Home / Tag Archives: presidenti

Tag Archives: presidenti

Ura që lidh Rusinë me Krimenë, vetëm për 19 km (Video)

gazeta-shqip kuriozitete

Një histori më vete dhe në fund një kryevepër! U deshën mijëra njerëz dhe 27 muaj për të ndërtuar një urë prej 19 km që lidh Krimenë me Federatën Ruse. Kështu u zbulua projekti titanik i ndërtimit. Ura e Krimesë u hap këtë javë për automjetet. Videoja u prodhua nga pamjet e fotografuara gjatë muajve të ndërtimit. Ndërsa ura tashmë është funksionale, ende nuk është përfunduar. Pjesa e dytë, e cila është menduar për trenat, është ende në ndërtim e sipër dhe do të jetë gati vitin e ardhshëm. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin, nuk ka duruar, por i hipur mbi një kamion, ka përshkruar urën, duke vulosur edhe një herë aneksimin e “tortës” së quajtur Krime. 18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

FOTO/ Rrëzohet avioni me 104 pasagjerë në bord, vetëm 3 të mbijetuar

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Kubë, aty ku më shumë se 100 njerëz humbën jetën pas rrëzimit të një avioni, ndërsa 3 të mbijetuarit janë në gjendje kritike për jetën. Avioni i “Cubana Airlines” pësoi defekt pasi u ngrit nga aeroporti “Jose Marti” në Havana këtë pasdite. Mediat shtetërore raportuan se ishin 104 vetë në bordin e një avioni që u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Aeroplani Boeing 737 po shkonte në qytetin kuban të Holguinit. Ai kishte 104 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të huaj ekuipazhi. “Fatkeqësisht jemi përpara një aksident ajror. Lajmet nuk janë premtuese, pasi duket se ka një numër tejet të lartë viktimash”, citohet të ketë thënë Diaz-Canel, presidenti i zgjedhur pak ditë më parë në Kubë. Avioni ishte marrë me qira nga kompania shtetërore “Cubana de Aviacion”, nga një kompani meksikane “Damojh”, thekson më tej agjencia kubane e lajmeve “Prensa Latina”. Ekipe emergjencash, zjarrfikës dhe ambulanca shkuan në vendngjarje. Radioja “Havana Cuba” njoftoi përmes “Twitter”..

Read More »

“Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti se ka bërë deri tani”

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit 1928, në faqen n°3, shkrimin e shkrimtarit, romancierit dhe gazetarit, Pierre Chanlaine, në lidhje me arritjet (sukseset) e Ahmet Zogut gjatë udhëheqjes së tij. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin ekskluziv të gazetës franceze: E kaluara e një mbreti. Pse shqiptarët e duan Zogun I ? “Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, që prej 31 janarit 1925, sapo u shpall Mbret i Shqipërisë. Nëse disa kurora rrëzohen, të tjera shfaqen. Kompensim i merituar. Kur luftova në Shqipëri, ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Një vend i bukur, ku përrenjtë kapërcejnë me gëzim pranë maleve gjigante, një vend gjithashtu simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre ndaj shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik ; Ai e ruan nderin. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Etërit e tij luftuan në Fornovo (Fornoue) në ushtritë e Henry III, ..

Read More »

Meta takon zv.kryeministrin e Maqedonisë, në fokus zbatimi i ligjit për gjuhët

Meta takon zv.kryeministrin e Maqedonisë, në fokus zbatimi i ligjit për gjuhët

Presidenti Ilir Meta priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë./e.e

Read More »

Putin sarkastik me ish-agjentin rus: Falë Zotit shpëtoi! Po ta helmonim ne do kishte vdekur në vend

Ish-agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal ka dalë nga spitali, njofton BBC. Ai ndodhej në spital që nga 4 marsi, kur së bashku me vajzën e tij Yulia u gjetën të pavetëdijshëm në qytetin e Britanisë së Madhe, Solsbury. Megjithatë presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar Skripal pas dalje së tij nga spitali duke thënë se nëse do sulmohej me helm të ushtrisë ruse do të kishte vdekur në vend. Skripal tani mbrohet 24 orë me roje në një shtëpi të sigurtë në Angli. Britania ka bërë akuza të shumta ndaj Rusisë, se janë ata që kanë gisht në këtë sulm, duke thënë se u shkaktua nga një agjent nervor të njohur si Novichok, që është krijuar në Bashkimin Sovjetik. “Falë Zotit shpëtoi, nëse do e helmonim ne me helm ushtarak, ta dini se do kishte vdekur në vend. Por shyqyr që ia doli mbanë dhe la spitalin,” tha Putin gjatë takimit me kancelaren Merkel./e.e

