Home / English

English

Këngëtari shqiptar u nda nga gruaja 1 muaj pasi bëri tatuazh portretin e saj

“Nuk e kisha menduar kurrë” , spikerja Senada Jaho tregon si u bë pjesë e televizionit

Bledar Loloci është një prej tatuazhistëve të njohur të Tiranës, ndaj ka pasur eksperienca edhe me personazh publikë shqiptarë. Gjatë një interviste për emisionin ‘In Traffic’, ai tregoi historinë e një këngëtari të njohur shqiptar. Bledari rrëfeu se këngëtari kishte shkuar bashkë me gruan e tij tek ai, për të bërë gjestin romantik: tatuazh portretin e saj. Mirëpo një muaj pas tatuazhit këngëtari ishte ndarë nga gruaja dhe kishte kërkuar ta modifikonte tatuazhin e tij, duke e mbuluar me një figurë tjetër.

Read More »

Abuzoi me tenderat e ushqimeve, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

Këngëtari shqiptar u nda nga gruaja 1 muaj pasi bëri tatuazh portretin e saj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 5 vitë burg për Ish- drejtorin e Përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto. Zoto akuzohet për abuzim më tenderat e ushqimeve në burgje. Gjithashtu është kërkuar edhe dënim plotësues për Zoton pëe të mos ushtruar funksion publik. Ndërkohë kujtojmë që Artur Zoto ndodhet prej më shumë se një viti në qelitë e paraburgimit. Zoto mohon të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. Gjatë zhvillimit të seancës së sotme Zoto nuk ka qenë i pranishëm. Zoto u arrestua pas dëshmisë së ish-vartesit te tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkepunio me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lek nga biznesment që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit. Për Labin Prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg, por për shkak të bashkëpumit me drejtësinë kërkoi që të shfuqizohej ky dënim.

Read More »

Përgatituni për vitin 2020! Çfarë duhet të dini para udhëtimeve pa viza në “Schengen”

Rihanna do të zhvendoset më afër Shqipërisë për hir të dashurisë

Shumë vende nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, qytetarët e të cilëve gjithsesi mund të futen në zonën “Schengen” të BE-së pa pasur nevojë për t’u pajisur me një vizë. Specifikisht janë 60 vende të tilla (sipas të dhënave të gushtit 2017) të cilat nuk janë në BE, por mund të lëvizin lirshëm pa viza. Shtetasit e këtyre vendeve lejohen të shkojnë në shtetet e zonës “Schengen” për qëllime biznesi apo udhëtimi për një periudhë kohore 90-ditore. Gjatë këtyre 90 ditëve, vizitorëve nuk u lejohet të punojnë apo studiojnë, por mund të përfshihen në çështje biznesi dhe aktivitete turistike. Vlen për t’u theksuar se, shqetësimet e fundit mbi sigurinë dhe terrorizmin, por edhe për krizën e emigrantëve, kanë shtuar thirrjet për një menaxhim më të mirë të atyre që hyjnë në kufijtë e BE-së. Bashkimi Europian ka deklaruar vazhdimisht se objektivi i tij është udhëtimi brenda kufijve të tij të jetë një eksperiencë më e sigurtë. Për të reduktuar procedurat dhe kohët e gjata të pritjes, por edhe për t..

Read More »

“Nuk e kisha menduar kurrë” , spikerja Senada Jaho tregon si u bë pjesë e televizionit

Përgatituni për vitin 2020! Çfarë duhet të dini para udhëtimeve pa viza në “Schengen”

Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht në ekran. Por sot spikerja e lajmeve Senada Jaho sprovoi veten në një tjetër fushë, atë të gatimit. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan nga ku tregoi qëllimet në televizion. Spikerja tha se për 16 vite ka jetuar në Romë të Italisë dhe pas kthimit eksperienca saj e parë në televizion ka qenë në Klan ku ka punuar si kuruese imazhi. Ajo tregoi se dikur televizioni nuk i ka pëlqyer dhe se është bërë rastësisht pjesë e tij. Unë kam jetuar 16 vite në Romë. Pas kthimit eksperienca ime e parë ka qenë në Tv Klan dhe kam qenë kuruese imazhi, qëllova në profesion. Fillova të përshtatesha në Shqipëri dhe avash avash u bëra pjesdë dhe provova veten. Nuk e kisha menduar kurrë, nuk më pëlqente televizioni. Ndodhi krejt rastësisht, më provuan, e bëra punën dhe tashmë televizioni është kthyer në dashuri. Tani nuk angazhohem më me modën, por nëse do kisha jetuar në Itali do kisha ndjekur profesionin”, tha Jaho./tvklan.al

Read More »

Tarifat e Trumpit, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

Gjenden shëndoshë e mirë dy binjaket e humbura në Itali, qeni i tyre hero i mbrojti gjithë natën

Edhe pse u mendua se për Europën do të kishte lëshime, raportet në mediet gjermane tregojnë se Berlini pret që tarifat ndëshkuese doganore amerikane ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga vendet e BE-së të hyjnë në fuqi më 1 maj. Burime nga qeveritarë gjermanë e bënë këtë pohim pak përpara nisjes së Kancelares Angela Merkel drejt Shteteve të Bashkuara. Përfaqësuesi i ekzekutivit gjerman, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, sqaroi se, për sa i takon Berlinit zyrtar, ai po përgatitet që tarifat e reja të vendosen me të hyrë muaji që vjen. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i justifikoi tarifat e reja prej 25 për qind mbi çelikun e 10 për qind mbi aluminin, me pretendimin se importet e huaja po dëmtojnë sigurinë kombëtare të SHBA-ve, duke minuar prodhimin vendas të nevojshëm për gatishmëri ushtarake. Por, pas reagimit të ashpër të aleatëve të Amerikës, Trump u detyrua të bëjë një hap prapa e të lejonte një përjashtim të përkohshëm nga kjo masë të partnerëve kryesorë, përfshirë Kanadanë dhe ..

Read More »

Rihanna do të zhvendoset më afër Shqipërisë për hir të dashurisë

Tarifat e Trumpit, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

Do t’i thotë “lamtumirë” Amerikës, për të ardhur në kontinentin Evropian! Rihanna thuhet se po planifikon të blejë një shtëpi në Paris, për të qenë më afër me të dashurin e saj miliarderin, Hassan Jameel! “Hassan urren Los Angeles, kështu që Rihanna ka udhëtuar vazhdimisht në Evropë për ta takuar”, ka thënë një burim për revistën OK! , duke shtuar se Rihanna po jeton më e qetë në Francë. “Ata mund të kenë një jetë më normale atje, pa patur ndërhyrje nga fansat dhe paparacët”, shtoi burimi.

Read More »

Gjenden shëndoshë e mirë dy binjaket e humbura në Itali, qeni i tyre hero i mbrojti gjithë natën

Tahiri, “taksa” e bisedimeve?! Gjermania, as po as jo: Vendimi së shpejti për Shqipërinë

Binjaket e humbura në Tarçento (Udine), janë shpëtuar të mërkurën mbrëma nga tre vullnetarë. Duket e pabesueshme por ato janë mbrojtur gjatë gjithë kohës nga qeni i tyre, Margot. Qeni nuk i ka la për asnjë moment vetëm dhe vetëm kur pa disa njerëz të afrohen, shkoi dhe i tregoi vendin ku po qendronin dy binjaket. Qeni çoi vullnetarin hero, Alexei Coianz, në mes të natës, pikërisht në vendin ku gjendeshin dy vogëlushes. Alexei Coianz, është në fakt vetëm një nga heronjtë që vendosën të bashkohen me vullnetarët për kërkimet në mes të natës. Ai postoi fotot në facebook duke shkruar “Unë, Francesco dhe Silvio Michelizza kemi gjetur të sigurta e shëndoshë e mirë binjaket Adele dhe Elizabetën.” Alexei përshkruan me shumë emocion momentet e kërkimit në pyllin e dendur ku pas orësh ecje në këmbë arritën të gjenin vajzat “Ne jemi këtu! Jemi të uritura, eja” i janë përgjigjur kështu vogëlushet thirrjeve të tre shpëtimtarëve. Qeni Margot, në këto momente nuk e ka fshehur dot lumturinë dhe..

Read More »

Tahiri, “taksa” e bisedimeve?! Gjermania, as po as jo: Vendimi së shpejti për Shqipërinë

Vrasja nga grabitësit në Kamëz, Polici-Prokurori ping-pong për foton e autorëve

Gjermania ende nuk e ka një përgjigje për fatin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mediat gjermane ndërkohë raportojnë se në takimet e kryeministrit Rama ne Berlin është përmendur ish-ministri Saimir Tahiri. Siç raporton DW, emri i Tahirit është përmendur edhe nga deputetët e majtë në Bundestag. Shqipëria nuk ka një “po”, por asnjë edhe një “jo” gjermane për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kancelarja Merkel foli për parakushte ndërsa opinioni pritet të merret në javët në vijim. Por cilat janë problemet kryesore të Gjermanisë me Shqipërinë. Asgjë nuk ka ndryshuar kërkohen tregues të qartë dhe të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe siç kanë thënë gjermanët e CDU–CSU për bazë nuk merret vetëm raporti i Komisionit Europian. Në të gjitha takimet, kryeministri Rama i ka bërë jehonë suksesit që po shënon vettingu në gjyqësor që në hapat e tij të parë, por ka një fakt ku sjellja e mazhorancës socia..

Read More »

Vrasja nga grabitësit në Kamëz, Polici-Prokurori ping-pong për foton e autorëve

Lajmifundit.al

Policia e shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e grabitësve të Kamzës që vranë Agim Bucin dhe plagosën gruan e tij. Për këtë ofertë policia jep 5 milionë lekë për qytetarin që do japë informacion për të dyshuarit. Kur kanë kaluar mbi 12 orë nga tentativa e grabitjes në Kamëz që përfundoi në tragjedi për familjen Buci, Policia e Shtetit ka një ofertë për këdo qytetar që jep informacion për autorët. Oferta është 5 milionë lekë, por kjo ofertë e pa shoqëruar me një identikit apo foto të autorëve qoftë dhe të kamufluar me kapele bëhet e pavlefshme. Dy të rinjtë e dyshuar si pjesë e kësaj grabitje janë ende në kërkim dhe të paidentifikuar dhe pse në për llogari të këtij hetimi janë shoqëruar mbi 10-tra të rinj. Rastet kur policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe ka dhënë si identikit, foto apo pamje janë të shumta si dhe rastet kur në mënyrë të pakuptimtë këto pamje s’jepen. Eduart Budini ishte një grabitës i identifikuar nga qytetarët falë pamjeve filmike. Ai gra..

Read More »

Xhaferi i drejtohet Zaev-it: Kontrolloj sjelljet e ministrave

Këtë e tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili reagoi për sjelljen e ministrit të Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski i cili u ngrit nga ulësja e tij dhe me telefonin e tij i fotografoi deputetët eë VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk. Ky reagim erdhi pas kërkesës së deputetëve të opozitës që të gjithë anëtarët e Qeverisë të marrin pjesë në seancë për pyetje të deputetëve. Mançevski me siguri dëshironte të ketë dëshmi se në Kuvend kishte pas deputet të VMRO-DPMNE-së.

Read More »