Home / Lajme Shqip

Lajme Shqip

7 shenjat e sigurta që partneri ju tradhton. Kujdes!

Tradhëtia është një nga gjërat që ka lindur me njerëzimin. Nuk mund të shmanget edhe nga bisedat e përditshme, pasi na prek të gjithëve. Zgjidhja si të shpëtojmë prej saj, ende nuk ka ardhur pasi nuk mund ta kontrollosh, ajo thjesht ndodh. Në këtë artikull, sipas intv.al do shihni disa shenja që do ju ndihmojnë të dalloni nëse partneri po ju tradhëton. 1. Nuk qëndron vetëm me ju në dhomë Shumë herë një burrë që po tradhëton, diçka e mundon dhe nuk e ka mendjen te ju. Kjo është një shenjë e sigurt se diçka është e gabuar në marrëdhënien tuaj. Ai ju shmanget, pra kujdes! 2. Nuk po ju ngacmon Çiftet e shëndetshme, e ngacmojnë njëri-tjetrin edhe në mënyrë rastësore, pasi tregon që pasioni dhe interesi nuk ka ndryshuar. Një ledhatim i çastit, tregon se marrëdhënia juaj po shkon si duhet, por në rastin e kundërt, është shenjë jo e mirë. Ndoshta partneri po mendon për dikë tjetër. 3. Nuk bën më surpriza Një mashkull e di që femra i ka shumë qejf dhuratat pa plan. Një gjë sado evogël, ia b..

Read More »

Haradinaj për incidentin me zonjën nga Shqipëria: Po të ishte burrë e kisha kry ndryshe

Kryeministri Haradinaj është i bindur se duke e tërhequr nga krahu prej foltores zonjën nga Shqipëria, u tregua burrështetas. Nuk është penduar aspak e thotë se do ta kryente ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë. Përjashton mundësinë se Kadri Veseli e vuri në kurth. Kryeministri Ramush Haradinaj është arsyetuar për incidentin e djeshëm në manifestimin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku shefi i ekzekutivit doli dhe e tërhoqi nga krahu një zonjë që mori fjalën pa leje, shkruan Express. “Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje e thërrasim veten edhe shtetet tjera. Është e papranueshme një i paftuar të flasë”, ka thënë kryeministri. “Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha tutje Haradinaj. Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore. “Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A k..

Read More »

Zhduket një grua në Kumanovë

Jagoda Serafimovska (66) nga Kumanova dje në orët e hershme të mëngjesit ka dalë nga Shtëpia për persona të moshuar “Zafir Sajto” në Kumanovë ku ka qëndruar. Familja e Serafimovskës kërkoi ndihmë nga qytetarët nëse e vërejnë ta paraqesin në stacionin e policisë ose të paraqiten në numrat e telefonit 078/334-392, 078/ 334-372. Gruaja e zhdukur ka probleme shëndetësore. Nga MPB-ja konfirmojnë se personi është denoncuar gjatë ditës së djeshme nga ana e kumanovarit S.S. Policia ndërmerr masa për gjetjen e personit. Përgjegjësit nga Shtëpia e pleqve thonë se edhe ata ndërmarrin masa për gjetjen e gruas.

Read More »

Nuk do ketë më parkim falas në Strugë

Më datë 18/06/2018 me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të Komunës së Strugës do të mbahet seanca e 10 (dhjetë) e Këshillit me këtë Rend Dite: – Procesverbal nga seanca e 9 – të e Këshillit të Komunës së Strugës. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Statutit të NP “Eko-Strugë” – Strugë Propozim Vendim për emërim të anëtarëve të këshillit drejtues i NP “Hidroteknika” – Strugë. Propozim Vendim për emërim të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës për kontroll të punës materialo financiare të NP “Hidroteknika” – Strugë. Propozim Vendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të këshillit drejtues i NP “Komunallno” – Strugë. Propozim Vendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të këshillit drejtues të NPN “Proakva” – Strugë. Propozim Vendim për zhvendosjen e monumentit -bustit. Propozim Vendim për vendparkime publike të komunës së Strugës. Propozim – Vendim për përcaktimin e parkimit zonal në qytetin e Strugës. Propozim – Vendim për përcaktimin e tarifës të çmimeve sipas zonave për..

Read More »

Hadi Osmani emërohet në post të rëndësishëm në Kumanovë

Kandidati i LSDM-së në zgjedhjet lokale, Hadi Osmani, ka marrë post të rëndësishëm në degën e kësaj partie në Kumanovë. Kryetari i degës e ka propozuar Osmanin për koordinator të degës për marrëdhenie ndëretnike. “Kryetari i degës s LSDM-së në Kumanovë më propozoi për koordinator për çështje ndëretnike në degën më të madhe të LSDM-së, por njëkohësisht edhe mes degëve më të rëndësishme për shkak të specifikave që ka qyteti ynë. Martini e bëri propozimin duke e vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe punën time të deritanishme jo vetëm në parti, por edhe përgjithësisht në shoqëri. Unë e pranoj këtë kandidaturë duke pasur parasysh vizionin e kësaj partie. Bashkë dhe në bashkëpunim me Martinin, tërë degën dhe tërë partinë, dëshirojmë të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, të tregojmë se në Kumanovë mund të jetohet pa frikë dhe pa paragjykime, se Kumanova është qytet i qytetarëve e jo i politikanëve, se në Kumanovë mund të jetohet në paqë e jo me konflikte e incidente siç janë bërë sken..

