Home / Tag Archives: politike

Tag Archives: politike

Tahiri, “taksa” e bisedimeve?! Gjermania, as po as jo: Vendimi së shpejti për Shqipërinë

Vrasja nga grabitësit në Kamëz, Polici-Prokurori ping-pong për foton e autorëve

Gjermania ende nuk e ka një përgjigje për fatin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mediat gjermane ndërkohë raportojnë se në takimet e kryeministrit Rama ne Berlin është përmendur ish-ministri Saimir Tahiri. Siç raporton DW, emri i Tahirit është përmendur edhe nga deputetët e majtë në Bundestag. Shqipëria nuk ka një “po”, por asnjë edhe një “jo” gjermane për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kancelarja Merkel foli për parakushte ndërsa opinioni pritet të merret në javët në vijim. Por cilat janë problemet kryesore të Gjermanisë me Shqipërinë. Asgjë nuk ka ndryshuar kërkohen tregues të qartë dhe të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe siç kanë thënë gjermanët e CDU–CSU për bazë nuk merret vetëm raporti i Komisionit Europian. Në të gjitha takimet, kryeministri Rama i ka bërë jehonë suksesit që po shënon vettingu në gjyqësor që në hapat e tij të parë, por ka një fakt ku sjellja e mazhorancës socia..

Read More »

Vuçiq i lodhur: Kam shpenzuar 400 ditë për Kosovën, çështja mbyllet brenda 6 muajve

Në një intervistë për “The Guardian”, Vuçiq shprehet i lodhur me angazhimin e madh të tij, e madje ai thotë se e tërë kjo barrë po i vije nga problemi i pazgjidhur me Kosovën, transmeton lajmi.net. “The Guardian”, e cilëson Vuçiqin si një njeri të kontradiktave, dhe si një dominues të skenës politike serbe, dominim ky që ka shëndrruar rolin e presidentit nga ceremonial, në qendër të pushtetit. Ai përshkruhet si një njeri që nuk ngre zërin mbi zhurmat e krijuara, si dhe person që nuk prodhon ‘oratori të egër’ krahasuar me politikanët tjerë serb. Madje ai përshkruhet edhe si një njeri që shpesh ka edhe reagime emocionale, duke e përshkruar veten si një ‘martir’ të kauzës serbe. “Çdo ditë shtrëngohem nga problemet. Më shumë është Kosova t’u them të drejtën, të gjitha të tjerat janë të pavlera. Kam investuar 400 ditë deri më tani në katër vite që kur u bëra kryeministër. Kjo të merr shumë energji, dhe njerëzit nuk e shohin, nuk e kuptojnë”, deklaron Vuçiq. E në anën tjetër, Vuçiq deklar..

Read More »

Sipas Serwerit, Vetëvendosja e Lista Serbe janë anti kushtetuese

Analisti dhe studiuesi në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “John Hopkins” Daniel Serwer, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe subjekte politike anti kushtetuese. Serwer tha kështu në një ligjëratë me temën “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri”. Sipas tij, nuk mund të bëhet ndryshimi i pushtetit me parti të cilat nuk e njohin aktin me të lartë juridik të shtetit. Madje, ai theksoi se Vetëvendosjes i pëlqen Lista Serbe,......

Read More »

Ekskluzive: Ja kush është ‘Luftëtari i Kalasë”, deputeti shqiptar që u angazhua nga akademikët maqedonas për të nxirë intonimin e himnit shqiptar në Parlament!

Intonimi i himnit shqiptar nga ana e deputetit Zeqirja Ibrahimi më 27 prill të vitit të kaluar, ka shkaktuar panik të madh te qarqet konservative akademike maqedonase, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve në gjuhën shqipe, “Lexo”. Anëtar i akademisë maqedonase, i cili është me prejardhje shqiptaro-ortodokse, por që nuk guxon ta zbulojë identitetin e tij nga frika se do t’i hakmerret “MANU”, ka thënë për këtë agjenci, se sapo është intonuar himni nga deputeti Ibrahimi, akademikët maqedonas menjëherë kanë thirrë një takim joformal, për të ndërtuar strategji për devalvim të këtij akti. Në një vjetorin e ngjarjeve të 27 prillit, akademiku shqiptaro-ortodoks tregon se takimi i akademikëve është mbajtur në një banesë afërt Tregut të Gjelbër në qendër të Shkupit, e jo në godinën e Akademisë. Qëllimi ka qenë që ai të mbahet fshehtas prej anëtarëve shqiptarë të Akademisë, Luan Starova, Alajdin Abazi, Abdylmenaf Bexheti dhe Izet Zeqiri. “U paraqit frika se intonimi i himnit shqiptar do të bë..

Read More »

Habit avokati Ngjela: Berisha, Kryeministri që nuk lejoi korrupsionin

Alarmohen shërbimet sekrete/ Sekretarja bënte seks në tavolinën e ministrit…dhe shpërndante informacione shtetërore!!

