Home / Tag Archives: shqiperise

Tag Archives: shqiperise

Maqedonia e shënon me ekspozitë 100-vjetorin e lindjes së Kodrës

Shkup, 26 prill – Galeria Kombëtare e Maqedonisë njoftoi sot se të prezantonte ekspozitën “100 vjet nga lindja e Ibrahim Kodrës”, që do të realizohet në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ibrahim Kodra u lind më 22 prill 1918, në Ishëm të Shqipërisë, dhe vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano. Ishte artist shqiptar i njohur botërisht duke shkuar nga Shqipëria në Milano dhe në Romë, ku zhvilloi krijimtarinë e tij në akademinë botërore të artit figurativ......

Read More »

PD kundër vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit në Tiranë

Pas tentativës së pak ditëve më parë për të ndryshuar simbolet e partisë dhe fshirjes nga lista e deputetëve të figurave themeluese të PD, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër veprim për të fshirë historikun e kësaj force. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare. Por çuditërisht, me vendim nga selia e PD, anëtarët e këshillit Bashkiak u larguan në mënyrë demostrative nga salla e Këshillit Bashkiak, duke bojkotuar vendimin për vlerësimin e kësaj figure të rëndësishme jo vetëm për Partinë Demokratike dhe demokratët e vjetër, por njëkohësisht edhe për të gjithë shqiptarët. Që në janar të 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 199..

Read More »

Ish-ministri i LSI kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë: Do na ndryshojë komplet jetën, jemi më mirë kështu

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani, thotë se hapja e negociatave dhe një anëtarësim i mundshëm i Shqipërisë në BE, do të ndryshonte komplet mënyrën tonë të jetesës. Ndaj ai thotë se jemi më mirë kështu. “Meqë milionat e Eurove të shpenzuara nga fondet IPA të BE, nuk mjaftuan për të informuar shqipëtarët; Meqë milionat e […]

Read More »

Habit avokati Ngjela: Berisha, Kryeministri që nuk lejoi korrupsionin

Alarmohen shërbimet sekrete/ Sekretarja bënte seks në tavolinën e ministrit…dhe shpërndante informacione shtetërore!!

Avokati Spartak Ngjela, njëherë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, ka habitur me deklaratën e tij të bërë në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi, për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ndonëse Spartak Ngjela e sulmon vazhdimisht ish-kryeministrin Berisha dhe klasën aktuale politike, sot ai tha se Berisha gjatë qeverisjes së tij në vitet 1992-1996, u bë shembulli sesi nuk mund të kishte korrupsion ministror. Sipas Ngjelës, po të dojë Kryeministri, nuk mund të ketë korrupsion në Ministri. “Po të dojë Kryeministri nuk ka korrupsion. Një shembull të tillë nuk e kemi jashtë, e kemi brenda vendit. E kam kundërshtar. Në qeverinë e 1992-1996, Sali Berisha zhduku korrupsionin ministror. Është shembull që tregon këtë.”, – tha Spartak Ngjela. Ndërsa më tej ai u shpreh se kjo ndodhi në qeverinë e 1992-1996, pasi më vonë në qeverinë e rimarrë, vendi vijoi me korrupsion.

Read More »

Braçe: Arbitri Koçi, i punësuar në biznesin e zyrtarit të FSHF-së

Braçe: Arbitri Koçi, i punësuar në biznesin e zyrtarit të FSHF-së

Një çakmak ndezi një zjarr akuzash mes FSHF-së dhe Erjon Braçes, pasi deputeti jo vetëm që reagoi ndaj intervistave (që nuk lejohen me rregullore) të arbitrit Andi Koçi, por pasi është denoncuar nga FSHF-ja, ka një përgjigje edhe për këtë të fundit, duke e akuzuar se mban nën kontroll të plotë arbitrat jo thjesht me pagat për gjykimin e ndeshjeve, por edhe për lidhje të fshehta e punësim paralel në biznese të lidhura me Federatën. Kështu, deputeti i Partisë Socialiste në faqen e vet në Facebook evidenton faktin që Andi Koçi rezulton llogaritar në një akademi futbolli që drejtohet nga një zyrtar i FSHF-së, që e ushtron aktivitetin në pronën e FSHF-së. SHIHNI ÇFARË TURPI! ANDI KOÇI, LLOGARITAR NË BIZNESIN E NJË PREJ ZYRTARËVE TË FSHF NË PRONËN E FSHF! JA SISTEMI KRIMINAL I ARMAND DUKËS! Kam pasur gjithnjë interes të di se çfarë bëjnë në jetën tjetër, atë përtej arbitrimit, gjyqtarët që arbitrojnë garat e Superligës, punë e cila i ka bërë kaq pa integritet, dinjitet, të përdorur deri n..

Read More »

Vjen patriarku i Rusisë, Tirana blindohet me forca speciale ruse

“Çohu se është vendi im”, burri që la Bregun pa karrige në kuvend

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie. Mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi speciale ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Njësitë speciale ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton. Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga ky fakt dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri. Struktura të antiterrorist pranë Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kësaj jave janë angazhuar në një sërë detyra operative, për të lokalizuar dhe mbajtur në vëzhgim elementë kriminale, dhe me prirje radikale. Një burim i tha “Shqiptarja.com” se mes personave që po mb..

Read More »

Merkel nuk ‘ia jep lehtë’ Ramës/ Reuters ‘shuplakë’ Endri Fugës: Angela nuk tha ‘Po’

Këto foto janë ANORMALE, do ngeleni pa fjalë nga ajo çfarë do shihni

Duket se kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i ka thënë Po Edi Ramës. As këtë herë, Rama nuk ka arritur të ‘mahnisë’ Gjermaninë. Pas takimit Rama-Merkel, Endri Fuga me vrap shpërndau lajmin se Gjermani ishte pro hapjes së negociatave. Por duket se gjërat nuk janë ashtu siç i do Rama. As këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërise premtim për negociatat e antaresimit me BE. Me këtë titull agjencia e lajmeve Reuters ne gjuhen gjermane ka qene e para që ka botuar lajmin pas takimit Rama-Merkel në Berlin. Kancelarja federale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqiperise per celejen e ngociatave me BE. Pasi Komisioni Europian me 17 prill rekomandoi fillimin e negociatave me vendin e Ballkanit Perendimor eshte samiti i BE ne qershor qe do të vendose tha Merkel para nje bis de me KM shqiptar Edi Rama ne Berlin. qe te fillojne negociatat ka nje seri parakushtesh theksoi Merkel. Ajo lavderoi Shqiperine qe kishte avancuar me disa reforma si verifikimi i gjyqtareve e prokuroreve. Por ne sfond ..

Read More »

Basketboll, Erzeni fiton titullin pas 19 vitesh

Erzeni është kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra nga Shijaku triumfoi 3-1 me sete në finalen e katërt përballë Partizanit duke festuar titullin pas 19 vitesh mungesë. Me dy setet e para që lanë gjithçka në baraspeshë, diferenca u bë në të tretin, që ishte edhe më i luftuari i ndeshjes. Me goditje dhe kundër-goditje dhe pikë pas pike, Erzeni arriti të fitonte 28 me 26 në frymën e fundit. Ai set vendosi ekipin e Arben Sakos në pozita mjaft komode, ndërsa i dha një goditje të fort psikologjike volejbollistëve të Partizanit, që u shfaqën thuajse të dorëzuar në finalen e sfidës. Kjo bëri që seti i katërt të dominohej plotësisht nga Erzenit, por të kuqtë arritën të ngushtonin diferencën dhe të riktheheshin në lojë, madje duke krijuar idenë se mund ta shtynin festën e ekipit shijakas. Megjithatë, në fund triumfoi këmbëngulja e skuadrës së trajnerit Sako që fitoi setin e katërt me rezultatin 25-22 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1. Me të njëjtat shifra mbyllet edh..

Read More »

Patriarku rus 3 ditë në Shqipëri, zbardhet axhenda

Patriarku rus Kiril, për tre ditë me radhë do të jetë Shqipëri. Vizita e tij do të mbahet nga datat 28 deri në 30 prill, ku do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos. Kisha Ortodhokse Autoqefale e Shqipërisë bëri me dije paraditen e sotme do të presë Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kiril. Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist. Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepeshkopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kiril në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Më pas do të vijojë dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkë meshojnë në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave. Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyr..

Read More »

Ilir Meta dekoron “armikun”, dikur ai kërkoi vrasjen e shqiptarëve

”Bisha” e re e Putin që mund të zhdukë një qytet të tërë dhe të shkaktojë një tsunami 90 metra të lartë

Dy ditë më parë presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me urdhrin “Nënë Tereza” senatorin italian Pier Ferdinando Casini. Senatori u përgëzua për “ndihmesën e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë” në arenën ndërkombëtare. Për shumëkënd emri i Casinit mund të jetë absolutisht i panjohur, mirëpo nuk është kështu edhe për familjarët e viktimave në kanalin e Otrantos apo gjithë atyre që tentuan të largoheshin në Itali me skafe dhe gomone, për një jetë më të mirë pas vitit të tmerrshëm 1997. Në atë kohë, vetëm dy vite pas tragjedisë së Otrantos Pier Ferdinando Casini ka bërë një deklaratë ku thoshte se duheshin përdorur armët kundër skafistëve, që sillnin emigrantë të paligjshëm në tokat italiane. Çështja e kanalit të Otrantos u end gjyqeve për vite me radhë pasi familjarët e emigrantëve dhe të mbijetuarit këmbëngulnin se kishte qenë anija ushtarake italiane “Sibilla” ajo që qëllimisht kishte goditur anijen shqiptare “Kater i Radës” duke mbytur të paktën 46 gra e fëmijë, përveç b..

Read More »