Home / Tag Archives: perfshire

Tag Archives: perfshire

Nga përgjues, në përgjërues…

Në këtë moshë burrat dhe gratë tradhtojnë më shumë

I vetmi detaj që bashkon historinë e stisur të çështjes Xhafaj, është se askush nga personazhet e filmit, nuk merr përsipër përgjimin. I pari që u distancua nga përgjimi ishte Lulzim Basha. Sapo Edi Rama deklaroi se ka siguruar një provë shkencore, se gjithçka është e montuar, ai nxorri menjëherë në ekran “Babalen”, për t’u distancuar nga historia dhe për t’ia lënë atij përgjegjësinë. Pas kësaj, Veliu u thirr nga Prokuroria dhe dëshmoi për gjashtë orë rresht. Sipas asaj që ka thënë në shtyp pasi ka dalë nga Prokuroria, ai nuk merr përsipër përgjimin dhe deklaron se nuk e di, se kush e ka bërë. Ndërkohë PD me nxitim tentoi të shpëtojë dhe regjisorët e tjerë të kasetës, deputetët e saj, që do paraqiten në Prokurori, duke nxjerrë në skenë emrin e një militanti të PD, që së fundmi është përfshirë si gazetar në disa emisione televizive dhe shërben në një portal të PD-së. Nxjerrja në skenë e gazetarit u bë si një përpjekje për të manipuluar opinionin, duke theksuar se intervistën e Veliu..

Read More »

Afera e mishit të prishur, rihapet depoja e fabrikës “Eur Ida”

Kompania nga Rahoveci “Euro Ida”, e cila kishte importuar mish nga kompania belge ‘Vevibva’ në vitin 2016 ishte mbyllur nga autoritetet e Kosovës për shkak të aferës së mishit të prishur.Për këtë aferë, Gjykata Themelore në Prizren i kishte caktuar masën e paraburgimit pronarit të kompanisë Anton Jupa. Mirëpo, javën e kaluar, Jupës iu ndryshua masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Në kërkesën për paraburgim, Prokuroria në Prizren tha se ekziston dyshimi i bazuar që Jupa ka importuar nga Belgjika mish gjedhi me afat të skaduar në sasinë 19,657 kilogramë të cilin, sipas prokurorisë ka tentuar ta shesë në terminalin doganor në Prizren më 12 shtator 2017, edhe pse e ka ditur se është i dëmshëm për njerëzit. Por, depoja e fabrika e cila ishte mbyllur nën dyshimin se kishte importuar mish të prishur, tani është e hapur. Në një përgjigje për Indeksonline nga zyra për informim publik në Komunën e Rahovecit, thuhet se depoja tani është e hapur me vendim të prokurorisë. “Depo ka qenë e mbyllu..

Read More »

Instituti Shqiptar “SME Albania” organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore

Instituti Shqiptar “SME Albania”, ne bashkepunim me SME Academy Network, organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore për SME-te me temë: “Trajnim për menaxhimin e eksportit” në datat 25 – 29 Qershor 2018 @ Hotel Tirana International. Programi fokusohet në praktikat ndërkombëtare të biznesit, dokumentacionin dhe procedurat e eksportit, tregtinë ndërkombëtare, barrierat dhe ndërkombëtarizimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME). Kandidatët që mund të aplikojnë janë: • SME që eksportojnë, • SME që kërkojnë tregje të reja dhe që kanë potencial për të eksportuar në të ardhmen, • Studentët që janë të përfshirë në kërkime në fushat e tregtisë ndërkombëtare dhe hulumtimit të tregut ose që do të dëshironin punë për sektorin privat (si kompanitë eksportuese, konsulencat e hulumtimit të tregut, etj.). Në fund të trajnimit te gjithe pjesëmarrësit do te pajisen me certifikate. Gjithashtu, fale mbeshtetjes nga Ambasada e Kinës, ne fund te trajnimit, do te perzgjidhet nje fitues qe ..

Read More »

Xhavit Haliti e godet me bërryl në bark Arben Gashin e LDK’së (Video

Sharjet ndërmjet njëri-tjetrit sot i realizuan me rrahje. Xhavit Haliti dhe Arben Gashi dje janë sharë mes vetes edhe me fjalë banale, ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmoi fizikisht deputetin Gashi. Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm, ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej. Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, por është ndaluar nga deputetët e tjerë. Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të përqendrohen te procesi i votimit.