Avokati Spartak Ngjela, njëherë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, ka habitur me deklaratën e tij të bërë në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi, për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ndonëse Spartak Ngjela e sulmon vazhdimisht ish-kryeministrin Berisha dhe klasën aktuale politike, sot ai tha se Berisha gjatë qeverisjes së tij në vitet 1992-1996, u bë shembulli sesi nuk mund të kishte korrupsion ministror. Sipas Ngjelës, po të dojë Kryeministri, nuk mund të ketë korrupsion në Ministri. “Po të dojë Kryeministri nuk ka korrupsion. Një shembull të tillë nuk e kemi jashtë, e kemi brenda vendit. E kam kundërshtar. Në qeverinë e 1992-1996, Sali Berisha zhduku korrupsionin ministror. Është shembull që tregon këtë.”, – tha Spartak Ngjela. Ndërsa më tej ai u shpreh se kjo ndodhi në qeverinë e 1992-1996, pasi më vonë në qeverinë e rimarrë, vendi vijoi me korrupsion.

Read More »

Partitë politike në borxh, rrezikojnë dënime të reja

Disa nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale 22 tetorit të vitit të kaluar, ende pa shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të mos respektimit të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e kaluara, kishte gjobitur më rreth 260 mijë euro të gjitha subjektet politike. Por, gjashtë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale, nga shuma e......

Read More »

ÇFARË PRITET TË NDODHË PAS VETTINGUT!?

Nga Spartak NGJELA Çfarë pritet të ndodhë, pas vetingut, me Gjykatën Kushtetuese dhe pushtetin gjyqësor në Shqipëri? Gjykata kushtetuese tani është jashtë funksionit, sepse ajo nuk ka më forcë juridike. Vetingu i gjyqtarëve të lartë, si hapi i parë i kontrollit antikorrupsion, po jep shenjat se një përqindje e lartë gjyqtarësh do të skualifikohen nga ONM. Po, a nuk po krijon kjo një paralizim të pushtetit gjyqësor? Dhe, a ka ndonjë zgjidhje? I. Duhet të theksojmë se, në lidhje me gjyqtarët, ka sot vetëm dy zgjidhje të mundshme: ose ndërkombëtarët do t’i drejtohen shtresës së juristëve në Shqipëri, ose duhet angazhim me gjyqtarë të nivelit të lartë nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kooptimi i gjyqtarëve nga shtresa e juristëve aktualë shqiptarë, nuk është zgjidhje e shpejtë; sepse këta duhet të kontrollohen në nivel profesional, por edhe duhet të trajnohen, kurse magjistarët janë ende të rinj, pavarësisht se janë në nivel të mirë profesional..

Read More »

Vajgël: Maqedonia ka mundësi reale për të marrë një datë gjatë verës

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së emrit. Duke përmendur përparimet që ka bërë Maqedonia, sidomos në raportet me Greqinë, Vajgël beson se BE-ja do të japë dritë të gjelbër për nisjen e negociatave për anëtarësim. Por, ai ka thënë se për këtë çështje duhet të vendosë Këshilli Evropian. “Puna ka shkuar mjaft larg sa që të mos mund të vendoset në pikëpyetje. Kjo varet sidomos nga suksesi i negociatave me Greqinë për emrin. Palët na mbajnë në pasiguri për një marrëveshje, prandaj nuk do të ishte mirë që të publikohen informacione të njëanshme”, deklaroi eurodeputeti Vajgël, në intervistën për MIA. Ai ka komentuar situatën politike në Maqedoni, duke thënë se partitë duhet të jenë të vetëdijshme për momentin historik ku gjendet vendi dhe të tejkalojnë ndarjet. /SHENJA/

Read More »

Partitë politike borxhlinj, rrezikojnë dënime të reja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të mos respektimit të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e kaluara, kishte gjobitur më rreth 260 mijë euro të gjitha subjektet politike. Por, gjashtë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale, nga shuma e përgjithshme janë paguar rreth 127 mijë euro kurse borxh kanë mbetur edhe 130 mijë euro, thonë zyrtarë të PZAP-it. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), tregon për Radion Evropa e Lirë, se cilat nga partitë kanë shlyer obligimet dhe cilat ende nuk kanë përfunduar. “Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Alternativa nuk kanë paguar asnjë shumë të borxhit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paguar gjysmën e shumës se borxhit, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Lista Serbe ka paguar shumën e borxhit në tërësi. Edhe subjektet tjera që kanë qenë të dënuara i kanë paguar të gjitha gjobat”, ka..

Read More »

Katari kërkon rol të përbashkët për zgjidhjen politike në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje politike për krizën në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA). Al Thani përmes llogarisë së tij në Twitter ka theksuar se Siria është katastrofa më e keqe humanitare në botë. “Është përgjegjësia jonë kolektive […]

Read More »