Read More »

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja që pritet ta nënshkruajnë Zaev dhe Cipras?!

Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes) e verifikuar me ndryshime kushtetuese, është baza e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Prespë deri kah fundi i javës, thuhet në dokumentin deri tek e cila erdhi Alsat-M nga përfaqësues ndërkombëtarë të mediave në Athinë. Sipas burimeve tona, marrëveshja mes tjerash i përmban këto pika: -Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta e vendit fqinjë. Ndërsa pjesa e hemogjenitetit të harmonizohet në mënyrë analoge me kushtetutën greke. -Periudha e tranzicionit përcaktohet me ndryshime të dokumenteve të brendshme të vendit fqinjë dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave paraqasëse me Maqedoninë e Veriut. -Do të formohet Komision për përdorimin e termeve tregtare në të dyja vendet. -Gjuha maqedonase është pranuar, me vërejtje se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se ajo gjuhë ka prejardhje sllave (ashtu siç është nënvizuar në kornizën e OKB-së) -Në pjesën ..

Read More »

Përleshje mes bandave shqiptare në Belgjikë, vritet një grua, 4 persona të tjerë plagosen

Sërish shqiptarët në qendër të vëmendjes në mediat e huaja. Një grua ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjes mes dy bandave shqiptare. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në komunën Ans të Belgjikës, ku dy banda rivale shqiptare u përfshinë në një sherr masiv mes tyre. Në konflikt u përdorën thika, shkopinj bejsbolli, shufra hekuri dhe sende të tjera të forta, ndërsa dëshmitarët e përshkruan si një skenë lufte. Viktima është një 43-vjeçare, e cila humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet. Ajo u përplas nga një automjet. Identifikimi i viktimave nuk bëhet i ditur, ndërsa disa prej personave të përfshirë në konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar apo shoqëruar./OraNews

Read More »

Burime pranë LSDM-së: Pasi e “përjashtuam” BDI-në nga negociatat, emri u zgjidh më shpejtë

Burime pranë LSDM-së: Pasi e “përjashtuam” BDI-në nga negociatat, emri u zgjidh më shpejtë Burime partiake pranë LSDM-së kanë thënë se përfaqësuesit e BDI-së dy-tre javët e fundit tërësisht janë distancuar nga negociatat për çështjen e emrit. “Pikërisht gjatë kësaj periudhe ka ndodhur përparimi më i madh në negociata. Edhe para një muaji ishim në prag të zgjidhjes së problemit gjatë samitit të BE-së në Sofje, mirëpo kemi përshtypje se dikush dërgonte informacione në VMRO dhe te Ivanovi dhe zgjidhja u komplikua. Dyshimet tona ishin se këtë mund ta ketë bërë BDI-ja, prandaj vetndosëm ta distancojmë këtë subjekt nga negociatat, të mos them ta përjashtojmë fare”, ka thënë një burim pranë LSDM-së, duke dashur të mbetet anonim, i cili prej afer ka qene i kycyr ne negociatat per emrin. Sipas tij, “me këtë sjellje BDI vetëm ka zvarritur por nuk ka mundur të pengojë zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi mbi 20 vjeçar, e që posaçërisht u ndërlikua në kohën e qeverisjes VMRO-BDI”. “BDI tani ë..

Read More »

VMRO-DPMNE: Zaev dje i shkeli vijat e kuqe

Zoran Zaev dje i shkeli vijat e kuqe të cilat deri më tani i mbronin të gjithë politikanët të cilëve qytetarët ju dhanë besimin për të udhëhequr shtetin, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. “Zoran Zaev jo vetëm që ka pranuar se është pajtuar të ndryshojë emrin kushtetues, por gjithashtu ranë dakord mbi nacionalitetin, i cili deri më tani ishte definuar qartë, t’i shtohet “qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Autoritetet në Greqi festojnë atë që e kishin paraparë, sepse për herë të parë në dy dekada negociata një politikan nga Maqedoni pa asnjë dyshim ka pranuar të gjitha kushtet e tyre dhe për t’ju ofruar marrëveshjen më të mirë deri më tani”, citohet në njoftim. Sipas VMRO-DPMNE-së, Republika e Maqedonisë, e kaluara e saj, e tashmja dhe e ardhmja dje ishin viktimë, siç citohet, e shprehive të Zoran Zaevit “të përulet” vetëm, për të realizuar interesin personal. “Zoran Zaev dhe karteli kriminel të cilin e udhëheq, prezantuan marrëveshje në të cilën shteti është i mposhtur. Negociatat..

Read More »

ASH: “Republika e Maqedonisë së Veriut”, moment i ri pozitiv që hap rrugë drejt integrimeve!

Propozimi i ri për emrin e shtetit, “Republika e Maqedonisë së veriut”, që erdhi si rezultat I bisedimeve mes Greqisë dhe Maqedonisë, paraqet një moment të ri pozitiv në gjetjen e zgjidhjes së përhershme të kontestit të emrit mes dy shteteve, që hap rrugë drejt integrimit të vendit në strukturat Euro-atlantike. Ky propozimi është një emërtim i pranueshëm për të gjithë dhe nuk e dëmton realitetin multietnik, të Maqedonisë, për dallim nga propozimi paraprak i Qeverisë madje i promovuar nga BDI, që shteti te mbajë një emër me karakter historik dhe fetar. Aleanca për Shqiptarët, në parim e përkrah këtë emër dhe shpreh gatishmëri për ta ratifikuar në Kuvendin e RM, si dhe për t’i thënë po Referendumit, përmes së cilit qytetarët do ta japin fjalën e fundit. Shfrytëzojmë rastin t’i falenderojmë të gjithë kontribuesit, që dhanë ndihmesën e çmueshme për zgjidhjen e kësaj çështje, me theks të veçantë faktorit ndërkombëtar; Bashkimit Europian dhe SHBA-ve për rolin e tyre të rëndësishëm në këtë pr..

Read More »

Kotzias: Ka përfunduar kontesti i emrit me Maqedoninë Veriore

Në konferencën për shtyp për mediat në Moskë, pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në pyetjet e gazetarëve u përgjigj duke përdorur emrin e ri të dakorduar ‘Maqedonia Veriore’, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nikos Kotzias tha se në rajon ekziston një kulturë ku qytetarët dëshirojnë të krijojnë zënka për emrat. “Politika e jashtme e qeverisë tonë është aktive, demokratike dhe shumëdimensionale. Në këto suaza e zgjodhëm kontestin që zyrtarisht ekziston më shumë se 25 vite, ndërsa realisht së paku 70 vite: të ndërpritet kontesti i emrit me Maqedoninë Veriore. Është pjesë e kulturës së rajonit të ketë zënka për emrat. Ekzistonte edhe çështja e irredentizmit, gjë të cilën e zgjodhëm me këtë marrëveshje”, u shpreh Kotzias.

Read More »

Egjipti më i sigurt se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar

Egjipti, në një anketë globale, u rendit si vendi më i sigurt në Afrikë dhe, madje, më lart se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Qendra Gallup i ka pyetur njerëzit nëse ndjehen të sigurt të ecin natën rrugës dhe nëse kanë qenë viktima të krimit. Anketa e radhit Egjiptin të 16-tin në mesin e 135 vendeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndodhet në pozitën numër 21 dhe SHBA-ja në 35. Singapori, ndërkaq, radhitet si më i sigurti, ndërsa Venezuela është në fund të listës. Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, e udhëheq këtë vend prejse ushtria ka hequr nga detyra presidentin pro-islamik, Mohammed Morsi, në vitin 2013. Qeveria e tij vazhdon të luftojë militantët e Shtetit Islamik në disa rajone.

Read More »

Takim miqësor i Gashit me Ambasadorin Frëng Kristian Timonie

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi, u pritën në takim nga Ambasadori i Francës në Shkup, z. Kristian Timonie. Me këtë rast u fol për procesin historik të zgjidhjes së kontestit të emrit, si dhe për zhvillimet e tjera aktuale politike. Gashi e informoi Ambasadorin Timonie se Lëvizja BESA e ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshje dhe shfaqi gatishmërinë e tij për t’u vënë në shërbim të kësaj kauze, që duhet të finalizohet me anëtarësim në NATO dhe hapërim drejt BE-së. “Kjo marrëveshje dhe anëtarësimi në NATO janë hapat historike, të cilat edhe ishin arsyeja më e madhe që ne pranuam të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare dhe pushtetit ekzekutiv”, theksoi Gashi. Ai foli edhe për punën e grupit parlamentar në Kuvend, si dhe për vizionin që e ka Lëvizja BESA në resorin e Kulturës. Ambasadori francez Timonie shfaqi kënaqësinë e tij për rolin konstruktiv të Besës dhe e përshëndeti këtë angazhim të kreut të saj.

Read More »

Bujar Osmani figura qendrore shqiptare në negociatat finale rreth emrit

Koment – TetovaSot Për ti thënë gjërat deri në fund atëherë nuk është vetëm Nikolla Dimitrovi dhe kryeministri Zoran Zaev por është edhe një tjetër protagonist shqiptar që ka luajtur një rol thelbësorë gjatë negociatave rreth çështjes së emrit .Figura qendrore shqiptare në negociatat finale padyshim i koordinuar edhe nga subjekti politik i tij, në […]

Read More »