Read More »

Qindra persona të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit (FOTO)

Më shumë se 100 persona kanë vdekur pasi rrëzimit dhe më pas shpërthimit të aeroplanit Boeing 737, afër Aeroportit Ndërkombëtar në Havana, kanë raportuar mediat shtetërore. Tre persona kanë shpëtuar mirëpo janë në gjendje kritike në spital, ka raportuar gazeta e Partisë Komuniste të Kubës, Granma. Aeroplani është rrëzuar pak kohë pasi është nisur në ajër. Në aeroplan ishin duke udhëtuar 104 pasagjerë dhe nëntë persona të ekuipazhit, kanë raportuar mediat lokale. “Ka ndodhur një aksident fatkeq. Lajmet nuk janë shumë premtuese, duket se numri i viktimave është i madh” është cituar të ketë thënë presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel. Televizioni shtetëror ka njoftuar se fluturimi ishte planifikuar brenda shtetit, nga qyteti Holgiun në një pjesë në lindje. Ekipet e shpëtimit janë në vendin e incidentit. CUBA Fermo immagine

Read More »

Katër politikanët kosovarë që agjëruan sot

Behgjet Pacolli, Selim Pacolli, Mërgim Lushtaku dhe Haxhi Shala janë së paku katër politikanë kosovarë që kanë agjëruar sot. Disa prej tyre agjërojnë zakonisht, por Shala i Nismës Social Demokrate tha se sot ia ka bërë sefte agjërimit. Ka vite që nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, agjëron Ramazanin. Ani pse i duhet të lëvizë e të mbikëqyrë punët kohë pas kohe, këtë nuk e sheh si pengesë. Madje është një nga politikanët e rrallë që kryen këtë obligim fetar. E në fakt Pacollët njihen si goxha të qëndrueshëm kur është puna tek Ramazani. Edhe vëllai i tij, ministri i jashtëm Behghet Pacolli, agjëron tash e sa vite. E teksa i bën të qarta arsyet e agjërimit, Pacolli shton se e di që politikanët shpesh janë të padrejtë, raporton Frontal në T7. E urime për qytetarët me rastin e Ramazanit bënë edhe politikanët tjerë të Kosovës. Shumica prej tyre shpresuan për agjërim të lehtë. Por si i kanë punët tjerët politikanë me Ramazan dhe a agjërojnë ata? Presidenti Hashim Thaçi nuk agjëron. ..

Read More »

Mediat serbe: Ky është plani amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Sipas gazetës beogradase Novosti, amerikanët, të pakënaqur me performansën e BE’së në bisedimet janë kanë përgatitur një plan për Kosovën dhe Serbinë. Sipas medias, Serbisë i kërkohet që Kosovës t’ia mundësojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB’në ndërsa Kosovës krijimin e Asociacionit me kompetenca të mëdha në arsim dhe shëndetësi. Asociacioni do të funksiononte nën autoritetin e një Zëvendëskryeministri te Qeverisë së Kosovës që do të ishte nga komuniteti serb. Kjo pako e administratës së Trump, sipas këtyre mediave do të diskutohet gjatë javës së ardhshme kur Kosovën dhe Serbinë do t’i vizitojë Wes Mitchel ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi. Kjo është ajo që shkruan gazeta në edicionin e sotëm. Sipas gazetës, duke cituar burime të mirë-informuara, ky dokument i Washington i cili ka shënime të theksuara të shqetësimeve gjeopolitike në shumë mënyra mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Serbisë. Ky tekst siç e quan kjo media serbe për ..

Read More »

Thaçi flet pas takimit me Mogherinin dhe Vuçiqin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimin zyrtar që kishte me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe me presidentin serb Alekasandar Vuqiç, ka thënë se faza e re e dialogut nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.Ai ka thënë se jemi të vetëdijshëm se nuk do të ketë fitore 100% për askënd, por ajo që është e sigurt është se edhe Kosova me arritjen e kësaj marrëveshje ligjërisht obligative, por edhe Serbia, do të jenë pjesë e familjes evropiane. Kjo është deklarata e plotë e presidentit Thaçi dhënë para mediave në Sofje: “Ishte një takim i rëndësishëm, një takim jashtëzakonisht produktiv. Një takim që diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave që Kosova është në rrugë shumë të mbarë, që Kosova ka implementuar të gjitha kriteret, 95 prej tyre të kërkuara nga Bashkimi Evropian, është një vlerësim i lartë. Në të njëjtën kohë diskutuam në takim të veçantë me zonjën Mogherini, për hapat e mëtutjeshëm që duhet..