Read More »

A është kjo maturantja më e bukur nga qyteti i Prizrenit

A është kjo maturantja më e bukur nga qyteti i Prizrenit Sezoni i maturantëve po vazhdon dhe dita ditës po shohim maturantë dhe maturante të cilët vërtetë se na lënë me gojë hapur, shkruan Kosovarja. Ndër to, është edhe bukuroshja nga Prizreni e cila me pamjen e saj befasoi të gjithë të pranishmit në natën e veçantë. Me fustan, stil dhe qëndrim më ndryshe, duke përfshirë këtu edhe shumë detaje të cilat e bëjnë atë të veçantë, Rinesa me plot kuptimin e fjalës, shkëlqeu

Read More »

OKB voton pro hetimit për vrasjet në Gaza

Meta takon zv.kryeministrin e Maqedonisë, në fokus zbatimi i ligjit për gjuhët

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro dërgimit të një ekipi hetues ndërkombëtar për krimet e luftës, në mënyrë që të hetohen vrasjet e protestuesve në Gaza nga forcat izraelite. Vetëm dy prej 47 anëtarëve të Këshillit, Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër rezolutës. Ndërsa, 29 votuan për dhe 14 abstenuan, përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Gjermaninë. Në rezolutë thuhet se një ekip ndërkombëtar duhet t’i hetojë të gjitha shkeljet dhe abuzimet e pretenduara, në kontekstin e sulmeve ushtarake në protesta civile. Shefi i Këshillit për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Hussein, në një deklaratë këmbënguli se shumë prej të lënduarve dhe të vrarëve ishin tërësisht të paarmatosur. Ndryshe, ambasadori izraelit në OKB, Aviva Raz Shechter, këtë rezolutë e quajti “të turpshme dhe të njëanshme” “Hamasi është ai që kryen krime lufte”, tha Shechter. Nga protestat në Gaza, janë vrarë 60 persona dhe mijëra të tjerë janë plagosur./e.e

Read More »

BE kundër SHBA-ve: Gati të mbështesë ekonomikisht Iranin

Tërheqja e Shteteve të bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ishte një vendim që nuk u prit aspak mirë nga vendet e BE-së. Këto të fundit, me në krye Francën e Gjermaninë, tentuan deri në minutën e fundit për t’i ndryshuar mendjen presidentit amerikan Donald Trump, të mbajë në këmbë marrëveshjen, por nuk ia dolën. Të ndodhur në këto kushte, Komisioni Europian ka propozuar aktivizimin e një statuti të fjetur për të mbrojtur kompanitë europiane që bëjnë biznes me Iranin nga kërcënimi i sanksioneve amerikane. Statuti është miratuar në vitin 1996 si përgjigje ndaj embargos së vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Kubës, por nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Komisioni propozoi gjithashtu heqjen e barrierave që pengojnë Bankën Europiane të Investimeve të financojë aktivitete të llojeve të ndryshme në Iran. Në këtë aspekt, Banka do të mbështesë investimet europiane në Republikën Islamike, përfshirë ato në sektorin e energjisë që janë boshti i ekonomisë iraniane. Sanksionet e Wa..

Read More »

Një studim konfirmon se kjo pije mund të shkatërrojë kockat tuaja, por të gjithë e pijnë atë thuajse çdo ditë

Një pjesë e dietës së përditshme të pothuajse çdo qytetari është soda ose coca cola. Kjo pije e gazuar është e mbushur me sheqer, ose ëmbëlsues. Ju mund të jeni të vetëdijshëm se kjo pije nuk mund t’ju japë ndonjë përfitim, përveç kënaqësisë së shijes, por ne sjellim një listë të të gjitha efekteve anësore që konsumimi i rregullt i sodës mund të sjellë në trup. 1. Soda dhe osteoporoza Soda përmban kafeinë dhe acid fosforik. Studimi i Osteoporozës Framingham ka testuar dendësinë e mineraleve të eshtrave ose BMD të 1413 grave dhe 1225 meshkujve dhe ata kanë arritur në përfundimin se konsumuesit e rregull kanë rezultuar me një reduktim të ndjeshëm të BMD në brinjët e subjekteve femra, të cilat janë shumë më tepër të prekshme ndaj dobësimit të kockave kur krahasohen me meshkujt. Bazuar në disa studime, arsyeja që qëndron pas këtij fenomeni është sasia e tepërt e fosforit që pengon absorbimin e kalciumit nga trupi. Përveç kësaj, ekspertët kanë pohuar se acidi fosforik që përmban coca co..

Read More »

A lejohet seksi gjatë muajit të Ramazanit?

