Home / Tag Archives: qeverise

Tag Archives: qeverise

Ambasadori suedez: Ushtria e Kosovës vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë datë për transformimin e FSK-së në ushtri, drejtues të qeverisë po shprehen të bindur se shumë shpejt do të ndodhë transformimi. Përmendën si mundësi që kjo të ndodhë edhe përmes avancimit të bazës ligjore. Por, kjo gjë po kundërshtohet nga ambasadat e akredituara në Kosovë. Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, për RTV 21 tha se Transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese. “Ne jemi të parët që e kemi njohur Kosovën dhe e dimë që çdo shtet e katë drejtën e vetëvendosjes dhe marrjes së vendimeve kur bëhet fjalë për politikat e sigurisë. Por rekomandimi ynë është që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha ai. Diplomati suedez tha se është duke punuar ngushtë me akterë të ndryshëm, si: Qeverinë dhe shoqërinë civile, për ta sjell Kosovën pranë BE-së. Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ai tha se Suedia e mbështet Kosovën në këtë proces. “Është e rëndësishme për Kosovën e vëna nga K..

Read More »

U sulmua nga RD, reagon Ylli Gurra

“Jeta e çdo qytetari është e shenjta dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve, apo edhe të vëllezërve të krishterë”, do të shprehej Ylli Gura një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Pas mesazhit të myftiut të Tiranës reaguan demokratët. Fillimisht përmes Rilindjes Demokratike, kryeredaktori i së cilës e quan Ylli Gurrën “veglën e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, maskuar si myfti”. “Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shtetin. Atëhere, cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik, që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë, duke u kthyer prej kohësh në një axhami?”. Myftiu i la në heshtje kritikat ndaj tij. “Nuk i komentoj”, u shpreh ai në “Wake up” shkruan TCH. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili është kryesues i listës së Elbasanit, shpërndau në faqen e tij në Facebook shkrimin e Rilindjes Demokratike. ..

Read More »

Pasi PD e Berisha anëtarësuan Shqipërinë në Konferencën Islamike, tani i kërkojnë llogari qeverisë “Rama” pse dërgon ambasadorin në mbledhje…

Meta takon zv.kryeministrin e Maqedonisë, në fokus zbatimi i ligjit për gjuhët

Ironia nuk ka te sosur ne radhet e opozites, teksa pikerisht PD e cila permes ish presidentit Sali Berisha anetaresoi Shqiperine ne Konferencen Islamike, tani i kerkon llogari qeverise “Rama” se perse ka derguar ambasadorin ne mbledhje. Deputeti i PD, Tritan Shehu në një postim të tij në Facebook shkruan se politika e jashtme është antikombëtare dhe mercenare. Ish zv.kryeministri, ish ministri i Jashtem dhe ish kryetari i PD ne kohen kur Sali Berisha anetaresoi Shqiperine ne Konferencen Islamike, tani akuzon qeverine Rama pse merr pjese ne mbledhjen e Konferences Islamike. Sipas tij kjo qeveri po çuditërisht u përfaqësua në Jerusalem për çeljen e Ambasadës në SHBA, një veprim racional ky, por që përsëri Ministria e Jashtme nuk kishte guximin ta publikonte. Postim i plotë i deputetit te PD Kjo eshte Politike e Jashteme antikombetare dhe memece. Rilindja vazhdon oshilacionet e skuthlleqet infantile ne maredheniet nderkombetare, duke demtuar imazhin, rolin e vendit, interesat kombeta..

Read More »

Dosja shokuese e NSA: Në krye të SHBA-ve, qeveri hije e drejtuar nga alienë

“Në krye të Shteteve të Bashkuara është një qeveri hije e drejtuar nga alienë”. Deklarata lëshohet nga Agjencia e lajmeve “Fars News”, një organ zyrtar i Teheranit. Burimet? Dokumente të National Security Agency-Central Security Service (NSA/CSS) që i ka siguruar Fars News nga Edward Snowden. Agjencia pohoi se ky ishte një dokument i klasifikuar si sekret në nivel të lartë konfidencialiteti. Shtetet e Bashkuara janë udhëhequr që nga viti 1945 nga një “qeveri hije” e alienëve dhe për më tepër naziste. Fars News ka publikuar një dosje për ekzistencën e një Qeverie Hije të drejtuar nga alienë. “Që nga viti 1945 SHBA ka një “qeveri hije” të drejtuar nga UFO-t, fshehur në një bazë në Nevada dhe Barak Obama është peng i tyre. Për më tepër, këta janë të njëjtat qenie jashtëtokësore që kanë drejtuar Gjermaninë naziste. Për të qenë më të saktë, Shtëpia e Bardhë e llojit të tretë është e vendosur në afërsi të Nevada dhe në të kaluarën është menaxhuar nga Gjermania e Adolf Hitlerit”, – citon Fa..

Read More »

Theodoros Pangalos: Pse të mos njihet pavarësia e Kosovës

Theodoros Pangalos, ish drejtues i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK). Ai ka qenë zëvendëskryeministër i Greqisë, përgjegjës për koordinimin e Këshillit të Qeverisë për Punët e jashtme dhe ato të Mbrojtjes (KYSEA) dhe Komitetit të ri të Politikave Ekonomike dhe Sociale nga viti 2009, deri në vitin 2012.Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste të Greqisë, duke u rritur në Komitetin Qendror, përpara se t’i bashkohej përfundimisht partisë socialiste PASOK gjatë Metapolitefsi-t. Ai u zgjodh për herë të parë si anëtar parlamenti në vitin 1981 në zgjedhjet e përgjithshme me partinë PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që atëherë. Në vitin 1996 ai u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1999 kur dha dorëheqjen, si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi lideri kombëtar Kurd Abdullah Öcalan: i ndihmuar prej anëtarëve individualë të agjencive të inteligjencës Greke Öcalan hyri në Greqi ilegalisht e më pas u dëbua për në Kenia, ku u kap prej agjentëve Turq..

Read More »

UNICEF lanson “U-REPORT” për ballkanin perëndimor

Zyra e UNICEF-it në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi sot organizuan një ceremoni për të nisur “U-Raport”-in e Ballkanit Perëndimor, një platformë online e zhvilluar dhe përdorur në nivel global nga UNICEF-i për të mbështetur angazhimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve.Ceremonitë paralele u zhvilluan në Prishtinë, Podgoricë dhe Tiranë, të kryesuara nga Drejtoresha Rajonale i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan dhe me akterët kyç të pranishëm. Znj. Khan ishte në një vizitë zyrtare në Prishtinë. Duke folur në këtë ngjarje, znj. Khan tha se lansimi i parë nën-rajonal e bëri U-Raportin e Ballkanit Perëndimor edhe më të veçantë. “Të rinjtë e Prishtinës, Tiranës dhe Podgoricës bashkohen me më shumë se 5 milion U-Reporterë në botë që posedojnë një mjet që ndihmon në vlerësimin e informatave të tyre kthyese mbi çështjet që kanë rëndësi të madhe për ta”, tha ajo. “Mendimet tuaja, idetë tuaja dhe ëndrrat tuaja, këto duhet gjithmonë të merren parasysh kur të merren vendime që do të ken..

Read More »

Ekstremistët grekë mblidhen në Bularat, rikthejnë tezat e Vorio Epirit

Në Bularat të Dropullit gjatë fundjavës së shkuar përfaqësues të qarqeve ekstremiste greke si dhe anëtarë të organizatës Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit, kanë zhvilluar aktivitete në përkujtim të Protokollit të Korfuzit, të vitit 1914, duke risjellë në vëmendje tezat e autonomisë së Vorio Epirit.Në tubim është shpalosur edhe flamuri i Vorio Epirit, ndërsa organizatori Mondi Kolila, emigrant shqiptar në Greqi tha se çështja e Vorio Epirit është më e ndjeshme se kurrë, 104 vjet pas vendimit të Protokollit të Korfuzit. Kreu i bashkisë së Dropullit, Arqile Deçka që i ishte i ftuar në aktivitet, thotë se nuk ka pasur dijeni për përmbajtjen e ceremonisë dhe se është distancuar e larguar sapo është njohur me qëllimet e saj. Ai mohon që ky aktivitet të jetë organizim i bashkisë. “Si kryetar i bashkisë Bularat, u informova dhe u ftova, por e mora vesh pr çfarë bëhej fjalë dhe u distancova. Kishin ardhur 10-15 përfaqësues nga Greqia, ndërsa ishin ftuar edhe nxënës shkollash dhe punonjës a..

Read More »

Grigja diskuton me Salianusin punën e audio-përgjimit në Prokurori

Dhëndërri i Berishës poston foton e Xhafajt student me Enverin, qytetari i përgjigjet me fotot e vjehrrit Sali me fëmijët e diktatorit Hoxha

Pas lajmeve se kaseta e Salianusit doli fallco, Grigja e dëshpëruar i shkruan atij rreth kasetës dhe problemit që mund të ketë tani që doli kaseta fallco. -Si nuk bëre një gjë me shpirt në këtë jetë, gjithë jetën fallco. -Unë bëj gjërat që më kërkojnë, fallco i duan, fallco ua bëj. -Kjo gjë mund të të dëmtojë përfundimisht. Do ngelesh gjithë jetën pa një çikë shpirt. -Këtu dhashë sa munda. Zërin e Gones e qau Gonia jonë. Zërin e atij jevgut e kishim, se e regjistruam në kafe. Numrin e telefonit të Gones na e dha Besimi. Skenarin na e shkruajti Doktori. Montazhin na e bëri Kunati. Dhe ti kërkon përgjegjësi nga unë. Unë vetëm në konferencë shtypi dola. -Kam frikë se tani do hapen telashe të reja. Do t’u çojnë në Prokurori dhe Doktori do t’u akuzojë që shitët PD-në. Çfarëdo të thoni ju, ai do thotë i ngulët thikë pas shpine PD-së. Nëse thoni që kaseta nuk është e juaja, do t’u akuzojë për tradhtarë. Nëse do thoni që ua dha Besimi një pjesë, do t’u akuzojë si spiunë. Nëse..

Read More »

Profesoresha nga Madridi: Spanja më radikale ndaj Kosovës se Serbia

Para se të fillojë pjesa zyrtare e Samitit të Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy do të largohet nga Bullgaria. Arsyeja? Ai nuk dëshiron të jetë në një tavolinë me politikanët e Kosovës. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimi i këtij vendi është bërë edhe më i ashpër me thellimin e krizës në Kataloni muajve të fundit. Në një kronikë të radios publike gjermane theksohet se Ballkani nuk luan ndonjë rol në Spanjë. Politologia Ruth Ferrero-Turrión nga Universiteti Complutense i Madridit thotë se i vjen keq për këtë. Ajo tregon se tërë jetën e saj akademike ia ka kushtuar Europës Juglindore, andaj thotë se është e pikëlluar që rajoni është zhdukur nga vetëdija e opinionit publik spanjoll dhe nga politika spanjolle. «Ky qëndrim i ngurtë i Spanjës nuk është fort i mençur. Pavarësia e Kosovës është si pasta e dhëmbëve – nuk mund të kthehet pas prej nga ka dalë. Ne jemi më pak fleksibël se Rusia apo Serbia. Madje edhe vetë Serbia mban li..

Read More »

Gjonaj nga Fieri: Brenda 2019 merr fund sorollatja e qytetarëve për pronat

Dikur aleat i Bashës, Kreshnik Spahiu tallet me të: Luli sot mblodhi më pak protestues sesa deputetët që ka

Njësitë administrative Levan dhe Frakull në qarkun e Fierit, ishin ndalesat e radhës të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”. Bashkë me kryetarin e bashkisë, deputetët e zonës dhe gjithë drejtuesit e drejtorive qendrore e vendore ministrja ka dhënë llogari për punët e kryera, por edhe për çfarë do të bëhet akoma në këtë mandat qeverisës. “Folëm për Reformën në Drejtësi, si një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë lodhur për dy dekada e gjysmë nëpër dyert e gjykatave nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Rezultatet e kësaj reforme i siguruan Shqipërisë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për në BE.” Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë Reforma e pronës, për të cilin kishte një interes të veçantë nga banorët, është një tjetër prioritet i Qeverisë. Ministrja i ka siguruar banorët se brenda mesit të vitit 2019 do të regjistrohen të gjitha titujt e pronësisë që lidhen..

Read More »

‘Largimi i Xhafajt do të thotë rënie e qeverisë.’’ Reagon PD: Njëlloj si Tahiri, Xhafaj i dha mesazh Ramës

Pak orë pas daljes së ministrit Fatmir Xhafaj në një konferencë për shtyp, ka reaguar edhe opozita përmes një deklarate, të dhënë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili tha se rasti i Xhafajt është i njëjtë me Sajmir Tahirin, dhe se ministri i Brendshëm i dha sot një mesazh Ramës se; ‘Largimi i tij do të thotë rënie e qeverisë.’’ ‘’Fatmir Xhafaj veproi njëlloj si Sajmir Tahiri që derdhi lot krokodili . Ndoshta nuk ka aq dosje sa Sajmir Tahiri, por mesazhi që Xhafaj i dha sot Ramës është se: Largimi i tij do të thotë rënie e qeverisë.’’E vërteta është se audiopërgjimi provoi se Agron Xhafaj është drejtues i trafikut të drogës nën mbrojtjen e vëllait, ministër i Brendshëm, dhe se e ka vazhduar këtë trafik veçanërisht gjatë kohës që vëllai i tij u bë ministër. ‘Shqiptarët ta dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt, dhe jo rezultatet e një ekspertize nga një laborator i Ramës dhe Xhafajt. Sot Fatmir Xhafaj foli edhe për dhimbjen si vëlla, por në fund të fundit ai po kryen dënimin e merituar. Xh..

Read More »

Edhe Amdija lëpin kockën e pushtetit, ja çka përfiton?!

Amdi Bajram, kryetari i Lidhjes Rome dhe deputeti kontrovers që deri dje ishte aleat i përbetuar i VMRO-DPMNE së Nikolla Gruevski do të jetë pjesë e Qeverisë. Ai nuk do të ketë poste ministrore dhe zv/ministra, por do të ketë drejtori. Deri tani siç bëhet e ditur, kuadri i kësaj partie do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e drejtorit të Qendrës Tregtare të Qytetit dhe dy tre drejtori të tjera. Amdi Bajram deri vitin e kaluar njihej edhe si një nga kritikët e ashpër të kryeministrit, ku gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se pas zgjedhjeve “Zaevin (Zajkon) do ta fuste në kafaz”. (INA) The post Edhe Amdija lëpin kockën e pushtetit, ja çka përfiton?! appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

Banorët e Hanit të Elezit kërkojnë rrugë, japin një ultimatum (VIDEO)

Në vendin ku u ndalua qarkullimi për automjete në magjistralen Kaçanik Hani i Elezit, kanë protestuar banorët e kësaj ane. Ata ishin të ashpër në drejtim të qeverisë duke i dhënë edhe një ultimatum, njofton Klan Kosova. Kronikë nga Agan Hajdarhoxha. The post Banorët e Hanit të Elezit kërkojnë rrugë, japin një ultimatum (VIDEO) appeared first on Iliria News Agency.

Read More »

Kim Mehmeti kërkohet për ministër të Kulturës?!

Në Lëvizjen BESA kanë bërë të ditur se në kuadër të qeverisë ata do të qeverisin me Ministrinë e Kulturës. Por kreu i kësaj partie,Afrim Gashi nuk ka dhënë ndonjë emër për këtë post, por duke theksuar se kjo parti ka kuadro të mirëfillta dhe të profesionalizuara që mund të drejtojnë edhe këtë dikaster. Por në kuadër të thashethemeve në qarqet politike, burime partiake pranë LSDM thonë për INA se publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti do të ishte kandidati ideal dhe tejet reflektues në postin e Ministrit të Kulturës. “Duke ditur se më parë Kim Mehmeti ka mbështetur këtë Lëvizje, pse jo të mos jetë në këtë detyrë. Ai do të lartësonte edhe më shumë këtë ministri, duke qenë se vjen nga bota e letërsisë dhe kulturës, dhe është njohës i mirë i rrethanave aktuale shoqërore”, theksoi një përfaqësues i LSDM-së, duke theksuar se megjithatë është çështje e BESËS se kë do të propozojë për ministër. (INA) The post Kim Mehmeti kërkohet për ministër të Kulturës?! appeared first on Iliria News Agency.

Read More »