Read More »

Thaçi pas takimit me Moghernin dhe Vuçiçin: Faza përfundimtare e dialogut, së shpejti

Dikur aleat i Bashës, Kreshnik Spahiu tallet me të: Luli sot mblodhi më pak protestues sesa deputetët që ka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se zonjën Mogherini ka biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë. “Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen. Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Sipas tij, me këtë rast, me iniciativën e zonjës Mogherini ai ka zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. “U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme t..

Read More »

Kërcënimi i Kim Jong-ut për takimin/ Përgjigjet Trump: Të shohim çdo të ndodhë

Presidenti Donald Trump thotë se “do të shohim” nëse takimi i tij i planifikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të zhvillohet. Deklarata vjen pasi Pheniani shprehu rezervave të forta për mbajtjen e takimit pas kërkesave të SHBA-së për shpërbërje të programit të saj të armëve bërthamore. “Nuk kemi ndonjë njoftim. Nuk kemi parë apo dëgjuar asgjë, do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha zoti Trump të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojnë të këmbëngulë për çarmatosjes bërthamore të Phenianit. Koreja e Veriut kërcënoi me tërheqje nga takimi i planifikuar për muajin e ardhshëm ndërmjet udhëheqësit të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Në një deklaratë të transmetuar të mërkurën herët në mënges nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, zëvendësministri i parë i punëve të Jashtme, Kim Kye Gwan, tha se Pheniani do të detyrohet të “rishqyrtojë” nëse do të marrë pjesë në takimin e 12 qershorit në Singapor, në..

Read More »

Çnuklearizimi, SHBA jep “garanci sigurie” për Phenianin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për çnuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit. “Ky është një pakt që prej 25 vjet mbahet pezull në pritje të zbatimit,” tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin Fox News. Shefi i diplomacisë amerikane tha se deri sa erdhi në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Trump, “asnjë president nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë sa që udhëheqja koreano-veriore ta mendonte këtë të realizueshme realisht, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”. Pas dy takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Phenian, zoti Pompeo tha se është i bindur se udhëheqësi Ki..

Read More »

‘Po marrim kontrollin edhe në Shqipëri’, Erdogan lëshon ‘bombën’ në Stamboll

Çdo ditë ne avancojmë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore që financohen nga FETO’. Është presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili sërish ka folur për Shqipërinë duke treguar se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit tonë. Deklarata e tij është bërë në një fjalim para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan u shpreh se dita-ditës vendi po bëhej gjithnjë e më i fuqishëm. Në fjalën e tij ai nuk kurseu kritikat as për vendet që mbështesin lëvizjen e Fetullah Gulen, përfshirë dhe vendin tonë ‘Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme’, deklaroi Presidenti turk në Stamboll, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbylljes së takimeve ndërkombëtare të studentëve, e organizuar nga Federata e Shoqatave Ndërkombëtare Studentore. Duke folur për studentët nga jashtë, të cilët shkollohen në universitetet në Turqi, Erdogan tha ..

Read More »

Shqiptarëve vazhdon t’u shtrenjtohet jeta

Çmimi i naftës në tregun e brendshëm është shtrenjtuar me 5 lekë për litër ditët e fundit. Në pikat e tregtimit të Kastratit, operatorit më të madh në vend, një litër naftë shitet me 177 lekë për litër dhe një litër benzinë me 178 lekë, nga përkatesisht 172 dhe 173 lekë që tregtoheshin më parë. Në pikat e Eida Petroleum, i dyti më i madh, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 176 dhe 177 lekë për litër, ndërsa në pikat e Gega Oil me 175 lekë. Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja e këtij shtrenjtimi lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi arriti tre ditë më parë në 77 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2014, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do të vendoste sanksione ndaj këtij vendi. Rënia e dollarit në tregun vendas, ku aktualisht këmbehet me 106 lekë, nga rreth 129 lekë që arriti më se një vit më parë, ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e naftës në vend, por opera..

Read More »