Marrëdhënia seksuale gjatë ditëve në Ramazan nuk është i lejuar për burrat dhe gratë të cilët janë të detyruar të agjërojnë gjatë ditës. Të bësh seks sipas islamit është një mëkat. Përmbahuni nga marrëdhëniet martesore apo marrëdhëniet seksuale. Gjatë agjërimit të gjitha orekset e mishit duhet t’i shmangni duke përfshirë kështu edhe mendimet e papastra të intimitetit. Pas iftarit intimiteti seksual mund të rifillojë. Shfrytëzoni ditën për familjen dhe tregojini nënës tuaj se ju e doni shumë atë. Ruaj një përqafim edhe për motrën tënde! Për sa i përket marrëdhënieve gjatë natës në Ramazan, kjo është e lejuar dhe nuk është e ndaluar, dhe koha kur ajo është e lejuar zgjat deri në fillimin e agimit. Kur agimi vjen, marrëdhënia seksuale ndalohet. Është e ligjshme për ju të keni marrëdhënie seksuale me partneren tuaj për gjatë gjithë natës nëse doni deri sa një fije agimi të vijë në mëngjes. Ky ajet thekson qartë se është e lejueshme për të ngrënë, pirë dhe të kini marrëdhënie gjatë net..

Read More »

Ekstremistët grekë mblidhen në Bularat, rikthejnë tezat e Vorio Epirit

Në Bularat të Dropullit gjatë fundjavës së shkuar përfaqësues të qarqeve ekstremiste greke si dhe anëtarë të organizatës Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit, kanë zhvilluar aktivitete në përkujtim të Protokollit të Korfuzit, të vitit 1914, duke risjellë në vëmendje tezat e autonomisë së Vorio Epirit.Në tubim është shpalosur edhe flamuri i Vorio Epirit, ndërsa organizatori Mondi Kolila, emigrant shqiptar në Greqi tha se çështja e Vorio Epirit është më e ndjeshme se kurrë, 104 vjet pas vendimit të Protokollit të Korfuzit. Kreu i bashkisë së Dropullit, Arqile Deçka që i ishte i ftuar në aktivitet, thotë se nuk ka pasur dijeni për përmbajtjen e ceremonisë dhe se është distancuar e larguar sapo është njohur me qëllimet e saj. Ai mohon që ky aktivitet të jetë organizim i bashkisë. “Si kryetar i bashkisë Bularat, u informova dhe u ftova, por e mora vesh pr çfarë bëhej fjalë dhe u distancova. Kishin ardhur 10-15 përfaqësues nga Greqia, ndërsa ishin ftuar edhe nxënës shkollash dhe punonjës a..

Read More »

Ngjarje e rëndë në Bulqizë, vëllai plagos vëllanë e nipin

Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës. 43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F. Tola, 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit. Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij. Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë. 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë. Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie./syri.net The post Ngjarje e rëndë në Bulqizë, vëllai plagos vëllanë e nipin appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

Stuhia e rërës bën kërdi në Indi, mbi 20 të vdekur

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një stuhie të fuqishme rëre, e cila ka goditur serish Indinë.Numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e stuhisë së rërës është ngritur në 157. Stuhia ishte përcjellë me shpejtësi prej 70 kilometra në orë dhe ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe rrëzoi shumë pemë dhe largpërçues në shtetin federal Utar Pradesh, në veri të Indisë, njoftuan autoritetet, përcjell Telegrafi. Në pjesë të ndryshme të këtij shtetit, kanë humbur jetën të paktën 9 persona dhe 23 janë lënduar. Në Nju Delhi nga stuhia kanë humbur jetën dy persona dhe 18 janë lënduar, transmeton agjencia PTI. Stuhia ka përfshirë edhe pjesët perëndimore dhe jugore të Indisë. Ndërkaq, javën e kaluar së paku 95 njerëz kanë mbetur të vdekur nga stuhia e pluhurit të ashpër që ka goditur Indinë. Stuhia kishte ndërprerë rrymën, çrrënjosur pemët, si dhe kishte shkatërruar shtëpitë duke lënë të ngordhura edhe bagëtitë.

Read More »

Deklarata e fortë e Presidentit turk Erdogan: Do marrim kontrollin edhe në Shqipëri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po mundohet prej kohësh të ndërhyjë në Ballkan. Dje lideri i Turqisë foli për Shqipërinë duke treguar se po mundohet të ndërhyjë në institucionet arsimore në Shqipëri. “Ne avancojmë çdo ditë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore. Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme.” tha Erdogan gjatë një fjalimi atje, shkruan media turke “YeniSafak”. Erdogan po fliste në një fjalim para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, ku nuk kurseu kritikat as për vendet që mbështesin lëvizjen e Fetullah Gulen, përfshirë dhe vendin tonë. Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç tha ai, është armik i islamit dhe Turqisë. Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk tha se Sh..

Read More »

Sherr mes dy personave, përdoren armët

Tiranë-Një sherr mes dy personave në Selitë, ka përfunduar në përdorimin e armëve. Gazeta Shqiptare mëson se ka pasur disa të shtëna me armë zjarri. Policia është njoftuar nga qytetarët, ndërsa në flagrancë është kapur një prej personave te përfshirë në konflikt. Ka dyshime për një të plagosur, ndërsa policia po bën verifikime në spitale. The post Sherr mes dy personave, përdoren armët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »