Home / Tag Archives: kryesore

Tag Archives: kryesore

Turistët “pushtojnë” Përmetin

I ka të gjitha, ajër të pastër, njerëz të mirë, vende çlodhjeje si ujërat e Bënjës, trashëgimi kulturore me kisha e xhami të vjetra, ura historike, ujërat e kristaltë të Vjosë, mundësi për sporte të ndryshëm dhe verë e raki nga më e mira. Ka atë që Noli e ka shprehur me pak fjalë: “Do të hash e të bësh qejf/ Sofrën shtruar si për mbret/ pastërtorë e për hyzmet/ të tillë gjen veç në Përmet”. Qyteti i Përmetit është i pastër, i ndërtuar mire, i vendosur vërtet shumë bukur buzë Vjosës së kaltër, e cila rrjedh vrullshëm nëpër një hon që e ka çarë vetë. Buzë lumit në hyrje të qytetit, ngrihet një shkëmb i madh i shkëputur nga mali. Në majë duken rrënojat e një manastiri, vendbanim i ndonjë shenjtori të degdisur, kurse rrëzë tij rrjedh një burim me ujë të kristaltë. Në kodrën aty më lart ngrihen gërmadhat e një kalaje të kohës së Ali Pashës. Këto janë pak gjëra që mund ti gjesh në qytet, por jashtë tij ke Frashërin me 28 fshatrat rreth tij, teqenë e famshme të Bektashinjëve, është për t..

Read More »

Aty ku më 1953 u nënshkrua paqja nesër takohen liderët e të dy Koreve

Të premten presidenti koreanojugor dhe ai koreanoverior do të takohen, në atë që cilësohet si samiti i parë që nga viti 2007 mes liderëve të dy koreve. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë çarmatimi bërthamor. Samiti i tretë mes liderëve të dy Koreve, i pari në program që nga viti 2007, do të mbahet nesër, të premten. Numri një i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të kalojë kufirin për t’u takuar me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae – in, në fshatin Panmunjeom, ku u......

Read More »

Blindohet Shkupi në tokë dhe në ajër që nga orët e mëngjesit

Masa të mëdha të sigurisë janë marrë sot në Shkup. Policia është e pozicionuar në të gjitha rrugët kryesore, kurse helikopterët vazhdimisht fluturojnë mbi qytet. Shkak për këtë nivel të lartë të sigurisë është se nën organizimi të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në Shkup mbahet mbledhja e liderëve të vendeve-pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni, […]

Read More »

Enrique transferon një super yll në Arsenal

Janë të shumtë emrat që përfliten si pasues të Arsene Wenger tek Arsenali. Duke nisur që nga Vieira, Allegri, Ancelotti, Sarri e deri tek Arteta, por sipas “The Sun” favoriti absolut (edhe sipas “bookmakersave”) mbetet spanjolli Luis Enrique. Gazeta angleze shkon më tej, duke dhënë detaje të merkatos që ka ndërmend ish-trajneri i Romës dhe i Barcelonës. Nëse do të zyrtarizohet në krye të “Topçinjve” Luis Enrique, Arsenali do të hidhet në sulm për Radja Nainggolan. Mesfushori i Romës, që pëlqehet shumë edhe nga Manchester United dhe Liverpooli, mësohet se është kerkesa e parë dhe kryesore e asturianit për merkaton e Arsenalit, përcjell “SuperSport”. I vlerësuar rreth 45 milionë stërlina (rreth 51 milionë euro), sipas “The Sun”, e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares së Belgjikës do të jetë në Premier League.

Read More »

Miliona dhoma hoteli mund të hapen nga hakerat

F-Secure ka gjetur një dobësi që ndikon në hotelet në mbarë botën. Sipas kompanisë së sigurisë në IT, ka miliona dhoma hoteli që kriminelët mund të pushtonin. Sulmuesit kanë nevojë për një kartë kryesore të hotelit. Kjo as nuk duhet të jetë up-to-date: edhe kartat e vjetra, të skaduara, kopjet e hedhura ose kartat që ofrojnë vetëm akses në garazh ose në një depo janë të mjaftueshme. Me këto, një çelës master mund të gjenerohet që hap të gjitha dyert me fije elektronike në hotel – duke përfshirë edhe dhomat e hotelit. Asnjë gjurmë Sipas F-Secure , ky sulm nuk lë gjurmë dhe do të kalojë pa u vënë re. Studiuesit e sigurisë filluan të analizonin sistemet e bllokimit në hotele 15 vjet më parë kur një fletore u vjedh nga dhoma nga një punonjës. Hoteli nuk pranoi të zëvendësonte fletoren sepse nuk kishte dëshmi për hyrje ose qasje të detyruar. /Lajmi.net/

Read More »

Arsenal – Atletico Madrid, formacionet e super ndeshjes në Emirates

Europa League zhvillon sonte dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale. Arsenal është nikoqir i Atletico Madridit kurse Olympique Marseille pret Salzburgun. Dueli në Emirates Stadium do të zgjojë vëmendje kryesore sepse takohen dy skuadrat favorite për trofeun e fituesit. “Sky” ka publikuar formacionet e mundshme të Arsenalit dhe Atletico Madridit, përcjell “lajmi.net”. Arsenal (4-3-3): Cech; Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal; Xhaka, Wilshere, Ramsey; Ozil, Lacazette, Mkhitaryan. Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Vrsaljko; Correa, Saul, Gabi, Koke; Griezmann, Gameiro. /Lajmi.net/

Read More »

Alergjitë ushqimore dhe bebet, 5 mite të rreme që duhet të zhbëhen

Lajme të rreme dhe informacione të rrezikshme për shëndetin Alergjitë e ushqimit nuk janë me të vërtetë serioze, etiketat e ushqimit ju ndihmojnë të orientoheni dhe ngrënia e një ushqimi “të ndaluar” nuk dëmton shumë. Këto janë disa mite të rreme për alergjitë ushqimore të vëna në pah nga një ekspert, Ruchi Gupta, një pediatër në Universitetin Northwestern. Ja 5 mitet e rreme, në të cilat është përqendruar: 1. A janë alergjitë ushqimore të rralla dhe shpesh jo serioze? Gupta kreu një studim që zbuloi, për shembull, se 8% e fëmijëve në SHBA – 6 milionë – kanë të paktën një alergji ushqimore. Këto alergji mund të jenë fatale. Në fakt, 40% e fëmijëve me alergji ushqimore kanë pësuar një reaksion kërcënues për jetën. Nëntë ushqime përfaqësojnë shumicën dërrmuese të alergjive ushqimore: kikirikë, vezë, qumësht, soje, grurë, arra, peshk, molusqe dhe susam. 2. Etiketat e ushqimit e bëjnë të lehtë të dimë se çfarë është e sigurt? Për fat të keq, ato mund të jenë një fushë e minuar. Në SHBA..

Read More »

E premtja do të jetë e dhimbshme për tifozët e Barcelonës, ja çfarë do të bëjë Iniesta

Andres Iniesta do ta konfirmojë largimin nga Barcelona, ditën e premte. Gjithçka duket e vendosur dhe mesfushori e ka njoftuar klubin katalan se do të largohet nga Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni. Dy gazetat kryesore sportive katalane “Mundo Deportivo” dhe “Sport” raportojnë se Iniesta ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kinë, përcjell “lajmi.net”. Iniesta do ta konfirmojë largimin e tij nga Barcelona, të premten, gjatë një konference për media në Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi. /Lajmi.net/

Read More »

Apostolova: Është bërë pak në fushën e sundimit të ligjit

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbesin dy sfidat kryesore me të cilat duhet të ballafaqohet Kosova, ka thënë të mërkurën shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në konferencën që kishte për temë: “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, organizuar nga Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, shkruan sot Koha Ditore. Bashkimi......

Read More »

OKB dhe BE thirrje për rinisjen e bisedimeve të paqes për Sirinë

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë thirrje që të rinisin bisedimet politike, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit 7-vjeçar sirian, duke thënë se fitimet e fundit territoriale nga Damasku zyrtar dhe aleatët e saj nuk e kanë sjell më afër paqen. I dërguar i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini janë takuar me qëllim që të shtojnë përpjekjet për rinisjen e bisedimeve të paqes në Gjenevë, që mbështeten nga OKB-ja. Në tetë raundet paraprake të bisedimeve është bërë pak progres. Rusia dhe Irani, aleatët kryesorë të presidentit sirian, Bashar al-Assad, vitin e kaluar, së bashku me Turqinë kanë nisur një proces të ndarë negociator. “Fitimet ushtarake, fitimet e territoreve dhe përshkallëzimi ushtarak nuk sjellin zgjidhje politike, përkundrazi, nuk kanë sjellë asnjë ndryshim”, ka thënë de Mistura në një konferencë për media. “Është një punë që tre shtetet që sponsorizojnë bisedimet në Astan..

Read More »