradhtie. “Nuk duhet dhënë mbulesë ligjore për secesion”, ka thënë ai duke shtuar se pranimi i shkëputjes së Kosovës hap probleme gjeopolitike dhe krijon Shqipërinë e madhe. “Por ky nuk është fundi, atëherë do të pasonte hapja e çështjes së rajonit të Rashkës, e jugut dhe e qendrës së Serbisë e nëse pushteti vazhdon kështu, edhe Nishi do të bëhet i shqiptarëve”, ka thënë Jova..

Read More »

Gjonaj nga Fieri: Brenda 2019 merr fund sorollatja e qytetarëve për pronat

Dikur aleat i Bashës, Kreshnik Spahiu tallet me të: Luli sot mblodhi më pak protestues sesa deputetët që ka

Njësitë administrative Levan dhe Frakull në qarkun e Fierit, ishin ndalesat e radhës të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”. Bashkë me kryetarin e bashkisë, deputetët e zonës dhe gjithë drejtuesit e drejtorive qendrore e vendore ministrja ka dhënë llogari për punët e kryera, por edhe për çfarë do të bëhet akoma në këtë mandat qeverisës. “Folëm për Reformën në Drejtësi, si një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë lodhur për dy dekada e gjysmë nëpër dyert e gjykatave nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Rezultatet e kësaj reforme i siguruan Shqipërisë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për në BE.” Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë Reforma e pronës, për të cilin kishte një interes të veçantë nga banorët, është një tjetër prioritet i Qeverisë. Ministrja i ka siguruar banorët se brenda mesit të vitit 2019 do të regjistrohen të gjitha titujt e pronësisë që lidhen..

Read More »

Lëvizja BESA: Familja është kujtesa kolektive e kombit

Lëvizja BESA dhe kryetari i saj Afrim Gashi, konform edhe përcaktimeve programore të miratuara në Kongresin e Parë të Lëvizjes BESA, sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, vë në spikamë rolin e madh që ka celula familjare për shoqërinë. Meqë BESA është një organizatë e djathtë, interesi për familjen është ndër pikat parësore të angazhimit të saj dhe ajo konsideron se veçmas sot është shumë e rëndësishme që gjithë shoqëria të jetë e fokusuar në mbrojtjen dhe afirmimin e familjes. Ndonëse BESA nuk ia imponon asnjë kombi dhe asnjë etnie se çfarë ajo nënkupton me familjen, dëshiron që edhe neve si shoqëri të respektohemi dhe askush të mos na e imponojë matricën e familjes, sepse ne mendojmë se bashkësia burrë-grua, e bekuar edhe me ceremoni metafizike, paraqet një ministrukturë shoqërore, që jo vetëm e garanton qëndrueshmërinë e llojit njerëzor, kjo përmes natalitetit, por edhe mundëson përçimin e vlerave kulturore, shpirtërore, si dhe të dimensioneve humane të jetës. Për BESËN roli i g..

Read More »

Edhe Amdija lëpin kockën e pushtetit, ja çka përfiton?!

Amdi Bajram, kryetari i Lidhjes Rome dhe deputeti kontrovers që deri dje ishte aleat i përbetuar i VMRO-DPMNE së Nikolla Gruevski do të jetë pjesë e Qeverisë. Ai nuk do të ketë poste ministrore dhe zv/ministra, por do të ketë drejtori. Deri tani siç bëhet e ditur, kuadri i kësaj partie do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e drejtorit të Qendrës Tregtare të Qytetit dhe dy tre drejtori të tjera. Amdi Bajram deri vitin e kaluar njihej edhe si një nga kritikët e ashpër të kryeministrit, ku gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se pas zgjedhjeve “Zaevin (Zajkon) do ta fuste në kafaz”. (INA) The post Edhe Amdija lëpin kockën e pushtetit, ja çka përfiton?! appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

BESA merr edhe dy zv/ministra dhe mbi 20 drejtori

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA gjatë mbledhjes së sontme vendosi që BESA të jetë pjesë e shumicës qeveritare. “Neve na është besuar që të udhëheqim me sektorin e Kulturës, dhe kjo për neve është nder dhe një mirënjohje e madhe, sepse që viteve të fundit u betonizua, ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore që për fat të keq deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi. Burime partiake thonë se Besës së Afrim Gashit do t’i takojnë postet e zv/minitsrave në Arsim dhe MPJ, si dhe posti i sekretarit shtetëror në Drejtësi. Poashtu kësaj partie i takojnë edhe mbi 20 poste drejtorësh në institucione dhe ndërmarrje publike./Republika.mk The post BESA merr edhe dy zv/ministra dhe mbi 20 drejtori appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

Tetovasot: Nervozohet BEQA, përpak grushta Visar Ganiut në mbledhjen e BDI-së

Kryetari i degës së BDI-së, Beqir Asani – Beqa në mbledhjen e fundit është nervozuar aq shumë sa ka hedhur shumë kritika ndaj kryetarit të Çairit, Visar Ganiut. Siç mësohet zënka mes Beqës dhe Ganiut ka qenë e ashpër shkaku i legalizimeve ku ka këtë zënkë verbale e ka ndërprerë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pasi siç thuhet mos kishte hyrë Ahmeti do të kishte përfunduar me grushta, shkruan portali Tetovasot. Gjithashtu në këtë mbledhjesiç kanë raportuar mediat janë kritikuar edhe disa ministra. Më i kritikuari ka qenë ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika për punën e deri tanishme në Qeveri. Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët. Kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku dhe Bekteshi Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas ..

Read More »

Imami nga Drenasi fyen Ramiz Lladrovcin, ia kujton se e kishin përzënë nga Tirana

Imami nga Drenasi, Osman Musliu, ka përdorur fjalë të ashpra teksa ka folur për kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci.Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Musliu ka fyer Lladrovcin, duke e quajtur atë budalla. Musliu po ashtu ka kujtuar se si, sipas tij, e kishin përzënë Lladrovcin nga Tirana, gjatë kohës që ishte Ambasador atje. Shkrimi i Musliut: Paska reagua ja “MIZI” ja “IZI” Sikur budallaku t’kishte qenë me tatim, atëherë Komuna e Drenasit me Kryetarin e saj do ishin tatimpaguesit më të mëdhenjë në këtë vend! Sot Komuna e Drenasit paska shkruar një shkarravinë ndaj reagimit tim në lidhje me skandalin e djeshëm. Reagimi im kishte të bënte me agjendën e vizitës se djeshme të z. Rainer Wieland në Drenas. Në një vend ku pothuajse të gjithë qytetarët janë Shqiptarë Musliman,zyrtarët e komunës bëjnë një agjendë provokative duke vizituar bjeshkët e Llapushnikut dhe “Objektin e fesatit”në atë vend. Ndërsa vizita në xhami neglizhohet qëllimisht. Jo pse jam merak të takohem e servilohem siq ..

Read More »