Home / Tag Archives: maqedoni

Tag Archives: maqedoni

Stop armëve nëpër dasma e ahengje tjera në Maqedoni

Në vigjilje të sezonit veror kur edhe organizohen ahengje të ndryshme familjare, e të cilat shoqërohen me të shtëna nga armë të ndryshme, këto ditë SPB e Kumanovës, në bashkëpunim me Këshillat lokale për preventivë, Kryetarët e komunave, këshillat komunale e mediat, kanë ndërmarrur një aksion sinzibilizues për ndalimin e përdorimit të armëve në gazmendet […]

Read More »

“Andrra – një ballafaqim me nënat dhe fantazmat e të kaluarës”

Në shumicën e vendeve perëndimore sot festohet dita e nënës. Një festë që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni mungon. Po a nuk janë nënat shqiptare ato që meritojnë më së shumti një festë të tillë? Kur e takuam ne Andrran, alias Fatime Kosumin, në një zonë industriale të Berlinit Lindor, ishte prill dhe ajo ishte tepër e ngarkuar me provat për koncertin në Kantine am Berghain (8.04.18). Kishte qenë ëndërr për Andrran të jepte shfaqje në ish-mensën e termocentralit të dikurshëm në Friedrichshain të Berlinit Lindor. Jo vetëm për shkak të klubit amë (Berghain) që ka vite që Djmag e klasifikon në top10 të klubeve më ekskluzive me muzikë elektronike të botës, jo vetëm për shkak të impiantit Function One, prej nga do të buçiste zëri i mprehtë i saj, por para së gjithash për shkak të përzgjedhjes së kujdesshme që i bëhet programit të kolanës »Kometenmelodien« (shqip: Melodi kometash), ku do të performonte ajo. Por ajo që e bënte krenare Fatimen ishte se, e mbështetur nga dy shoqërueset e saj..

Read More »

Prej nesër shtrenjtim i ri i derivateve të naftës në Maqedoni

Prej nesër hyn në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtim të ri të derivateve për dy denarë për litër. Me këtë shtrenjtim, çmimi i benzinës EUROSUPER BS 95 do të jetë 70 denarë, ndërkaq i EUROSUPER BS 98 71.5 denarë për litër. Dizeli prej nesër do të kushtojë 62 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL 1) do të shitet për 50.5 denarë për litër. Ndryshe, çmimet e derivateve në Maqedoni, për 1 vit janë rritur për 11 denarë. The post Prej nesër shtrenjtim i ri i derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

Maqedoni, tërhiqen nga përdorimi paratë e letrës me vlerë 10 dhe 50 denarë

Nga dita e marte qytetarët do të mund t’i përdorin bankënotat e reja të plastikës në këto vlera. Kurse monedhat e letrës do të keni afat një vit për t’i ndërruar në bankat komerciale. Pas kësaj datë, këmbimi i parave mund të bëhet vetëm në Bankën Popullore të Maqedonisë. Në Maqedoni për herë të parë hyjnë në treg paratë e plastikës. Me këtë, njoftojnë nga Banka Popullore, vendi do të bëhet pjesë e vendeve të cilat bankat qendrore veç se kanë filluar procesin për përdorimin e këtij lloji të monedhave të valutës nacionale. Maqedonia iu bashkëngjit Australisë, e cila këto lloj bankënota i përdor qysh nga viti 1988. Të njëjtat përdorën edhe në Kanada, Britani të Madhe, Zelandë të Re, Maldive, Romani etj. Dallimi mes bankënotave të letrës dhe këto plastike, është se materiali që përdorët për të dytat është më i fortë dhe më i qëndrueshëm, dhe nga Banka Popullore thonë se në krahasim me ato të letrës këto nuk dëmtohen dhe kanë jetëgjatësi më të madhe. Ndryshe, bankënotat e letrës me vler..

Read More »

Aeroportet sportive, trendi i ri i turizmit të aventurës

Ngritja e aeroporteve sportive, trendi i ri për zhvillimin e turizmit të aventurës, është risia e planeve të afërta që Autoriteti i Aviacionit Civil synon të vërë në zbatim në kuadrin e zgjerimit të hapësirave aeroportuale në Shqipëri. Krislen Keri, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil tha për ATSH-në, se fushat e aviacionit sportiv ose aeronautika shqiptare, nuk ka pasur zhvillimin e duhur, pra nuk janë duke u shfrytëzuar burimet e natyrshme që ka Shqipëria në këtë fushë. Ndërkohë që në Maqedoni ka një zhvillim të jashtëzakonshëm të aeroporteve sportive. Keri shpjegon se aeroportet sportive janë fusha bari, të cilat kanë ekzituar kohë më parë në Korçë, Vlorë, por edhe në veri të vendit, që realisht duhet të shfrytëzohen. Ka ardhur koha thekson ai, që aeronautika shqiptare duhet të ketë një aeroport të thjeshtë, një fushë bari fundja, konform rregullave dhe standardeve, që të ulë avionët e saj të lehtë. “Jemi duke riparë rregulloret dhe udhëzimet e ministrisë përkatëse, që fla..

Read More »

10 den dhe 50 den prej polimeri prej të martës lëshohen në përdorim

Po tërhiqen nga qarkullimi paratë prej letre në vlerën prej 10 dhe 50 denarësh, transmeton Almakos. Nga e marta qytetarët do të mund që t`i shfrytëzojnë bankënotat polimere me këtë vlerë ose monedhat. Bankënotat prej letre do të mund që në afat prej një viti të zëvendësohen në bankat komerciale. Pas kësaj date ky zëvendësim do të kryhet kryesisht në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë. Në Maqedoni për herë të parë po lëshohen në qarkullim bankënotat polimere. Me këtë, ashtu si përmendet nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, shteti ynë do të vendoset në hartën e shteteve ku banka qendrore ka nisur proces të polimerizimit të bankënotave të valutës nacionale. Maqedonia iu bashkua Australisë, e cila bankënota të këtilla është duke përdorur nga viti 1988, kur janë lëshuar në qarkullim për herë ë parë në botë. Bankënota polimere shfrytëzojnë edhe Kanada, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Maldive, Brunei, Rumania./Almakos/

Read More »

Moti sot me reshje shiu

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende jostabile dhe me reshje shiu, bubullima dhe erë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 12 gradë ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 25 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 9 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 24 gradë Celsius. The post Moti sot me reshje shiu appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

Milikije Halimi në mesin e 10 politikaneve më të bukura në Maqedoni

Portali repriza.mk ka bë zgjedhjen e politikaneve më të bukura në Maqedoni. Në listën e 10 politikaneve më të bukura, e vetmja politikane shqiptare është kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi. Në listë gjenden edhe Mihaella Ivanova këshilltare në qytetin e Shkupit, Ivana Haxhievska asistente e kryeministrit Zoran Zaev, Sanja Llukarevska drejtoreshë e DAP, Renata Jajoska – Kryetare e socialistëve të rinj evropianë, Danijela Rangelova deputete e VMRO-DPMNE-së, Elena Petkovska ish këshilltare në komunën Qendër, Iva Stojkovska anëtare e LSDM-së, Dragana Kiprijanovska dhe Milla Carovska. The post Milikije Halimi në mesin e 10 politikaneve më të bukura në Maqedoni appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

I plasi aorta në mësim, historia e dhimbshme e 18-vjeçares në Fier

Pak ditë më parë një 18-vjeçare në Vlorë humbi jetën në mënyrë të papritur teksa ishte në orën e mësimit. Pavarësisht se fillimisht u tha se vajza vuante nga Epilepsia, përgjigja e autopsisë ka treguar se ataku kardiak i ka marrë jetën18 vjeçares nga Vlora, duke u plasur aortën.” E reja që studionte në gjimnazin “Jani Minga”, ishte vajza e madhe e familjes, pasi ka edhe 3 motra të tjera më të vogla. E ëma e kishte lënë të vogël, në moshën 6-vjeçare. Në atë kohë, mamaja 34 vjeçe, ndërroi jetë 4 muaj pasi kishte sjellë në jetë edhe vajzën tjetër, duke e lënë foshnjë motrën e vogël të Gertës. I ati, në pamundësi për të rritur i vetëm dy bijat e tij, një vit pas humbjes së madhe, u rimartua. Gruaja e dytë e babait solli në jetën e Gertës edhe dy vajza të tjera, me të cilat ajo kishte marrëdhënie shumë të mirë. Kjo është historia e vërtetë e vajzës që humbi jetën të mërkurën e 9 majit në Vlorë, e nga i afërmi i saj, shkruan Panorama. Ja cfarë shkruan ai: Gerta iku nga banKa e shkollë..

Read More »

Emri i Maqedonisë, takohet Kotzias me Dimitrovin

Ministrat e jashtëm të Greqis dhe të Maqedonisë, përkatësisht Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, u takuan të shtunën në afërsi të Athinës në një raund të ri bisedimesh me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, në përpjekje për t’i dhënë fund problemit mbi njëzet e pesë vjeçar të emrit të ish-republikës jugosllave. Por, pak hollësi janë dhënë nga bisedimet; ndërsa dy ministrat nuk u prononcuan, ndërmjetësi Nimetz u shpreh: “Mund ta karakterizoj takimin si mjaft serioz dhe në disa raste të tensionuar. Para kësaj, kishim bërë punë serioze dhe do të vëzhdojmë kështu; dy ministrat do t’i njoftojnë kryeministrat e tyre në përgatitje të një takimi të tyre në Sofje (të Bullgarisë) javën e ardhëshme me datë 17 të këtij muaji”, tha ndërmjetësi Nimetz. Autoritetet qeveritare në Shkup, nga ana tjetër vlerësojnë se asnjëherë më parë nuk kanë qenë më afër zjidhjes së problemit se sa që janë tash. Shkupi shpreson se me zjidhjen e çështjes menjëherë do të ftohet për anëtarësim në Ale..

Read More »

Milikije Halimi në mesin e 10 politikaneve më të bukura në Maqedoni, ja emrat e politikaneve tjera (Foto)

Portali repriza.mk ka bë zgjedhjen e politikaneve më të bukura në Maqedoni. Në listën e 10 politikaneve më të bukura, e vetmja politikane shqiptare është kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi. Në listë gjenden edhe Mihaella Ivanova këshilltare në qytetin e Shkupit, Ivana Haxhievska asistente e kryeministrit Zoran Zaev, Sanja Llukarevska drejtoreshë e DAP, Renata Jajoska – Kryetare e socialistëve të rinj evropianë, Daniejala Rangelova deputete e VMRO-DPMNE-së, Elena Petkovska ish këshilltare në komunën Qendër, Iva Stojkovska anëtare e LSDM-së, Dragana Kiprijanovska dhe Milla Carovska.

Read More »

Zhbogar: Maqedonia u kthye në ‘rrugën e vërtetë’

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar, tha se festimi i Ditës së Evropës, 9 Maji, është i posaçëm, për shkak se nga vend i cili ecte prapa, u bë vend i cili lëviz në drejtimin e vërtetë. “Vend dhe qytetarë të cilët dërgojnë porosi deri tek Evropa: ‘Po, ne mundemi’ ose siç tha kryeministri […]

Read More »

Zhbogar i kënaqur me drejtimin e Maqedonisë

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar, tha se festimi i Ditës së Evropës, 9 Maji, është i posaçëm, për shkak se nga vend i cili ecte prapa, u bë vend i cili lëviz në drejtimin e vërtetë. ?Vend dhe qytetarë të cilët dërgojnë porosi deri tek Evropa: ?Po, ne mundemi? ose siç tha kryeministri

Read More »